Miqësimi me armiq

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Në ndërtimin e shoqërisë islame, muslimani mban qëndrim të fortë dhe besnik.

Nuk e shkelë asnjë të drejtë prej të drejtave të shoqërisë.

Nuk mashtron dhe nuk tradhton askënd.

Nuk bëhet spiun i armiqve.

Nuk tregohet i butë dhe as nuk anon në drejtim të tyre përpos në masë e cila është në interes të përgjithshëm shoqëror.

Nuk ndihmon apo nuk vepron me armiqtë kundër interesit të shoqërisë besimtare.

Për këtë arsye, Kur’ani fisnik ka kërkuar kujdes në shumë ajete. I ka kërcënuar kundërshtarët e interesit shoqëror dhe rrugës së tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë:

Ajeti 28:

Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e Allahut nuk ka asgjë, përveç për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu jua tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij pse vetëm te All-llahu është e ardhmja. (28)

Nuk lejohet miqësia me armiqtë dhe të ndihmohen kundër besimtarëve. Këtë çështje e urren ligji dhe feja, nuk lejohet në asnjë mënyrë, vetëm në raste të jashtëzakonshme si f.v.:frika se mund të ndodhë vrasja ose dëmtimi i gjymtyrëve të trupit ose burgosja dhe kërcënimi dhe format tjera të maltretimeve dhe kjo lejohet vetëm në rastin kur gjendet (jeton) në vendin (shtetin) e armiqve. Nëse njeriu kërcënohet me fjalë dhe frikësohet se do ta maltretojnë, atëherë kjo çështje është e lejuar ligjërisht. Në këtë rast besimtari është i detyruar. Allahu i Madhërishëm thotë: “Vetëm nëse detyrohet, ndërsa zemrën e ka të mbushur plot besim.” (En-Nahl: 106)

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti është ndalesa e miqësimit me armiq. Siç thotë el-Kelbiju: “Ky ajet ka zbritur për hipokritët, Abdullahun dhe shokët e tij. Ata miqësoheshin me jehudët dhe idhujtarët dhe u dërgonin atyre informata dhe shpresonin se do të triumfojnë ndaj pejgamberit a.s.” Atëherë Allahu i Madhërishëm e zbriti këtë ajet dhe i ndaloi besimtarët të veprojnë sikurse ata.

Kemi edhe shkak tjetër të cilin e ka përmendur Ibni Abasi, ai ka thënë: “Ajeti ka zbritur për Ibadete bin Es-Samedin el-Ensarijun i cili ka marrë pjesë në betejën e Bedrit. Ai ishte i njohur në Medine. Kur Muhamedi a.s. ishte në betejën e Hendekut (Ahzabit), Ibadete i thotë: O i dërguar i Allahut 500 pjesëtarë të jehudëve janë me mua, mendoj të më bashkëngjiten në këtë betejë dhe të fitojmë ndaj armikut (idhujtarëve të Mekes). Për këtë shkak ka zbritur ajeti:

Ajeti 28:

Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e Allahut nuk ka asgjë, përveç për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu jua tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij pse vetëm te All-llahu është e ardhmja. (28)

Pastaj Allahu i ka kërcënuar tradhtarët të cilët rrezikojnë të ardhmen e umetit (shoqërisë së tyre) ku thotë:

Ajetet 29 dhe 30:

Thuaj: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja ose, e publikoni, Allahu e di gjithçka ka në qiej e ç’ka në tokë; Allahu është i plotfuqishëm për çdo send. (29) Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vetes atë që veproi, mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). Allahu u jep të frikësohen prej dënimit Tij, megjithëqë Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve. (30)

Koncepti

Allahu di çka fshihet në zemrat e njerëzve dhe çka e shprehin haptazi (publikisht). Po ashtu, Allahu di çka ndodhë në qiej dhe në tokë, e prej atyre e di çështjen e armiqve ose kush shkon pas tyre. Allahu ka fuqi të plotë për çdo çështje.

Njeriu duhet të ketë kujdes për ditën e gjykimit ku do të jetë trishtim për ta. Aty do t’i paraqitet njeriut çdo gjë që ka vepruar, qoftë e mirë qoftë e keqe, e paktë apo e shumtë:

– Nëse vepra është e mirë, e gëzon autorin e asaj vepre.

– Nëse vepra është e keqe, autori i asaj vepre do të kishte dashur që vepra e tij të jetë larg në raport me veten e tij në distancë të lindjes dhe perëndimit.

Njerëzit duhet të kenë kujdes ndaj ndëshkimit prej Allahut nëse kundërshtojnë.

Allahu është i butë me robërit nëse janë të dëgjueshëm dhe i përmbahen urdhrave dhe në anën tjetër i largohen ndalesave.

Përfundim

Allahu ka ndaluar përhapjen e informatave sekreteve te armiqtë të cilët e dëmtojnë shoqërinë islame.

Nuk ka kurrfarë pengese që të veprohet mirë me jomuslimanët dhe për të pasur raporte të mira, nëse ata jomuslimanë janë prej atyre që nuk bëjnë përgatitje për komplot ndaj muslimanëve dhe nuk i dëmtojnë muslimanët. Sa i përket atyre të cilët i dëbojnë muslimanët nga vatrat e tyre si f.v. në Palestinë e gjetiu, nuk lejohet miqësimi me ta, por duhet kundërshtuar deri sa të çlirohen vendet e okupuara.

Lini një koment