Tregimi i Ibrahimit, Nemrudit, Uzejrit dhe gomarit të tij

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Besimtarin e mprehtë, Allahu i Madhërishëm e ilustron me një shembull të qartë, atë të Ibrahimit a.s. Kjo, për të sqaruar argumentin e natyrshëm të besimit dhe argumentet e pabesimtarëve si të mposhtura dhe të pavlefshme.

 Pastaj, për të vërtetuar ekzistimin e Zotit dhe fuqinë e Tij në krijimin e shpirtrave, për procesin e ringjalljes pas zhdukjes, vazhdon me tregimin e Uzejrit dhe gomarit të tij. Këtë e shohim në ajetet fisnike në vijim:

Ajetet 258-260:

A nuk ke arritur të dish për atë që përse Allahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unë jep jetë dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. Allahu shpie në rrugë të drejtë popullin mizor. (258) Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: “Si e ngjallë Allahu këtë pas shkatërrimit të tij?” e Allahu e bëri të vdekur atë (pyetësin – Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i vdekur)?” Ai tha: “Një ditë, ose një pjesë të ditës!” Ai (Allahu) Tha:” Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: “U binda se me të vërtetë Allahu ka mundësi për çdo send!” (259) “Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpezë pranë vete (theri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vendose nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se Allahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” (260)

A nuk e ke ditur tregimin për Nemrudin, i cili ishte mbret arrogant, i cili ka qenë mbret i Babilonisë në Irak, i cili debatoi me Ibrahimin a.s. për Zotin e Madhërishëm, pasiqë ai kishte mbretëri dhe tregohej arrogant dhe mashtrues, i cili kishte mohuar begatitë e Allahut kur ka thënë: O Ibrahim, cili është Zoti yt?

 Ibrahimi i thotë: Zoti im është Ai i cili krijon, ngjallë dhe i cakton vdekjen krijesave.

Nemrudi i thotë: Edhe unë gjithashtu caktoj jetën dhe vdekjen.

Ibn Abasi ka thënë: Nemrudi i ka sjellë në skenë dy njerëz, njërin e ka ekzekutuar, tjetrin e ka falur dhe e ka lejuar dhe kështu ka pretenduar se i ngjallë dhe i vret (i mbytë).

Ky krahasim ka qenë i gabuar, nga shkaku se Ibrahimi ka dashur të tregojë se Allahu është Ai i cili krijon jetën dhe vdekjen e gjallesave, mirëpo atëherë Ibrahimi a.s. i thotë: Vërtetë Allahu ka caktuar që dielli të lind nga lindja, atëherë bëje që të lind nga perëndimi.

 Ky fakt dhe argument nuk i ka dhënë mundësi Ibrahimit që të jetë i shpërfillur.

 Në atë moment pabesimtari habitet dhe e humb toruan. Allahu nuk lejon që pabesimtarët të orientohen në rrugë të drejtë pasi që ata kanë zgjedhur rrugën e largimit.

O pejgamber, a e ke parë shembullin e Uzejrit, i cili ishte prej bijve të Israilit, kur ishte duke kaluar pranë një qyteti të tokës së Mesxhidi Aksasë, pasi që Buhtensari e kishte shkatërruar dhe kishte mbetur i zbrazët nga banorët, shtëpitë në këmbë ose i ka parë shtëpitë e shkatërruara, ndërsa banorët të vdekur për toke dhe thotë (në vetvete), si do t’i ringjallë banorët e këtij vendi ose si do të rikthehet jeta në këto vendbanime, në këto ndërtesa me banorët e saj. Allahu e bëri që të vdes dhe të qëndrojë i vdekur njëqind vite, pastaj e ringjalli duke i dhënë jetë. Ai thotë: Sa kam qëndruar i vdekur këtu, dhe sipas mendimit të tij thotë: Kam qëndruar një ditë ose një pjesë dite, duke menduar se ka fjetur dhe i ka rënë të fikët. Zoti i tij i thotë: Përkundrazi, ti ke qëndruar i vdekur njëqind vite. Shiko çka ke pasur me vete, ushqimin dhe pijen, me caktimin e Zotit nuk ka ndryshuar aspak edhe pse ka kaluar kohë e gjatë. Në anën tjetër shiko gomarin tënd i cili ka ngordhur, se si ngjallet ai, pasi që i janë shpërndarë të gjitha pjesët e tij, ashtu që e kam bërë një shembull (mostër) të ringjalljes pas vdekjes dhe argument për fuqinë Tonë. Vështro në eshtrat se si i ngrehim një nga një dhe i bashkojmë pjesët e tij, e pastaj i kthejmë në vendin e tyre, pastaj i veshim me mish. Pasi që praktikisht e pa me sytë e tij dhe pasi mahnitet thotë: E di dhe jam plotësisht i bindur dhe i qetë se Allahu ka mundësi për çdo gjë. Nuk mund t’i ikë asgjë në tokë dhe në qiell.

O i dërguar, përkujtoje kur Ibrahimi a.s. ka thënë: Zot më bëj të shoh me shikim të syrit, jo me shikim të zemrës, që të qetësohet zemra ime në çështjen se si i ringjallë të vdekurit.

Allahu i thotë: A nuk po beson në fuqinë Time në ringjallje derisa të shohësh me sy?

Ai i thotë: Gjithsesi Zoti im, besoj. E kam ditur dhe kam besuar në fuqinë Tënde, mirëpo e parashtrova këtë pyetje që të forcohet bindja ime duke ia bashkëngjitur besimit tim argumentin praktik me sy.

 Zoti i thotë: Merri katër shpend, bashkoji, pastaj priti ato shpend dhe vendose në secilën kodër nga një pjesë, pastaj thirri dhe do të drejtohen drejt teje duke fluturuar me shpejtësi. O Ibrahim, dije se Allahu është i fuqishëm, triumfues mbi çdo gjë, i urtë në krijimin dhe planifikimin e Tij.

Lini një koment