HISTORIA E EBU BEKRI ME TË PARËT MUSLIMANË

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

I nderuari ynë Ebu Bekrir r.a., kur e ka thirrur masën e gjerë në Islam, prej qytetarëve, në rend të parë i ka thirrur të varfrit dhe robërit, ndërsa njerëzit autoritativ kurejshit kanë mbetur pranë dyerve të tyre.

Për këtë veprim ata janë mllefosur dhe janë hidhëruar.

Në mesin e të mllefosurve ka qenë edhe babai i Ebu Bekrit, i cili i ka thënë: Po i thërret ata, ndërsa neve po na anashkalon!?

Ebu Bekri i thotë: Ky është Islami, iu ka dhënë prioritet atyre ndaj jush.

Këtë veprim e ka vërejtur Omeri dhe ka thënë: Pse jeni mllefosur kështu (pse jeni skuqur)?

Çka është puna me ju nëse ata thirren, ndërsa ju vonoheni në pranimin e ftesës?

Hidhërimi i vërtetë do të jetë në botën tjetër. Kur ata do të thirren për në xhenet, ndërsa në atë moment ju do të anashkaloheni.

Lexo ajetin:

“Ndërsa të përparmit janë të dalluar. Ata janë më të afruarit (te Zoti).” (Vakia: 10-11).

Pastaj lexo ajetin ku Zoti i Madhërishëm thotë:

“…ndërsa në ditën e kijametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).” (Haxh: 9)

Ky mllef dhe ky nënshtrim të cilin e shohin në këtë botë, nuk do t’i shpëtojë as nga poshtërimi dhe dënimi në botën tjetër.

Kuptimi i pjesës së ajetit:

“dënimin e djegies (të zjarrit)”. (Haxh: 9).

“Harikë” është ai i cili për shkak të flakës së madhe e djegë tjetrin, ashtu sikurse zjarri të cilin e kanë ndezur për Ibrahimin a.s. Ai zjarr i ka pjekur edhe shpendët të cilët kanë fluturuar në qiell, pastaj kanë ra të pjekur në tokë.

Lini një koment