Ajeti i borxhit

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Çështjet e raporteve ekonomike në mes vete dhe të akteve, islami i organizon mbi parimin e drejtësisë, barazisë dhe urtësisë. I siguron të drejtat e njerëzve, e garanton pasurinë e tyre dhe i edukon në zbatimin e marrëveshjeve dhe që veprimtaritë e afateve të bëhen në format e regjistrimeve dhe dokumenteve, dëshmive dhe dëshmitarëve, si formë sigurie në mes njerëzve dhe për të mënjanuar mundësinë e mohimit të bazës së të drejtës dhe në rast të mospranimit, për shkak të besimit, çrregullimit, fajësive dhe lakmive.

Organizimi i raporteve të veprimtarive ndërnjerëzore është vendosur në ajetin më të gjatë të Kur’anit fisnik për të pasur parasysh dhe për të siguruar interesat dhe për të parandaluar konfliktet dhe hasmëritë për shkak të pasurisë. Allahu i Madhërishëm ka thënë:

Ajeti 282:

O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiri juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar Allahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet Allahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mendërisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burra e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te Allahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të Allahut). Keni frikë Allahun se Allahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo send. (282)

Ky ajet fisnik rregullon një pako të rregullave dhe ligjeve në të cilat kanë të bëjnë me raportet ndërnjerëzore.

E para: Është rregull edukativ që afati i borxhit të regjistrohet, pa marrë parasysh se afatizimi ka të bëjë me afatin e borxhit, me afatin e shitblerjes apo me afatin e aktit të paradhënies.

Regjistruesi duhet të jetë i drejtë, të ketë përgatitje arsimore për regjistrim dhe të kushteve të akteve. Përderisa ekziston mundësia e regjistrimit të borxheve dhe afateve të tyre të mos anashkalohet një veprim i tillë. Ai duhet të regjistrojë, ashtu siç ka marrë njohuri prej mësimeve që janë të parapara prej Allahut, pa shtuar asgjë, pa pakësuar asgjë dhe pa e dëmtuar askënd.

Borxhliu, kur të regjistrojë borxhin, duhet ta regjistrojë me përpikëri, ashtu që gjatë plotësimit të formularit as të mos shtojë dhe as të mos pakësojë asnjë të drejtë.

Nëse juridikisht, borxhliu është i paaftë dhe nuk mund të ketë të drejtë të administrojë me pasurinë e tij, ose për shkak të mendjelehtësisë së tij ose është i dobët për shkak të vegjëlisë ose pleqërisë ose nuk mund të plotësojë regjistrin për shkak të paditurisë së tij ose për shkak të belbëzimit të tij, atëherë këtë çështje e merr përsipër kujdestari i afërt ose i largët, i cili përkujdeset për çështjet e tij ose i autorizuari i tij, ose përkthyesi i tij.

Përmbushja duhet të realizohet me drejtësi dhe me dëshmi të drejtë:

– ose me dëshminë e dy burrave të moshës madhore – të kenë imunitetin e mençurisë dhe të jenë të drejtë:

– ose me dëshminë e një burri dhe dy femrave.

 Kjo për shkak të përkujdesjes së grave në çështje madhore dhe mosprecizitetit të tyre, për shkak të angazhimit të tyre në familje dhe të edukimit të fëmijëve dhe kjo sinjalizon papërgatitjen profesionale të tyre në këtë çështje.

Dëshmitarët duhet të dëshmojnë kur kërkohet dëshmia e tyre, nga shkaku se fshehja e dëshmisë është mëkat dhe shpërfillim i të drejtave.

Regjistruesi apo dëshmitari nuk duhet të dëmtojë asnjërën prej palëve, duke shtuar apo pakësuar në njërën apo palën tjetër.

Në aktet tregtare të shitblerjeve të shpejta në të cilat dorëzimi bëhet i menjëhershëm, nuk ka nevojë regjistrimi sepse pagesa bëhet e menjëhershme.

Të gjitha palët duhet t’i frikësohen Allahut në të gjitha çështjet të cilat urdhërohen apo në të gjitha çështjet për të cilat ndalohen.

Lini një koment