Lehtësimi në obligime ligjore

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Islami është fe e lehtësimeve dhe tolerancës. Nuk parasheh obligime të rënda dhe të mërzitshme. Nuk ka vështirësi në kryerjen e urdhrave apo ndalimin prej ndalesave, ashtu që muslimanët të jenë të qetë dhe të lumtur, të jenë detyra të vazhdueshme dhe jo të lodhshme, as të mërzitshme. Kjo është begati e Allahut për umetin islam. Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu dëshiron lehtësim për ju dhe nuk dëshiron vështirësim për ju.” (El-Bekare: 185)

 Në ajet tjetër: “Dhe nuk ka paraparë për ju në fe diçka çka është e rëndë.”

Allahu i Madhërishëm po ashtu thotë: “Frikësojuni Allahut në bazë të mundësive tuaja.” (Et-Tegabun: 16)

Begati shtesë prej Allahut është se na e ka mësuar lutjen për të kërkuar lehtësim dhe lehtësime në kryerjen e obligimeve dhe detyrave në ligjet sheriative. Na ka mësuar edhe formën e lutjes si në vijim:

Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (286)

Sidiju ka thënë: Kur ka zbritur ky ajet dhe janë lutur në këtë mënyrë, Xhibrili i ka thënë pejgamberit: “Allahu e ka vepruar (e ka lehtësuar) këtë për ta o Muhamed”. Ky është argument se këto shtatë lutje janë të pranuara për Muhamedin prej Allahut.

Lutja e parë dhe e dytë prej këtyre lutjeve: Zoti ynë mos na ndëshko nga harresa e tepërt, nuk është qëllimi se nuk mund të gabohet fare. Pasi që jemi të liruar se çka mund të veprojmë ose çka kemi vepruar e që ka qenë dashtë të mos e veprojmë. Pejgamberi a.s. e ka vërtetuar se: është hequr ndëshkimi për veprimin e paqëllimshëm, me harresë dhe veprimin nën trysni të tjerëve.

Ibn Maxhe dhe të tjerët transmetojnë se Muhamedi a.s. ka thënë: Allahu e ka tejkaluar ndëshkimin për umetin tim nëse veprojmë gabim, me harresë dhe nën trysni.

Lutja e tretë: Zoti ynë mos na obligo me diçka të rëndë të cilën nuk mund ta përballojmë dhe është tepër vështirë për ta zbatuar.

Popujt tjerë të mëhershëm, për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë së tyre, për të ju falur mëkati janë obliguar me kushtëzime të rënda saqë për pranimin e pendimit të tyre janë kushtëzuar si f.v., me vrasje të njëri-tjetrit. Janë obliguar me largimin e papastërtisë nga vendi ku ndodhet ndyrësira. E raste tjera të ngjashme të rënda dhe veprime të rënda.

Lutja e katërt: Zoti ynë mos na ngarko me atë çka është mbi mundësinë tonë me dënime dhe me trazira, mos na vështirëso ashtu siç ke vështirësuar gjendjen e atyre para nesh dhe mos nga ngarko me vepra të pamundura.

Lutja e pestë, e gjashta dhe e shtata: Zoti ynë, na fal neve për veprimet tona dhe na tolero nëse kemi lënë gjë mangët.

Na i fsheh mëkatet të cilat i kemi vepruar.

Na fal mëkatet mes nesh dhe robërve të tu.

Mos ua zbulo atyre mëkatet tona dhe mos e lejo të paraqiten publikisht veprat tona të ndyta.

Na vlerëso me mëshirën tënde gjithëpërfshirëse që të mos gabojmë në hapin tjetër.

Ti o Zot, i ke në kompetencë çështjet tona. Na ndihmo, vetëm te Ti jemi mbështetur.

Te Ti jemi kthyer dhe jemi penduar.

Nuk ka forcë që mund të lëvizë diçka pos forcës Tënde.

Na ndihmo ndaj popullit pabesimtar. O Zot i gjithë botëve!

Të gjitha këto shtatë lutje kanë vetëm një qëllim, fitimin e hyrjes në xhenet. Besimtari dhe besimtarja le të angazhohen që t’i përsërisin shpesh. Buhariu dhe të tjerët transmetojnë nga Ibn Mes’udi se pejgamberi a.s. ka thënë: “I mjaftojnë për gjithë natën atij i cili në mbrëmje i lexon dy ajetet e fundit të suretul Bekare”që do të thotë për lutje të mbrëmjes.

Ali ibn Talibi r.a. ka thënë: “Nuk mendoj se një musliman me mendje të shëndoshë fle pa i kënduar ato.”

Imam Ahmedi transmeton se pejgamberi a.s. ka thënë: Më janë dhënë këto ajete të fundit të suretul Bekare nga thesari i nën Fronit (Arshit) të cilat nuk i janë dhënë askujt tjetër para meje.

Lini një koment