HISTORIA E EBU BEKRI SIDIKUT ME OMER FARUKUN NË MOMENTIN KUR KA VDEKUR PEJGAMBERI S.A.V.S.

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Të gjitha ato qëndrime janë qëndrime të besimit, qëndrime të edukimit të cilat janë shfaqur në këtë ballafaqim. Për këtë arsye, Allahu Famëlartë ka thënë:

“Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?” (Ali Imranë: 144).

Kur kanë vdekur pejgamberët e mëhershëm, vallë a mos ka ndodhur që të polemizojnë dhe të acarohen për vdekjen e tyre? E si është e mundur që ju të jeni me vlerë më të ulët se shoqëritë e tjera!? Të presupozojmë se ka ndodhur diçka e tillë, atëherë pse të mos mbetet ajo çka e ka treguar pejgamberi a.s. sa ka qenë gjallë ashtu që të ishte trashëgimi kulturore deri në ditën e gjykimit.

Ai i cili bënë mirë vdes me vdekjen e tij dhe mbetet të mos ketë bë asgjë. Ai i cili dëshiron të bëjë mirë, ai duhet të bëjë mirë, mirësia e të cilit vazhdon pas tij.

Posa të dëgjojmë thënien e Zotit të Madhërishëm:

“Muhamedi është vetëm pejgamber”. (Ali Imranë: 144).

Kjo metodologji është metodologji e “përkufizimit”. Zoti Famëlartë e përkufizon Muhamedin vetëm për shpallje.

Përderisa Muhamedi a.s. përkufizohet vetëm për shpallje, kjo nënkupton se një pjesë e asaj kohe kanë menduar se Muhamedi a.s. është më shumë se pejgamber dhe se nuk vdes. Për këtë arsye, Allahu Famëlartë ka sqaruar se Muhamedi është vetëm pejgamber dhe se para tij, që të gjithë pejgamberët kanë shkuar dhe se Muhamedi nuk mbetet i përgjithmonshëm në këtë botë dhe se në esencë nuk është krijesë e përgjithmonshme.

Pyetja: A mos ju ka munguar nga mendja kjo çështje?

Përgjigja: Po. Ndonjëherë ju ka munguar në mendje disa personave. Argument për këtë kemi atë se edhe pas zbritjes së këtij ajeti, edhe pas leximit të këtij ajeti, Omeri r.a. pas vdekjes së pejgamberit a.s. ka thënë: “Për Zotin, nuk ka vdekur por ka shkuar te Zoti i tij ashtu siç ka shkuar Musau – i biri i Imranit – dhe ka munguar te populli i vet për katërdhjetë ditë dhe pastaj është kthyer”.

Kështu ka thënë pasi është thënë se ka vdekur! Ka thënë: “Për Zotin, i dërguari i Allahut do të kthehet ashtu siç ishte kthyer Musau: Atyre të cilët thanë se i dërguari i Allahut ka vdekur do të ju priten këmbë e duar.” 2

Dihet se kush ka qenë Omer bin Hatabi, kur Ebu Bekri Sidiki ka thënë: Pasi është vërtetuar çështja – për pejgamberin tënd o Omer po thua?!

Pastaj dëshmon Ebu Bekri r.a dhe thotë: Kush e adhuron Muhamedin, Muhamedi ka vdekur. Kush e adhuron Allahun, Allahu është gjallë dhe nuk vdes dhe e citon thënien e Allahut të Madhërishëm:

“Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Ne do t’i shpërblejë mirënjohësit.” (Ali Imran: 144).

A nuk ka thënë: “Po edhe nëse vdes ose vritet, ju a duhet të zmbrapseni!?”.

Atëherë Omeri r.a. ka thënë: “Për Zotin, sikurse po e dëgjoj për të parën herë.”

Kjo çështje na sqaron dy gjëra:

E para: Sehabet e kanë dashur për së tepërmi pejgamberin a.s.

E dyta: Dashuria ndaj tij nuk duhet të na nxjerrë nga sfera e besimit.

Omeri r.a. ka thënë: Kur e kam dëgjuar Ebu Bekrin duke e cituar këtë ajet, kam ra për toke dhe thuaja se nuk e kam dëgjuar asnjëherë.

