“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Allahu i sprovon robërit e tij me lloje të sprovave të ndryshme:
– Me paqe dhe me luftë,
– Me kohë të mira dhe me kohë të vështira,
– Me momente të gjendjes së mirë ekonomike dhe me momente të gjendjes së vështirë ekonomike,
– Me sëmundje dhe me shëndet të mirë,
– Me jetë dhe me vdekje,
– Me lumturi dhe me hidhërime.
E gjithë kjo ndodhë që të dihet besimtari i qëndrueshëm në parime dhe besim dhe të zbulohet pabesimtari hipokrit, të cilit nuk i intereson asgjë tjetër pos interesit personal dhe për t’u pasuruar në shpejtësi.
Allahu duke dashur që robërit besimtarë të bëhen të qëndrueshëm, ua ka tërhequr vërejtjen në miqësimin me pabesimtarët, ndihmesën e tyre, pasimin e tyre dhe pasimin e traditave dhe qëndrimeve të tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë:
Ajetet 149-151:
O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur. (149) Sepse vetëm Allahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës. (150) Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata Allahut i trillojnë dhe i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrfarë fakti, andaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehenemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve. (151)
Shkaku i zbritjes së këtyre ajeteve
Shkaku i zbritjes së këtyre ajeteve është se, kur u përhap lajmi propagandues për vrasjen e pejgamberit a.s. në betejën e Uhudit, disa hipokritë kanë thënë: Për ne nuk ka pasur pejgamber, por të shkojmë te Ibn Ebi Ubeje (te kryehipokriti) dhe nëpërmjet tij të marrim besë te Ebi Sufjani.
Disa tjerë kanë thënë: Po të ishte pejgamber nuk do të ishte vrarë, kthehuni te vëllezërit tuaj dhe në fenë tuaj (të mëhershme). Përderisa Ebu Sufjani ka thënë: “Uzai (idhull i njohur) është i yni, për ju nuk ka Uza (idhull)”, atëherë zbritën këto ajete.
Sidiju ka thënë: Pas betejës së Uhudit, kur Ebu Sufjani dhe idhujtarët ishin nisur për në Meke, kishte kaluar një pjesë të rrugës, pastaj janë penduar (pse janë nisur për në Meke) dhe kanë thënë: Mjerë çka kemi vepruar, më mirë do të ishte t’i kishim vrarë që të gjithë, por ka mbetur një numër i vogël i tyre. Kthehuni dhe të shkojmë që t’i vrasim edhe të tjerët. Kur vendosin që të rikthehen, Allahu futi frikë në zemrat e tyre dhe nuk vepruan çka kishin synuar. Atëherë Allahu ka zbritur këtë ajet: “Dhe te ta vendosëm frikë në zemrat e pabesimtarëve…” (Ali Imranë: 151)
Pas luftës së Uhudit, pejgamberi a.s. dërgon Aliun r.a. që të merr informacione për idhujtarët, se a janë duke shkuar në Meke apo janë duke u rikthyer për në Medine.
Pastaj pejgamberi a.s. kthehet në Medine, e përgatit ushtrinë dhe shkon pas idhujtarëve deri sa arrin në një vend i quajtur “Hamrau Esed”. Pastaj Maëbed bin Ebi Meabed el-Huzai, i cili ishte pabesimtar e informon Ebu Sufjanin se çfarë qëllimi kishte pejgamberi a.s. dhe se ai me ushtrinë e tij ishin duke ju kërkuar, ishte një ushtri e fortë çfarë kurrë nuk kam parë dhe ata do të mund të ju mposhtin, i ka tubuar edhe tjerët të cilët ishin larguar nga fronti dhe ishin penduar për veprimet e tyre. Atëherë në zemrat e pabesimtarëve u ka hyrë frika në palcë, andaj shpejtojnë për t’u kthyer në Meke.
Këto ajete ua tërheqin vërejtjen besimtarëve që të mos i dëgjojnë idhujtarët si f.v., Ebi Sufjanin, Abdullah bin Ubejen dhe pasuesit tjerë të tyre. Kjo, nga shkaku se nëse i dëgjojnë ata, do të ndikohen nga ata dhe do të jenë të dështuar dhe të poshtëruar në këtë botë, pasi që ishin lartësuar sepse armiku i tyre do t’i pengojë nga arritja e lumturisë dhe qeverisja, të cilën ua kishte premtuar Allahu besimtarëve për të qenë udhëheqës të globit, po ashtu ata do të dështojnë edhe për në botën tjetër sepse do të dënohen me dënim të dhimbshëm në zjarr të xhehenemit.
O ju besimtarë, Allahu është Sundimtari juaj dhe Ai ju ndihmon juve. As mos e mendoni që të miqësoheni me Ebu Sufjanin dhe me të tjerët. Keni kujdes nga fjalët e hipokritëve frikacak. Allahu është mbrojtësi dhe ndihmësi juaj. Ai është ndihmëtari më i mirë.
Allahu do të vendosë në zemrat e pabesimtarëve trishtim të madh, kjo për shkak të idhujtarisë së tyre sepse ia kanë përshkruar për ortak idhujt prej guri. Ata nuk kanë fakte dhe argumente se kanë të drejtë t’i adhurojnë dhe t’i madhërojnë. Adhurimi ndaj tyre ka shkaktuar tronditje në mendjet e tyre dhe dobësi në shpirtrat e tyre dhe çdo herë kur t’i takojnë besimtarët të përqendruar në fenë e tyre, te ta shtohet trishtimi. Ata vendqëndrim në botën tjetër e kanë zjarrin e xhehenemit. Nuk ka vend më të keq sepse ata janë idhujtarë, të padrejtë dhe llomotitës.
Kjo frikë e tyre, duhet t’i trimërojë besimtarët për fitoren e premtuar. E dobëson ambicien te idhujtari, nga shkaku se ai është i paralajmëruar për ndëshkim dhe dënim.
Umeti i ngritur mbështetet në sinqeritet, në dhimbje dhe shpresë. Nëse një pjesë gabojnë, nuk është e drejtë të merret si shkak për të ju nënshtruar armikut. Armiku ka plane të shkatërrimit dhe të lajkatimit, që të mbesim të nënshtruar duke i pasuar ata. Atë çka e shohim pas luftës së Gjirit Arabik, të vitit 1990, në mbështetje të ndihmës tek armiqtë dhe humbjen e interesave vitale është argument i qartë se Kur’ani na e ka tërhequr vërejtjen të mos mbështetemi te të tjerët të cilët nuk kanë sinqeritet në ndihmën dhe mbështetjen e tyre.