Kategoritë e pabesimtarëve

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Në Kur’anin fisnik, Allahu i Madhërishëm pabesimtarët i ka renditur në tri kategori. Këtë e ka bërë në bazë të gjendjes së tyre dhe insistimit të tyre në pabesim, e pastaj edhe në bazë të vdekjes së tyre ose pendimin pas besimit të tyre në jetë normale ose në momentet e fundit të jetës së tyre. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 90 dhe 91:

Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t’u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit. (90) Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t’u pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret dënim i dhimbshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.

Pabesimtarët ndahen në tri kategori:

Kategoria e parë: është kategoria cila mohon pas besimit, e pastaj pendohet me pendim të sinqertë. Kësaj kategorie Allahu ua pranon pendimin. Allahu është Falës, i Mëshirshëm. Kjo kategori janë kategoria jehudëve, të cilët kanë mohuar Isain dhe Inxhilin, pastaj e kanë shtuar pabesimin duke mohuar Muhamedin dhe Kur’anin, ose e kanë shtuar pabesimin me mëkatet duke shpifur për pejgamberin dhe muslimanët. Nëse pendohen nga mëkati i pabesimit, Allahu pranon tevben nga të gjithë robërit, por nëse pendohen në çastet e vdekjes nuk u pranohet pendimi ngase ai pendim është për shkak të vdekjes së tyre.

Kategoria e dytë: Mohon Zotin, pastaj pendohet dhe kthehet në islam, pastaj prapë kalon në pabesim, nuk u pranohet pendimi nga disa mëkate pasi që ata janë në pabesim. Kjo përfshinë grupin e tradhtarëve të fesë së islamit.

Kategoria e tretë: Është kategoria e cila mohon Allahun dhe vdesin në pabesim. Këtyre për shkak të pabesimit të tyre nuk u pranohet shpagimi, sa do që të jetë i madh ai shpagim, edhe po të ishte shuma me vlerë ari sa e gjithë toka. Ata do të përjetojnë dënim të dhimbshëm. Në botën tjetër nuk do të kenë ndërmjetësues e as ndihmëtarë.

Pastaj Allahu paraqet argument se pse këta nuk besojnë, e ai argument është lakmia në veten e tyre dhe koprracia për të shpenzuar për të mira. Shpenzimi në të mira është argumenti më i fuqishëm për besimin e sinqertë. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 92:

Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhenet) derisa të mos e jepni më të dhimbshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), Allahu atë e di. (92)

Koncepti

Asnjëri nga ju nuk mund të arrijë mirësinë e vërtetë. Nuk mund të jetë i mirë me Allahun vetëm nëse shpenzon atë çka posedon, atë që e dëshiron Fisniku. Nëse shpirtrat bëhen lakmues të vetvetes dhe nuk shpenzojnë asgjë ose e shpenzojnë pjesën më të dobët të pasurisë, ata janë larg nga e vërteta e thënies së tyre se janë besimtarë dhe se janë të devotshëm, çkado që shpenzojnë njerëzit pa marrë parasysh a është e vlefshme, e mirë apo e keqe, Allahu e di. Allahut nuk mund t’i fshihet shpenzuesi i sinqertë dhe as shpenzuesi syfaqësor.

Ky ajet është i përgjithshëm për të gjithë besimtarët. Nuk ka kurrfarë vlere shpenzimi me të mira përderisa nuk ka mbështetje në parimin e besimit të shëndoshë dhe në parimin me pajtimin e fesë së qëndrueshme.

Shkak i zbritjes së ajetit

Shkak i zbritjes së ajetit janë rastet e mira të shokëve të pejgamberit a.s. të cilët shpenzonin vullnetarisht siç ishte:

– Ebu Talha el-Ensariu, i cili ka dhënë sadaka parcelën më fisnike, e cila parcelë ishte në periferi të Medines.

– Zejd bin Harithi e ka dhënë sadaka kalin të cilin e donte tej mase. Zejdi edhe pse përmallohej për kalin, prapëseprapë ia la të dërguarit të Allahut. Pejgamberi a.s. ka thënë: Për Zotin, Allahu e ka pranuar lëmoshën tënde.

– Umer bin Hatabi e ka liruar robëreshën, e cila ishte nga Xheluleni.

 Lëmosha e pranuar është prej pasurisë së dashur, e cila të lë mbresa dhe ke nevojë për të, kështu që dhënia e asaj lëmoshe e çiltërson shpirtin nga lakmia dhe koprracia.

Nga ajetet e mëparshme kuptohet se Allahu i Madhërishëm i do tejmase robërit e Tij. Ai e do më të mirën për ta. Dëshiron t’i largojë nga shkaqet që shpijnë në arrogancë dhe në të keqe. Ai ua tërheq vërejtjen nga ajo e cila i dëmton në këtë botë dhe në botën tjetër. Kërkon prej tyre që të largohen nga devijimet dhe lajthitjet dhe të kthehen në fushën e besimit në të vetmin Zot, në librat e Tij, në pejgamberët e Tij dhe në Ditën e gjykimit, që të jetojnë të lumtur dhe të qetë. Që të mos e ngarkojnë veten me mërzi dhe të mos e dënojnë zemrën dhe shpirtin.

Po ashtu, e gjithë kjo tërheq vërejtje për umetin tonë, nga shkaku se besimi kërkon harmoni, dashuri dhe bashkëpunim.

Pabesimi është fushë e ndarjes, përçarjes dhe e humbjes.

Allahu gjithmonë është në mbrojtje dhe në mbështetje të besimtarëve. I hidhëruar me jobesimtarët. Ai, Famëlarti është gjyqtari më i mirë dhe më i dituri në Ditën e llogarisë së veprave.

Lini një koment