Caktimi i armikut si këshilltarë

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Kur’ani fisnik dëshiron që umeti të jetë i ndërlidhur mes vete dhe që të këshillohen mes vete.

Kur’ani fisnik nuk dëshiron që në mesin e tyre të depërtojë e keqja dhe e stërkeqja.

Kërkon që pjesëtarët e umetit të mbrohen nga këshillat qëllimkëqija dhe armiqësore, kërkon që të mbrohen nga një grup i armiqve i vendeve të fshehta të cilët dëshirojnë zbulimin e çështjeve të brendshme, sekretet shtetërore, të qeveritarëve dhe zyrtarëve shtetërore. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 118-120:

O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së tepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në brendi të tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni. (118) Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:” Ne kemi besuar!” e kur veçohen ata, për shkak të mllefit kundër jush grisin majat e gishtërinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin!” Allahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre. (119) Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të ju dëmtojë aspak. Është e sigurt se Allahu e ka në dorë atë që punojnë ata. (120)

Shkaku i zbritjes së ajetit

Ibn Abasi dhe Muxhahidi kanë thënë: Ky ajet ka zbritur për një pjesë të besimtarëve, të cilët shoqëroheshin me hipokritët dhe takoheshin me jehudët, pasi që në mes tyre kishte miqësi dhe afërsi, në mes tyre kishte bashkëpunim, fqinjësi dhe vëllazëri nga qumështi. Atëherë Allahu ka zbritur këto ajete, duke e ndaluar takimin fshehtazi dhe mbështetjen në ta, nga frika se prej tyre mundej të shkaktoheshin trazira.

Me këto ajete, Allahu ua ndalon besimtarëve që të shoqërohen me armiqtë dhe t’i marrin në mbrojtje, që t’u shpalosin atyre çështjet e brendshme të tyre dhe të konsultohen për ndonjë çështje dhe që të kenë siguri në mendimet dhe këshillimet e tyre. O ju besimtarë, keni kujdes e mos ua tregoni çështjet tuaja të brendshme dhe sekretet tuaja, e kështu t’i doni ata. Ata nuk ndalohen vetëm në shkaktim të dëmit ndaj jush dhe në shkaktim të çrregullimeve, por angazhohen për të ju dëmtuar në tërësi. Këtë koncept e mbështet thënia e pejgamberit a.s.: Çdo udhëheqës dhe çdo njeri ka dy mbështetës, mbështetësi i cili urdhëron për të mirë dhe shpie për te e mira dhe mbështetësi urdhëron për të keqe dhe të shpie të e keqja. I mbrojtur është ai që mbrohet me Allahun.

Këta armiq dëshirojnë çdo të keqe dhe çdo vështirësi për ju. Nëse nuk mund të ju luftojnë dhe të ju dëmtojnë, atëherë tentojnë të ju helmojnë në zemrat tuaja me çdo lloj dhembje dhe me çdo lloj të keqe.

A nuk është treguar urrejtja dhe zilia për ju nga fjalët e tyre, ndërsa ajo çka fshehin në gjokset e tyre si, zilia, dashakeqësia, është edhe më e madhe dhe më e shumtë. O ju besimtarë të logjikshëm, ne ju orientojmë te e mira dhe ju largojmë nga e keqja. Kjo vërejtje është serioze dhe kërcënim i rreptë, i cili dridh zemrat se duhet pasur kujdes nga hipokrizitë jehude, për të cilat kanë zbritur këto ajete sepse nuk kanë zbritur për hipokritët arab. O ju besimtarë, me shprehjen e dashurisë ndaj tyre dhe me mendimin e mirë për ta, ju po gaboni. Ata nuk ju duan juve edhe pse ju besoni në të gjitha librat qiellor, e në mesin e tyre edhe librin e tyre, edhe pse ju besoni në të gjithë pejgamberët, e në mesin e tyre edhe pejgamberin e tyre, pas gjithë kësaj prapëseprapë ata nuk ju duan juve. Kur ju i takoni, ata paraqiten se besojnë në fenë tuaj, mirëpo ata aktrojnë, ata kur takohen në mes vete dhe me djajtë e tyre paraqesin urrejtje dhe zili të madhe ndaj jush dhe vdesin me mllefin ndaj juve. Allahu di se çka përmbajnë zemrat e tyre.

Nëse juve ju paraqitet e mira, fitorja, triumfi dhe bashkimi, ata hidhërohen, ndërsa nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen. Kjo për shkak të zilisë dhe armiqësisë së madhe ndaj juve. O besimtarë, nëse ju duroni ndaj grackave të tyre, ndaj planeve të tyre dhe ndaj çdo situate dhe i frikësoheni Allahut dhe merrni masa mbrojtëse ndaj kurtheve të armikut tuaj, atëherë Allahu ju siguron dhe ju garanton fitore, paqe dhe shpëtim nga e keqja dhe dëmi i tyre dhe kurthet i orienton në drejtim të tyre dhe ju shpërblen për të gjitha këto nëse duroni, jeni të kujdesshëm dhe i frikësoheni Allahut.

E keqja më e madhe me të cilën ballafaqohet shteti dhe umeti dhe e cila është mjet i rrëzimit, i shkatërrimit dhe kapitullimit të saj është kur merren armiqtë e saj këshilltarë për çështjet e rëndësishme të shtetit, në planifikimin e politikave të saj dhe për vendosjen e programeve ekonomike, arsimore dhe shoqërore. Kjo, nga shkaku se sinqeriteti i umetit, dashurisë për të mirën e saj, burojnë nga besimi në shpalljen e umetit, besimi në fuqinë e saj për të udhëhequr dhe për të treguar fuqinë dhe krenarinë e saj para popujve tjerë.

Lini një koment