HISTORIA E SIDIKIT ME MUSTAH BIN ETHATHEN

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti i Madhërishëm kur thotë:

“E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Zotin)”. (Bekare: 224)

Fjala “urdaten” ka kuptimin e mbulesës. Është diçka e cila bëhet pengesë në mes të dy çështjeve.

Po ashtu “urdatun” është çështje e mirë për çdo gjë. Thuhet: “Filani i mirë (urdatun) për çdo detyrë”, që nënkuptohet se është i mirë dhe i përshtatshëm për kryerjen e detyrave.

E kuptuam se është diçka që vendoset ndërmjet dy çështjeve. Njësoj sikurse njeriu kur i vendosë duart para syve dhe nuk e sheh dritën. Në këtë rast, dora është “urdatum”, pengesë në mes të njeriut dhe diellit. Kështu, njeriu e mbulon veten nga drita.

Kjo i bie, sikurse Zoti Famëlartë të thotë: Unë nuk dëshiroj që betimi të bëhet pengesë në mes të njeriut dhe veprës së mirë, nuk dëshiroj të bëhem pengesë në mes të njeriut dhe devotshmërisë së tij.

Nëse ndokush kërkon nga ti që t’i bësh mirë, atij, i cili të ka bë keq ty, ndërsa ti thua: “Unë jam betuar se nuk i bëj mirë filanit”. Në këtë rast, ti, betimin në Allahun e ke bë pengesë në mes teje dhe mirësisë.

Allahu Famëlartë dëshiron të na e tërheqë vërejtjen se nuk lejohet që betimi në Zot të bëhet pengesë për mirësi, ose për ndërlidhjet farefisnore, ose pajtim në mes njerëzve. Kush betohet në diçka, e pastaj e sheh se ajo është mirë të veprohet, le ta veprojë atë mirësi dhe le ta kompenson betimin. Pse? Përgjigja: Nga shkaku se besimtari kur betohet se nuk do ta vepron një mirësi, në atë rast ai e bënë Allahun pengesë në mes tij dhe mirësisë. Në këtë mënyrë, besimtari është ndeshur me vetveten duke e bë pengesë betimin me Allahun. Allahu është Urdhëruesi për mirësi, devotshmëri dhe në mes të pajtimit në mes njerëzve. Për këtë arsye, Allahu Famëlartë thotë:

“E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te.” (Bekare: 224).

Pra, Allahu Famëlartë dëshiron që t’i mbrojë proceset e mirësisë, devotshmërisë dhe të pajtimit në mes njerëzve.

Ti besimtar, nëse betohesh se nuk do ta bësh një mirësi, Allahu Famëlartë dëshiron që të heqësh dorë nga ai betim dhe të bësh mirë, të kryesh veprën e devotshmërisë dhe t’i pajtosh njerëzit, e të mos biesh ndesh me ligjin e Allahut.

Ne, kur e shohim një shoqëri, në të cilën secili bën punë të mira dhe çdo njeri largohet nga mëkatet dhe atëherë kur në atë shoqëri çdonjëri i cili vëren mosmarrëveshjet në mes grupeve i pajton ato grupe, a nuk do të thotë kjo se që të gjithë jetojnë në paqe? Allahu Famëlartë dëshiron që në mesin e njerëzve të mbizotëron e mira dhe që të mos ketë pengesë ndaj mirësisë.

Allahu Famëlartë urdhëron që të mos bëhet pengesë betimi në mes njeriut dhe mirësisë, ose në mes njeriut dhe devotshmërisë, ose në mes njeriut dhe pajtimit në mes njerëzve. Islami bën lehtësim kur është çështja e thyerjes së besatimit për mirësi. Dijetarët e mirë të mëhershëm kanë thënë: Nuk ka thyerje më të mirë të betimit se sa thyerja e betimit për mirësi. Kështu pra, shoqëria e cila bën vepra të mira, e cila nuk bënë mëkate dhe e cila e bënë pajtimin në mes të ngatërruarve bënë pjesë në sferën:

“Hyni në paqe në tërësi”. (Bekare: 208).

Ndonjëherë, njeriu arsyetohet me çdo arsyetim për t’u larguar nga mirësia, ose devotshmëria, ose pajtimi në mes njerëzve, bile vepron diçka që e qetëson dhe heqë dorë nga zbatimi i urdhrit të Allahut. Të sjellim një shembull: I nderuari ynë Ebu Bekri Sidiki r.a. kur Mustah bin Ethathe iu është bashkuar grupit të thashethemit të cilin e kanë shpikur për nënën e besimtarëve Aishen r.a..

Çështja ka qenë se, Aishja r.a., gruaja e pejgamberit s.a.v.s ishte pjesëmarrëse në betejën e “Beni Mustalikut” së bashku me pejgamberin a.s. Kishte zbritur çështja e mbulesës (së grave). Për këtë arsye, Aishja kishte hipur në sëndukun e cila vendosej mbi deve.

Pejgamberi a.s. pas betejës ishte kthyer, ndërsa Aishja e kishte humbur qaforen e saj. Aishja ka qenë e lehtë. Në atë kohë ushqimi ishte i paktë. Aishja kishte shkuar për të kërkuar qaforen e saj të humbur. Kur e kanë vendosur sëndukun në deve, nuk ju ka shkuar në mendje se Aishja nuk ka qenë në sënduk.

Aishja e kishte gjetur qaforen e humbur. Ushtria veçse ishte larguar. Ajo mendonte se kur ta kuptonin mungesën e saj do të ktheheshin për ta marrë.

