“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Umeti islam nuk është umet i cili i izolon pjesëtarët e saj, nuk mbyllet në vetvete, por është umet i hapur me popujt tjerë, tolerant me njerëzit, ia do të mirën gjithë njerëzimit, e largon dëmin dhe të keqen nga shoqëritë, ata janë njerëzit më të mirë për njerëzit.
Kur’ani fisnik ka përcaktuar kandarin e vlerësimit të umetit islam në krahasim me të tjerët. Dëshira e tij është urdhërimi në të mirë dhe parandalimi nga e keqja dhe besimi vetëm në Allahun. Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajeti 110:
Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit. (110)
Ikreme dhe Mukatili kanë thënë: Ky ajet ka zbritur për Ibni Mes’udin, Ubej bin Keabin, Muadh bin Xhebelin dhe Salimin, robin e Ebi Hudhejfetes. Kjo nga shkaku se Malik bin Sajfi dhe Vehebe bin Jehudha (dy jehudë) u kanë thënë atyre: Feja jonë është më e mirë se ajo në të cilën na ftoni. Ne jemi më të mirë dhe më me vlerë se ju. Atëherë ka zbritur ky ajet.
Koncepti i ajetit
O ju muslimanë, ju jeni populli më i mirë prej popujve të tokës për një çështje, e ajo është se:
– Urdhëroni në të mirë për t’i shpëtuar popujt;
– Parandaloni të keqen e cila i shkatërron popujt dhe
– Besoni në Allahun me besim të drejtë, të plotë, të cilës nuk i mungon asgjë.
Poqese pasuesit e librit besojnë atë që keni besuar, do të ishte më mirë për ta, më e vlefshme dhe më fisnike se të besonin në disa libra të Zotit, në disa pejgamber si në Musain dhe Isain, ndërsa t’i mohonin disa të tjerë, e ai është Muhamedi a.s.
Disa prej pasuesve të librave e besojnë të vërtetën, sikurse Abdullah bin Selami dhe një grup, por shumica janë mëkatarë, të cilët i kanë kaluar kufijtë e fesë së tyre dhe librave të tyre.
Pastaj Kur’ani fisnik e nënçmon çështjen e armiqësisë së jehudëve dhe të fuqisë së tyre. Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajetet 111 dhe 112:
Ata kurrsesi nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihmuar. (111) Atyre (jehudëve) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e Allahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga Allahu, andaj atyre u është shtuar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e Allahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore). (112)
Duke sqaruar shkakun e zbritjes së ajetit Mukatili ka thënë: Krerët jehudë: Keabi Bahriju, Nuëmani, Rafiu Ebu Jasiri dhe Ibni Surija e kanë ngacmuar Abdullah bin Selamin dhe shokët e tij, i kanë ofenduar dhe i kanë nënçmuar për islamin e tyre, atëherë ka zbritur ajeti: “Nuk mund të ju dëmtojnë, përpos asaj që ju kanë ofenduar…”
Koncepti
Jehudët nuk mund të ju shkaktojnë dëm në fizikun tuaj, as në pasurinë tuaj, por ato janë vetëm ofendime me fjalë, si f.v., kritika për pejgamberin a.s. dhe nënçmimin e fesë islame.
Nëse ju luftojnë juve, ata do t’ia mbathnin me të katrat duke ikur prej juve.
Kur’ani i ka cilësuar me tri cilësi:
– Nuk mund të shkaktojnë dëm;
– Ikin nga lufta; dhe
– Nuk mund të fitojnë.
Ata janë popull i poshtëruar përgjithmonë, kanë trashëguar poshtërsinë e shpirtit dhe dobësinë e zemrës. Ata gjithmonë janë të varfër dhe nevojtarë, ngase nuk ngopen me pasuri. Nuk kanë fuqi kundër jush edhe pse janë të pasur, vetëm përkohësisht dhe për një afat prej Allahut dhe prej njerëzve.
Shkak i cilësimit me këto cilësi është se, ata i mohojnë ajetet e Allahut, i vrasin pejgamberët duke menduar se ata nuk e veprojnë të vërtetën. Ajo çka i shpie në këtë pozitë është se bëjnë mëkate, armiqësohen me vlerat dhe të drejtat e të tjerëve. Katade, duke e komentuar këtë ajet ka thënë: Largoni armiqësinë dhe mëkatet sepse me këto cilësi janë shkatërruar njerëzit para jush.
Po, umeti islam është umeti më i mirë për shkak të besimit të shëndoshë në atë çka ka zbritur Allahu prej librave të Tij dhe për shkak se e merr detyrën për të përmirësuar shoqëritë dhe për të ngritur vlerat e moralit, siç përmend ajeti “Ju jeni populli më i mirë”. Bazat e mirëqenies janë tri:
– Besimi në Allahun, librat e Tij, pejgamberët e Tij dhe besimi në Ditën e gjykimit;
– Prej tyre, përpjekja maksimale në rrugë të Allahut fizikisht dhe ekonomikisht; dhe – Urdhërimi në punë të mira, të cilat janë në harmoni me ligjin sheriatik, me logjikën dhe me traditën e shëndoshë dhe ndalesa nga të këqijat. E keqe është çdo gjë e shëmtuar të cilën e ndalon ligji sheriatik, të cilën e konsideron të keqe logjika dhe tradita e shëndoshë.