“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Varësisht prej devotshmërisë, varësisht prej durimit tuaj, varësisht prej besimit tuaj, varësisht prej sinqeritetit tuaj në besatimin me Allahun, me të cilin jeni besatuar, aq edhe do të ju mbështet Allahu juve.
Kështu pra, besimtari i fortë është ai i cili ka mundësi ta dijë sa mund të mbështetet nga Allahu.
– Nëse do mbështetje të fortë, atëherë duhet të ketë devotshmëri të fortë.
– Nëse do mbështetje të fortë, le ta ketë besimin e fortë.
Kjo nga shkaku se fuqia ushtarake kur të takohet me fuqinë e besimit asnjëherë nuk mund të ballafaqohet me të.
Për këtë arsye, shohim se lufta Islame ka filluar me Bedrin.
Kur ka filluar beteja e Bedrit, sa ka qenë numri i muslimanëve dhe sa ka qenë përgatitja e tyre? Dhe sa ka qenë numri i taborit kundërshtar, pra tabori i pabesimtarëve?
Një mijë para treqindtëve. Numri i madh përballë numrit të vogël. Numër i armatosur mirë përballë një numri të vogël të paarmatosur mirë, mirëpo, Allahu ka dashur që të marrë jehonë beteja e parë e besimit, jehonë e cila do të forconte besimin në zemrat e muslimanëve dhe se ata nuk duhet të pavarësohen me forcën e tyre, ngase nuk janë të shkëputur prej Allahut, përkundrazi janë të ndërlidhur me Allahun.
Pas kësaj vjen realiteti i betejës e cila paraqet parime të cilat duhet t’i kemi parasysh.
Cilat janë ato parime?
Shembull:
Ebu Bekri në radhët e pejgamberit a.s. Djali i tij, para se të bëhej musliman, ka qenë në radhët e pabesimtarëve, e pastaj është bë musliman. Pasi që ka besuar ka thënë: O baba im, në betejën e Bedrit të kam takuar por e kam kthyer fytyrën në anën e kundërt. Pra, ai i ka thënë: Kam pasur mundësi të të vrasë, por jam larguar nga ti. Ebu Bekri i ka thënë atij: “Për Zotin po të të shihja në betejë do të të kisha vrarë”.
Dy qëndrime:
Qëndrimi i cili përfaqëson të drejtën pa u lëkundur.
Qëndrimi i cili përfaqëson të padrejtën i cili kur ta takon të drejtën përulet dhe turpërohet.
– Fjala e Ebu Bekrit është e logjikshme me besimin e tij.
– Po ashtu edhe fjala e birit të tij është e logjikshme me bindjen e tij.
Kjo nga shkaku se djali i Ebu Bekrit kur e ka takuar babën, baba i tij ka të drejtën e prindit tek ai, e ai nuk ka qenë në fenë e drejtë për ta xhelozuar. Kur e ka krahasuar: E ka krahasuar të drejtën e babës dhe të drejtën e kujt?
Po të ishte i bindur në besimin e vet për të cilën ka luftuar dhe të ishte e drejtë, do të poshtërohej baba i tij sipas mendimit të tij. Mirëpo kur e ka krahasuar të drejtë ne babës së tij, nuk ka gjetur ndonjë të drejtë e cila do të barazohej me të. Por ka hasur në krahasime të gabuara. Kështu e ka kuptuar se e drejta e babës është më e drejtë në krahasim me të drejtën në të cilën ka qëndruar në rresht.
Po ashtu, logjikisht edhe Ebu Bekri ka qenë në të drejtë në besimin e tij. Nga shkaku se ka qenë në të drejtën e besimit, biri i tij nuk ka qenë i barasvlershëm me besimin në Allahun. Kështu që kur e ka krahasuar të drejtën e djalit të tij me të drejtën e Zotit të tij, ka anuar e drejta e Zotit edhe pse ka qenë në pyetje e drejta e djalit. Kështu që ka thënë: “Po të të kisha pa në fushëbetejë do të të kisha vrarë”.
Kjo është bindja e besimit, kur luftohet për fjalën e Allahut. Në mendje gjithmonë duhet të zë vend fjala e Allahut, nuk ka vend lidhja e gjakut, lidhja e afërsisë apo çfarëdo lidhje tjetër.
Kjo nga shkaku se lidhja e njeriut me Zotin e tij, ka prioritet ndaj lidhjes me atë të cilin e ka krijuar Allahu.