Mbrapa ushtrisë kishte qenë Safvan bin el-Muatale es-Silmiju.

Aishja e ka njohur dhe ka hipur në devenë e tij (kafshën bartëse të tij) dhe është kthyer në Medine.

Pastaj është debatuar ngjarja e shpifjes e filluar nga Abdullah bin Ubej bin Seluli i cili ishte Kryehipokriti.

Të nderuarën Aishe, gjatë asaj kohe e ka kapluar mërzi e madhe, pikëllim i madh!

Pastaj është vërtetuar se ajo thashetheme ka qenë gënjeshtër, ka qenë shpifje.

Pastaj është përhapur ai lajm për nënën e besimtarëve, Aishen, e cila ka qenë gruaja e pejgamberit a.s. para se të ishte vajza e Ebu Bekrit.

 Ebu Bekri ka qenë i sinqertë me pejgamberin a.s dhe po t’i ndodhte ndonjërës grua tjetër përpos Aishes, ajo çka i ka ndodhur Aishes, do të mbante po të njëjtin qëndrim, atëherë kur Mustah bin Ethathe i cili i është bashkangjitur thashethemit të shpifjes, i është bashkangjitur shpifësve.

 Pastaj, Allahu Famëlartë e ka shfajësuar Aishen, dhe ka zbritur ajetet fisnike për pafajësinë e Aishes nga thashethemi i shpifjes.

Atëherë kur Allahu e ka shpallur të pafajshme Aishen. Ebu Bekri i cili e ndihmonte Mustahin ia ka ndërprerë ndihmat Mustahit dhe ka thënë: “Për Zotin nuk do ta ndihmoj materialisht kurrë”.

Pse?

Ngase (Mustahi) i është bashkangjitur taborit të shpifësve.

Nga aspekti i jashtëm ky veprim është i drejtë dhe modest.

Për këtë arsye, i janë ndërprerë ndihmat Mustah bin Ethathit. Kjo nga shkaku se Mustahi është përfshirë në shpifje. Mirëpo, shiko barometrat e etikës dhe estetikës, shiko kandarin e vlerave te Zoti i Madhërishëm. Allahu e ka sqaruar realitetin dhe të vërtetën e kësaj mënyre dhe të mënyrës tjetër. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Allahut lanë vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’u falë. Allahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nurë: 22)

Nëse ti dëshiron që Allahu të të falë ty, atëherë pse ti nuk e falë atë që të ka bë keq ty?!

Përderisa ti dëshiron që Allahu të të falë ty, atëherë edhe ti fali gabimet e tyre.

 Allahu Famëlartë i ka thënë Ebu Bekrit, nga shkaku se Ebu Bekri ka marrë qëndrim ndaj një njeriu i cili është përfshirë me shpifësit në ngjarjen e thashethemit. Megjithatë, e informon se nuk është e drejtë.

Thënia e Allahut:

“E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Zotin).” (Bekare: 224).

Ka kuptimin: Mos thuaj: “Jam betuar se nuk do ta bëjë atë të mirë”.

Jo!

Veproje.

Allahu do të jetë i kënaqur me ty që ta thyesh betimin dhe ta kompensosh.

“E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Të), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. Allahu dëgjon të gjitha dhe i di”. (Bekare: 224).

Allahu Famëlartë na informon: Unë nuk dëshiroj që betimi në Mua të bëhet pengesë. Që nënkupton: Të mos bëhet pengesë, apo ndalesë për mirësi. Shembull: Nëse kërkohet nga ti që t’i bësh mirë një personi i cili të ka bë keq ty, mos thuaj: “Jam betuar se nuk do t’i bëj mirë sepse ai nuk e meriton”. Në këtë rast betimin në Allahun e ke bë ndalesë për mirësi. Dhe sikurse Zoti Famëlartë dëshiron të të thotë ty: Jo! Unë e tejkaloj betimin në Mua. Nëse betohesh se nuk do të bësh mirë, ose se nuk do të bëhesh i devotshëm, ose se nuk do t’i vazhdosh lidhjet farefisnore, ose se, nuk do t’i pajtosh dy persona, Unë do të ta fali pendimin.

Në hadithë thuhet: “Kush betohet në diçka, pastaj të kundërtën e sheh se do të ishte më e mirë, le ta vepron atë të mirë, dhe le ta kompenson betimin”. 1 Kështu Allahu Famëlartë e mbron të mirën, kështu e mbron devotshmërinë, kështu e mbron pajtimin në mes njerëzve, edhe nëse veç je betuar në Zotin se nuk do ta veprosh. Pse? (Përgjigja) Ngase kur je betuar në Zotin se nuk do ta veprosh atë punë, dhe e bënë pengesë Allahun Famëlartë, atëherë e ke kundërshtuar ligjin, sepse Allahu Famëlartë është urdhërues për mirësi, urdhërues për pajtim mes njerëzve dhe urdhërues për devotshmëri. Mos e bë betimin njerëzor pengesë për t’u realizuar programi i Zotit të njerëzve:

“E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Të), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve”. (Bekare: 224).

Nëse betohesh në moszbatimin e një obligimi, atëherë e ke për obligim të thyesh betimin dhe ta bësh kompensimin.

Dispozita në vetvete e parasheh se ai i cili pengon, pengon pronën e vet, sikurse ai i cili i pengon kafshët, pengon kafshët e tij, apo i cili pengon automjetet, pengon automjetin e tij.

Lini një koment