Përzgjedhja për pejgamber

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Allahu i Madhërishëm i përzgjedhë të dërguarit dhe pejgamberët, pasi që në mesin e tyre vërteton qëndrime stoike dhe përgatitje të lartë, kur e sheh se janë të përshtatshëm për popujt e tyre, janë harmonik në kohë dhe hapësirë.

 Këtë program e pasojnë edhe udhëheqësit dhe qeveritarët, nga shkaku se kur ato dërgojnë ambasadorë te udhëheqësit botëror dhe qeveritarët e tyre përzgjedhin më të mirë për detyrat e tyre, mirëpo fatkeqësisht disa injorant refuzojnë këtë parim logjik dhe të shëndoshë.

 Idhujtarët dhe pasuesit e librit nuk e pranonin pejgamberinë e Muhamedit a.s. për faktin se ishte njeri i thjeshtë sikurse ata, dhe nuk ishte prej bijve të Israilit, atëherë Allahu ju përgjigj “Allahu e ka përzgjedhë që Ademi të jetë baba i njerëzimit. Nuhun që të jetë baba i dytë. Nga loza e tyre e ka përzgjedhë familjen e Ibrahimit dhe prej familjes së Ibrahimit familjen e Imranit.”

Idhujtarët e pranojnë përzgjedhjen e Ademit, Nuhun dhe familjen e Imranit sepse ata janë lozë e tyre.

Beni Israilët e pranojnë këtë, por gjithashtu e pranojnë edhe përzgjedhjen e familjes së Imranit sepse ata janë prej lozës së tij (Israilit), pra të Jakubit i cili është nip i Ibrahimit.

Pasi që Allahu i ka përzgjedhë këta prej të tjerëve pa pasur ndonjë specifikë të mëparshme, atëherë nuk ka asnjë pengesë që pas kësaj të mos e përzgjedhë Muhamedin, ashtu që të jetë i përzgjedhuri për gjithë botët, ashtu siç ka përzgjedhur familjen e Imranit nga të tjerët.

Selektim ka kuptimin e përzgjedhjes nga njerëzit.

Kur’ani fisnik ka sqaruar se si Allahu i Madhërishëm i përzgjedh të dërguarit kur thotë:

Ajetet 33 dhe 34:

Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe). (33) Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. Allahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha. (34)

Koncepti

– Allahu ka përzgjedhur Ademin si babë të njerëzimit dhe e ka bërë pejgamber të bijve të tij.

– Allahu e ka përzgjedhur Nuhun dhe e ka bërë të dërguarin e parë i cili është dërguar te njerëzit pasi që kanë adhuruar idhuj. Allahu i fundosi për shkak të adhurimit të idhujve dhe e shpëtoi atë dhe pasuesit e tij.

– Allahu ka përzgjedhur për pejgamber dhe për shpallje familjen e Ibrahimit dhe prej tyre zotërinë e njerëzimit dhe vulën e pejgamberëve Muhamedin.

– Allahu, nga loza e Ibrahimit e ka zgjedhur familjen e Imranit, ndërsa Imrani është baba i Merjemes dhe gjyshi i Isait a.s.

– Allahu i ka përzgjedhë këta dhe i ka bërë më të dalluarit prej njerëzve dhe prej mesit të tyre ka përcaktuar pejgamber dhe të dërguar.

Pastaj Allahu e tregon historinë e Merjemës, se si ajo ka lindur nga e ëma shterpë, ndodhi e cila është në kundërshtim me natyrshmërinë dhe se si është pranuar si shërbëtore e shtëpisë së shenjtë ose të shtëpisë së adhurimit edhe pse ajo ishte femër. E (pasi që puna është kështu) atëherë pse habiten idhujtarët dhe jehudët që i dërguari të jetë pejgamber arab dhe të mos jetë prej pasardhësve të Israilit (Jakubit).

Nëna e Merjemit është bija e Imranit. Ajo është Hana bija e Kadhudhit. Historia e saj në Kur’an është si në vijim:

Ajetet 35-37:

(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtetë Ti je Ai që dëgjon e di!” (35) E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër!” Po Allahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra.” Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar. (36) Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekerijasë. Sa herë që hynte Zekerijai në mihrabin e saj gjente te ajo ushqimin e thoshte: “Ai është nga Allahu, se Allahu atë që do pa masë e furnizon!” (37)

Lini një koment