Pasimi i shkaqeve mundëson realizimin e suksesit

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Kur’ani fisnik vendos rregull parimor të jetës, e ai është që, dëshira e Zotit shkon në bazë të sistemit të qëndrueshëm. Edhe pse Allahu ka mundësi për çdo gjë, si në paqe, si në luftë, si në bujqësi, si në tregti, si në planifikime, si në studime, prapëseprapë i ka ndërlidhur rezultatet (sukseset) me shkaktimin e shkakut:

– Nëse njeriu i përmbahet rrugës së drejtë, korrë sukses qoftë edhe zjarrputist i keq.

– Nëse njeriu largohet nga logjika dhe bashkëpunimi dhe pason rrugën e palogjikshme ose neglizhon dhe nuk punon, do të jetë prej të dështuarve edhe poqese është i ndershëm apo njeri i madh.

Besimtarët janë më prioritar për të ju përmbajt rrugës logjike dhe shfrytëzimit të udhëzimeve të Kur’anit. Duke sqaruar ligjet e përgjithmonshme te njerëzit dhe se përfundimi i takon të devotshmëve. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 137-141:

Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan. (137) Ky (Kur’ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit. (138) E mos u dobësoni (fizikisht0 dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, poqese jeni besimtarë të sinqertë. (139) Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud). Edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur te Allahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). Allahu nuk i do zullumqarët. (140) Dhe që Allahu t’i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t’i shkatërrojë mosbesimtarët. (141)

Koncepti

O ju muslimanë, analizoni të kaluarën dhe të tashmen, analizojeni se si kanë kaluar popujt para jush, mësojeni historinë e së kaluarës dhe do të shihni një program i cili nuk ndryshon, një rrugë e vetme e cila nuk lakon, e ajo është:

– nëse shkoni në rrugën e të dëgjueshmëve, do të korrni sukses (fitore),

– nëse shkoni rrugës së arrogantëve dhe gënjeshtarëve, do të dështoni.

Në Ditën e Bedrit e keni trasuar rrugën e drejtë dhe triumfuat, ndërsa,

në Ditën (betejën) e Uhudit trasuat rrugën e gabuar duke mos e dëgjuar pejgamberin tuaj, andaj pësuat disfatë.

Kështu pra, çdo herë kur pësojmë disfatë, ne vet jemi shkaktarë të disfatës.

Kur’ani është sqarues për njerëzimin në përgjithësi, ndërsa këshillë dhe udhëzim posaçërisht për të devotshmit:

“Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga Allahu).” (El-Bekare: 2)

O ju besimtarë, pas disfatës së Uhudit – dhe rasteve tjera – mos lejoni të dobësoheni dhe të krijoni iluzione, mos u pikëlloni për atë që ka ndodhur dhe për ata të cilët janë vrarë. Nëse ndodhin plagë dhe vrasje si f.v. në betejën e Uhudit, kjo u ka ndodhur edhe të tjerëve, dëshmorët tuaj janë të nderuar te Allahu, ndërsa çka ju ka ndodhur armiqve nuk llogaritet fitore, por një mësim i madh nga i cili duhet të merrni këshillë. Për këtë arsye, Ditën e Uhudit pejgamberi a.s. ka thënë: “Po të më jepej e drejta e zgjedhjes në mes të fitores dhe disfatës në Uhud, do ta kisha përzgjedh disfatën.” Kjo për faktin se, në atë betejë ekzistojnë këshilla, mësime dhe rregulla edukative, ndërsa më e rëndësishmja prej tyre është kundërshtimi i urdhrit të pejgamberit, e ajo është anashkalimi nga ligji i Allahut për të korrur fitore.

O ju besimtarë, nuk lejohet të dobësoheni ose të pikëlloheni, ose t’u dorëzoheni iluzioneve dhe pikëllimit, përderisa ju jeni më të lartit, për arsye të përcaktimit të ligjit të Allahut se fitorja përfundimtare i takon të devotshmëve.

Termi “Lartësia” është fjala islame, e cila ka kuptimin se të vrarët e juve janë në xhenet, përderisa të vrarët e tyre janë në zjarr të xhehenemit.

Lufta ka ngritje dhe rënie, kështu ne ndryshojmë gjendjet e njerëzve dhe sot e Bëj ditë për ngritje të së padrejtës, por edhe e drejta e ka ditën e ngritjes së vet. Në fund, fitorja i takon të devotshmëve durimtarë.

Betejat e luftës dhe betejat e jetës janë fushëbeteja të sprovave dhe të testimeve. Në ta, Allahu do t’i zbulojë dhe do t’i notojë. Nuk ka dituri të re pas injorancës sepse dituria e Allahut është e hershme, në harmoni me ngjarjet dhe nuk ndryshon.

Allahu, me diturinë e hershme pa fillim, i di ata të cilët besojnë, e pastaj në ekzistencë e zbulon besimin e realizuar. I nderon njerëzit me dëshmori dhe sakrificë në rrugë të Allahut.

“Dëshmoria” ka vlerë madhështore te Allahu dhe te njerëzit.

Në këto provime të vështira, Allahu i pastron besimtarët, e shpalosë besimin e sinqertë nga besimi fals. Në fakt, sqarohet dëshmia e besimit të atyre të cilët Allahu me diturinë e përhershme pa fillim e ka ditur se janë besimtarë. Kjo, që t’i bashkoni zemrat dhe të përgatiteni për rrugën më të mirë dhe të thelloheni më shumë për fitore në beteja me të cilat asimilohen pabesimtarët ose që ngadalë-ngadalë shkojnë nga kanë ardhur dhe për të ndihmuar besimtarët dhe për të pastruar të sinqertit dhe për t’i dalluar ata nga hipokritët. Në këtë kuptim, nëse armiqtë fitojnë (triumfojnë), ata bëhen më agresorë dhe më kriminelë, ndërsa herët a vonë ata shkatërrohen dhe kur ata pësojnë disfatë dobësohen, dhe në mënyrë graduale shkatërrohen dhe zhduken dhe në fund fitorja u takon të devotshmëve.

Përfundim

Pasimi i shkaqeve është rruga dhe mjeti i fitores dhe furnizimit (rizkut), shembull: çështja e cila përputhet me parimin e besimit se, fuqia e Allahut krijon çka dëshiron Ai, nga shkaku se, Allahu dëshiron që njerëzit të përqendrohen në veten e tyre dhe të paraqesin veprat e tyre ashtu që:

– Të bëhet dallimi në mes të keqit dhe të mirit;

– Të bëhet dallimi në mes të guximtarit luftëtar dhe të plogështit;

– Të bëhet dallimi në mes të fortit dhe të dobëtit.

Nëse dëshirojmë që çdo gjë të realizohet me urdhrin e Allahut “bëhu” dhe “bëhet”, atëherë duhet larguar nga ekzistenca qenien njerëzore dhe duhet anashkaluar rolin refleksiv të njeriut në jetën e tij.

Zakonisht njerëzit e ndritur nuk dëshirojnë që çdo gjë të marrin nga të tjerët, ai pret rezultatin e punës, nuk e presin fitoren në enë të arit. Për këtë arsye, puna është krenari, xhihadi është vlerë. Të gjitha këto dhe vendosmëria janë cilësi të nderit dhe krenarisë.

Lini një koment