Mbështetja në Kur’an dhe sunet

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Si në politikë, ashtu edhe në përgjithësi, nuk ka më keq se përçarja, shpartallimi i rreshtave umetit dhe formimi i grupacioneve. Për këtë arsye, Islami, që nga fillimi është përkujdesur që të jetë vetëm një rresht, të unifikohen mendimet, të bashkohen zërat dhe të përhapet dashuria dhe rruga e Allahut. Rruga e vetme të cilën duhet trasuar është ajo e unifikimit rreth kushtetutës dhe të mbështeturit në Kur’an dhe në sunet. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 102 dhe 103:

O ju që besuat, kijeni frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! (102) Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur. (103)

Duke sqaruar shkakun e zbritjes së ajeteve, Ibn Abasi thotë: Në kohën e injorancës ekzistonte konflikt në mes të fisit Evs dhe fisit Hazrexh. Pastaj u është përmendur konflikti, atëherë i kanë ngritë armët (shpatat) kundër njëri-tjetrit. Disa prej tyre shkojnë te pejgamberi a.s. dhe ia kujtojnë. Atëherë pejgamberi a.s. shkon te ata dhe i zbret ajeti:

“Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e Allahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së Allahut, ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.” (Ali Imran: 101)

dhe pastaj:

Ajetet 102 dhe 103:

O ju që besuat, kijeni frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! (102) Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta, që ju të gjeni të vërtetën e lumtur. (103)

Allahu ka kërkuar nga umeti bashkim dhe unifikim dhe të gjithë i urdhëron për devotshmëri.

 Koncepti

 O ju besimtarë, sa të keni mundësi bëhuni të devotshëm ndaj Allahut, pra realizoni kulmim të devotshmërisë dhe jepeni maksimumin për të arritur gradë të lartë të devotshmërisë. Këtë e arrini duke u larguar tërësisht nga ndalesat dhe duke i zbatuar urdhrat. Të dëgjohet, të respektohet Allahu dhe të mos kundërshtohet. Të falënderohet dhe të mos mohohet. Të përmendet dhe të mos harrohet. Kuptimi i ajetit “dhe mos vdisni ndryshe pos musliman”, jini konsistent në islam deri në vdekje.

Fjala “islam” është nocion gjithëpërfshirës, vërtetim me zemër dhe praktikim me vepra. Është fe e Allahut. Është e ndërtuar mbi pesë shtyllat e njohura.

Pas bashkëdyzimit të besimit dhe veprës, Allahu urdhëron të bazuarit në librin e Allahut dhe pasimin e sunetit të pejgamberit të Tij. Ky është libri i Allahut.

Besatimet dhe marrëveshjet quhen litar. Litari i Allahut, për të cilin Allahu ka urdhëruar të pasohet është Kur’ani. Ibn Ebi Shejbete dhe Ibn Xheriri e kanë regjistruar hadithin nga Ebi Seid el-Hudriju se Muhamedi a.s. ka thënë: “Libri i Allahut është litari i lidhur nga qielli në tokë.”

Pastaj, Allahu në tërësi dhe përgjithmonë ka ndaluar ndarjen dhe infektimin nga sëmundja shkatërruese. Kur’ani dhe suneti na mëson se duhet përmbajtur bashkësisë, e cila është rruga e unitetit dhe mosndarjes.

Imam Ahmedi e ka regjistruar hadithin nga Enes bin Maliku se pejgamberi a.s. ka thënë: Bijtë e Israilit janë ndarë në shtatëdhjetë e një grupe, ndërsa umeti im është i ndarë në shtatëdhjetë e dy grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përpos njërës prej tyre. Është pyetur: Cila është ai grup o i dërguar i Allahut. Pejgamberi a.s. e ka mbledhur grushtin dhe ka thënë: “Bashkësia” dhe pastaj e ka lexuar ajetin: “Përmbajuni litarit të Allahut të gjithë së bashku dhe mos u ndani.” (Ali Imranë: 103)

Arabët, në kohën e injorancës vazhdimisht zhvillonin luftëra në mes vete, jetonin në armiqësi dhe në urrejtje në mes vete, posaçërisht fisi Evs dhe Hazrexh. Me ardhjen e islamit, urrejtja në mes tyre është çrrënjosë dhe është eliminuar armiqësia dhe me mirësinë e Allahut janë vëllazëruar, e kanë dashur njëri-tjetrin, derisa më herët ishin pranë greminës së xhehenemit për shkak të idhujtarisë së tyre dhe paganizmit të tyre, pra po të kishin vdekur në atë gjendje, mirëpo Allahu i ka shpëtuar me Islamin dhe me besimin në një Zot, me devotshmërinë.

Me këto sqarime dhe me këto përkujtime Allahu sqaron ajetet e tij për njerëzit, që të udhëzohen në rrugën e drejtë ose duke qenë të qëndrueshëm dhe duke shpresuar në udhëzim.

Bashkimi në mes muslimanëve është parim kulminant në Kur’an “Padyshim se besimtarët janë vëllezër.” (El-Huxhuratë: 10). Hadithi i pejgamberit, të cilin e transmeton Ahmedi dhe Muslimi: “Shembulli i muslimanëve në dashuri, respekt dhe mëshirë mes tyre, i ngjanë shembullit të një trupi, nëse një pjesë (organ) e trupit dhemb, i tërë trupi rënkon dhe dhemb.”

Krenari e arabëve dhe muslimanëve nënkupton që, para së gjithash duhet të kenë pavarësinë e tyre ekonomike dhe ushtarake sepse nevoja të shpie në përulje dhe nënçmim. Rruga për t’u realizuar bashkimi i rreshtit të këtij umeti është: Ruajtja e identitetit, të dallohemi me veçoritë vetanake dhe të refuzohet pasimi i të tjerëve të cilët e shkaktojnë të keqen. Duhet pasur strategji vetanake dhe program specifik dhe mendjet tona duhet të jenë të mprehta, të mos lakmojnë te të tjerët. Të analizohet mirë sinqeriteti i këshillave nga të tjerët, që të mos ndodh siç u ka ndodhur shumë të tjerëve, të cilët kanë rënë në tradhti dhe kanë përfunduar në idhujtari dhe u janë shkaktuar humbje, kanë shkaktuar trazira dhe fatkeqësi në interesat tona dhe në ndërtesën e vendit tonë dhe të shoqërisë sonë.

Lini një koment