Prej argumenteve të fuqisë së Allahut

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 Idhujtarët vazhdimisht e urrenin pejgamberin, ata nuk mund ta imagjinonin se pejgamberi duhet të jetë person që ushqehet dhe ecë nëpër tokë.

 Në anën tjetër, pasuesit e librit nuk e pranonin pejgamberin i cili nuk ishte prej radhëve të tyre, ata nuk e pranonin atë i cili nuk ishte prej bijve të Israilit.

Hipokritët dhe jehudët janë habitur (befasuar) me jetën normale të pejgamberit në mesin e umetit e tij.

Vahidiu transmeton nga Ibn Abasi dhe Ibn Maliku se ka thënë: “Kur Muhamedi a.s. e ka çliruar Meken dhe ka premtuar për mbretërinë persiane dhe romake, atëherë hipokritët dhe jehudët kanë thënë: “Mjerë, mjerë, po si do ta marrë Muhamedi mbretërinë persiane dhe romake. Ata janë më të fuqishëm dhe më mbrojtës të vetes së tyre. A nuk po i mjafton Muhamedit Mekeja dhe Medineja por po e lakmon mbretërinë persiane dhe romake.”. Për këtë shkak, Allahu i Madhërishëm ka zbritur këtë ajet:

Ajetet 26 dhe 27:

Thuaj: “O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartëson atë që do. çdo e mirë është në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!” (26) Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do! (27)

Katade ka thënë: Na është përmendur neve se i dërguari i Allahut ka kërkuar prej Zotit të tij që të na e mundësoj neve, pra umetit të tij, mbretërinë persiane dhe romake. Atëherë Allahu zbriti ajetin:

Ajetet 26 dhe 27:

Thuaj: “O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartëson atë që do. çdo e mirë është në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!” (26) Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do! (27)

Këto janë disa prej argumenteve të fuqisë së Allahut dhe madhështisë së Tij. Ai është Sundimtari absolut, Ai jep dhe privon:

– Ndonjëherë i jep edhe sundim edhe pejgamberi cilit do Ai prej robërve të Tij, siç është rasti me familjen dhe pasardhësit e Ibrahimit.

Allahu i Madhërishëm ka thënë:

“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.” (En-Nisa: 54)

-Ndonjëherë Allahu jep vetëm sundim, siç është rasti te sundimtarët e botës në të kaluarën dhe të sodit.

– Ndonjëherë Allahu e rrëzon nga sundimi cilin do prej individëve apo cilin do civilizim prej civilizimeve për shkak të padrejtësive, krimeve, çrregullimeve dhe politikave të këqija, ashtu siç i ka rrëzuar shumë shtete dhe shumë personalitete.

Allahu Famëlartë e ngritë në pozitë cilin do dhe e ulë cilin do Ai.

Ngritja dhe zbritja nuk ka të bëjë vetëm me pozitë apo pasuri. Secili njeri në njëfarë mënyre apo tjetër i nënshtrohet llojit të zbritjes dhe ngritjes me caktimin dhe dëshirën e Allahut. Allahu është i Vetmi i Cili në dorën e Tij e ka të mirën. Çdo njeri i cili ka qenë ose që do të jetë është e patjetërsueshme të ketë dobi apo begati ose për veten e tij ose për të tjerët. Allahu është i fuqishëm, fuqi absolute për gjithçka. Gjithçka vepron në bazë të urtësive, dobisë dhe të drejtësisë.

Prej argumenteve të fuqisë së Allahut, sundimit absolut të Tij dhe madhështisë së Tij është se:

– Allahu e vendos natën brenda ditës dhe e zgjatë atë apo e shkurton dhe e vendosë ditën brenda natës, duke e zgjatë apo duke e shkurtuar.

– Çështja është në dorën e Tij. Gjithësia është e Tij, qiejt dhe toka janë në dorën e Tij.

– Allahu Famëlartë bën që e gjalla të rezulton nga e vdekura dhe e gjalla të rezulton në të vdekur, në vdekje të qartë lëndore, si f.v., drithërat e thata mbijnë dhe rriten, pastaj procesi i kundërt (e njoma thahet).

– Sa i përket jetës në kuptimin abstrakt si f.v.: rezultimi i dijetarit nga padituria dhe nga dituria në mosdije. Po ashtu prej besimtarit në pabesimtar dhe prej pabesimtarit në besimtar.

– Prej argumenteve të fuqisë së Allahut është se, i furnizon të gjitha krijesat në këtë botë dhe në botën tjetër.

– Prej argumenteve të fuqisë së Allahut është se, furnizon cilin do pa llogari, pa kërkesë, nuk monitorohet, pa u lodhur, pa ndier vështirësi.

 Allahu i ka magazinat e qiejve dhe tokës të cilat nuk zbrazen, nuk harxhohen, nuk prishen, nuk pakësohen. Allahu është furnizues i Gjithmonshëm dhe Ai është Krijues i gjithçkaje.

Lini një koment