“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Allahu robërve besimtarë u ka premtuar shpërblim të madh, pastaj i ka veçuar dhe i ka bërë durimtarë përballë vështirësive dhe fatkeqësive në jetë, i ka bërë që vazhdimisht të veprojnë vepra të mira dhe të vazhdojnë me besimin e fortë të tyre, dhe të mos ndikohen nga ndodhitë. Në fund të suretu Ali Imranë Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajetet 196-200:
Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan. (196) Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është Xhehenemi që është vend mjerimi. (197) Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë Xhenetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e Allahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është te Allahu. (198) Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë Allahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj Allahut në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete. Të tillët kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, e Allahu është që llogarinë e bën shpejt. (199) O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut. (200)
Disa transmetues kanë treguar se disa besimtarë kanë thënë: Ne po i shohim se armiqtë e Allahut janë mirë, përderisa ne jemi të rraskapitur, të uritur dhe të lodhur, atëherë ka zbritur ajeti:
“Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.” (Ali Imranë: 196)
Qëllimi i ajeteve është ky: o dëgjues mos u mashtro në ato të cilat i sheh në këtë botë vetëm në aspektin e jashtëm. Mos mendo se gjendja e pabesimtarëve është e mirë për shkak të asaj që sheh te ata si, pasurinë e tyre, lumturinë e tyre dhe mos u brengos për faktin pse ata kanë pasuri sepse ato shkojnë në vende të ndryshme, për tregti dhe për përfitime financiare, ata shfrytëzojnë stolitë e kësaj bote dhe kënaqen me ato bukuri dhe të mirat e saj, mirëpo kënaqësia e tyre është afatshkurte dhe e përkohshme, çdo gjë e cila harxhohet është e paktë, pastaj përfundimi i tyre është shkatërrues sepse do të vendosen në xhehenem. Shumë vendbanim i keq është vendi ku do të vendosen, aty do të jenë si flutura.
Përdorim i fjalës “Flutura” është në formën poshtëruese dhe përçmuese sepse cilësohen sikurse fluturat e parehatuara, kësisoj do të jenë brenda xhehenemit.
Përballë taborit të pabesimtarëve e shohim taborin e besimtarëve, të cilëve nëse u krahasohet jeta e tyre në këtë botë me botën tjetër, në krahasim me gjendjen e të tjerëve është dallim i madh. Le ta kuptojnë muslimanët se ata janë në gjendjen më të mirë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Ata besimtarë të cilët i janë frikësuar Zotit të tyre duke vepruar urdhrat dhe duke u larguar nga ndalesat, ata do të jenë të strehuar në xhenete të mira, nën të cilat rrjedhin lumenj. Vendbanime të përgatitura për ta sikurse kur kthehet vizitori (musafiri) në vendbanimin e vet pasi që ka vizituar të tjerët. Ajo çka ka premtuar dhe ka përgatitur Allahu për njerëzit e mirë të cilët kanë vepruar vepra të mira dhe me sinqeritet, absolutisht është më e mirë, e cila nuk krahasohet me asgjë. Nuk bëhet krahasim në mes tij dhe të tjerëve nga shkaku se çka është përgatitur për pabesimtarët është absolutisht e keqe, nuk ka kurrfarë të mire në to.
Duke treguar të vërtetën dhe duke e shfaqur drejtësinë, Kur’ani fisnik ka treguar se disa pasues të librit të cilët kanë besuar në Zotin me besim të drejtë, të sinqertë, pa kurrfarë dyshimi ata do të kenë sikurse muslimanët shpërblime të plota te Zoti i tyre.
Allahu llogaritë shpejtë, për një kohë shumë të shkurtë përllogaritë të gjitha, llogari e cila nuk zgjatë as gjysmë dite.
Ky shpërblim dhurohet nëse i realizojnë kushtet në vijim:
– Besimi në Zotin me besim të drejtë;
– Besimi në Kur’anin e zbritur te pejgamberi islam dhe i muslimanëve;
– Besimi në atë çka u ka zbritur atyre prej Tevratit dhe Inxhilit;
– Dëgjueshmëria dhe përulja ndaj Allahut dhe adhurimi i tyre të jetë adhurim i sinqertë.
Kur zemra mbushet me besim dhe i frikësohet Allahut, atëherë të gjitha organet i përulen Atij dhe i kryejnë të gjitha urdhrat. Kur t’i plotësojnë këto kushte dhe i kanë këto atribute, është e pamundur që ata ta shtrembërojnë librin e tyre dhe të ndikohen në këtë botë për të fituar financa të pakta në këmbim të botës tjetër të tyre dhe ajeteve të Allahut.
Ky ajet ka zbritur për të treguar për besimin e disa pasuesve të librit, për shkak të Es’hametu Habeshiju en-Nexhashij, i cili ishte mbret i Etiopisë. Ai ishte besimtar në Allahun dhe në pejgamberinë e Muhamedit a.s. Kur ka vdekur ky, Muhamedi a.s. informohet se kishte vdekur atë ditë dhe siç transmetohet në dy koleksionet e sakta, Muhamedi a.s. u ka thënë shokëve të tij: Vëllai juaj në Etiopi ka vdekur, lutuni (faleni namazin e xhenazes) për të. Pra, namazin pa qenë prezent i vdekuri. Atëherë Muhamedi a.s. dhe ata të cilët ishin prezent e falin namazin e xhenazes për të.
Sureja Ali Imranë përfundon me një porosi gjithëpërfshirëse, ku Allahu i porositë besimtarët që të jenë të durueshëm në zbatimin e detyrave fetare dhe për rreziqet dhe fatkeqësitë të cilat u paraqiten. Ata duhet t’i durojnë pabesimtarët dhe ndaj tyre fitojnë me durim. Më së shumti duhet të durojnë në rreziqet e luftës dhe vështirësitë e saj.
– U është bërë obligim që të ndërlidhen në mes vete, që nënkupton të përgatiten për t’u ndeshur me armiqtë në vendet e rëndësishme strategjike si në kufi me armiqtë.
– Që t’i frikësohen Allahut, që të jenë të kujdesshëm, t’i përcjellin armiqtë në mënyrë sekrete dhe haptazi që të shpëtojnë dhe të triumfojnë.
Ky është dënimi i pabesimtarëve dhe shpërblimi i besimtarëve dhe kjo sqaron se çka meritojnë që të dy taboret.