Pra, thënia e Allahut të Madhërishëm: “E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?” (Ali Imranë: 144). Nënkupton: O besimtarë, mesazhin e tij mos e ngritni më lartë se sa e kam ngritur Unë. Ju dëshironi ta ngritni më shumë se sa e kam ngritur Unë.

Allahu sikurse dëshiron të na thotë: Unë e kam ngritur në nivel të lartë, në të cilin nuk mundet ta ngritë askush përpos Meje.

Fjala: “Zmbrapsje” ka kuptimin: “kthim mbrapa”. A e ka kuptimin e kthimit mbrapa nga fusha e betejës? Apo kthimi mbrapa nga esenca e ligjit dhe nga baza fetare, e nga baza e mesazhit me të cilën ka ardhur Muhamedi s.a.v.s.?

Nëse kjo është e vërtetë, edhe e para është e vërtetë.

Pastaj, të kthehemi në fushën e betejës, të shohim çka ka ndodhur pas asaj që ka ndodhur.

Halid bin Velidi dhe idhujtarët janë ngritur në kodër.

Pejgamberi a.s. qëndronte në vendin e vet si shkëmb i palëkundur, duke besuar në Zotin e tij, se nuk do të dorëzohet. Me të qëndronin një pjesë e luftëtarëve të cilët e donin Allahun dhe të dërguarin e tij dhe botën tjetër, e mbronin atë dhe e rrezikonin (sakrifikonin) jetën e tyre, dhe mbështeteshin në Zotin e tyre dhe kishin bindjen se Allahu do ta ndihmonte të dërguarin e Tij, dhe do ta ndihmonte të realizohej dëshira e tij, dhe do të përmbushej premtimi ndaj tij.

Ata ishin besatuar se do ta mbronin me çdo kusht, dhe se do ta jepnin edhe jetën e tyre.

Atëherë Allahu Famëlartë i forcoi dhe i stabilizoi, i qetësoi, dhe i bëri që të flinin të qetë. 3

Në ato qaste të rrezikut, në të cilat mund të lëkundet edhe njeriu i mençur, në të cilat ishin ngritur lart në male, kalon krimineli i kurejshitëve. Ai kriminel ishte Ebi Halef Xhembiju. Ky idhujtar çdo herë kur e kishte takuar pejgamberin a.s. në Meke i kishte thënë: “Unë e kam një litar të cilin për çdo ditë e lidhi dhe e përforcoj që një ditë me të do të të mbysë me të.”

Pejgamberi a.s. i bindur në Zotin e tij i thoshte: “Nëse do Allahu, unë do të të mbys ty”.4

Ky kriminel e kërkonte pejgamberin a.s., derisa ishte i lënduar, dhe e kishte të thyer dhëmbin anësor, nga ku i rridhte gjak i pastër.

Krimineli thoshte: Ku është Muhamedi, nëse ka shpëtuar deri më tani, tani nuk mund të shpëtojë.

Shokët e pejgamberit s.a.v.s. thonë: Na jep urdhër ta mbysim.

Pejgamberi a.s. u thotë: “Lëreni të shkojë nga ka ardhur”.

Kur pejgamberi a.s. duke zbritur poshtë nga kodra e lartë, fillon një përleshje. Thuhet se në atë përleshje ka marrë pjesë Harith bin Sameti dhe e gjuan Ubej bin Halefin në qafë. Nga ajo gjuajtje bie në tokë, dhe pallë me një pallje të madhe sikur e kaut (lopës).

Kur kthehet te Kurejshitët, i rrjedh gjak nga qafa. Thotë: Më mbyti Muhamedi.

Shokët i thonë: Nuk është diçka tragjike. Është vetëm një qarje e vogël, po të ishte në syrin e njërit nga ne, nuk do të na dëmtonte.

Ai u thotë: Për Latin! Po të ishte kjo plagë te çdonjëri nga ju, çdonjëri do të vdiste. A nuk ka thënë në Meke: “Unë do të të mbys ty”.

Deri sa ishin duke u kthyer në Meke, ka vdekur ai armik i Allahut.

Lini një koment