Shpenzimi në rrugë të Allahut dhe rregullat e tij

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shumica e njerëzve shpenzojnë pasurinë e tyre për interesa të posaçme të tyre dhe sipas dëshirave të tyre dhe për përfitime materiale. Një pjesë e vogël e njerëzve shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugë të Allahut dhe për interes të përgjithshëm sublim të umetit (shoqërisë). Për këtë arsye, Kur’ani fisnik ka nxitur në shpenzim në rrugë të Allahut dhe ka treguar se e mira shpërblehet dhjetëfish deri në shtatëqind fish e edhe më shumë.

Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 261:

Shembulli i pasurisë së atyre që japin në rrugën e Allahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet. (261)

Ky pasqyrim praktik, sensitive, i shpërblimit dhe shumëfishimit të shpërblimit nëse shpenzohet në rrugë të Allahut tregon se, shpërblimi shtohet në shtatëqind fish, pastaj Allahu shumëfishon për cilin do Ai. Kështu pra, Ai është begatues i madh, Fisnik dhe i Ditur për çdo gjë.

 Ky ajet ka të bëjë për ndihmat vullnetare për të cilat rrugët janë të shumta. Në të bëjnë pjesë të gjitha rrugët e devotshmërisë, të gjitha fondacionet të cilat sjellin dobi për fe dhe për muslimanët. Më e mira dhe më me vlerë është shpenzimi në luftën që të lartësohet fjala e Allahut më së larti.

Ibn Umeri ka thënë: Kur ka zbritur ky ajet, pejgamberi a.s. ka thënë (e ka transmetuar Ibn Habani në sahihun e tij dhe të tjerët): “O Zot shto për umetin tim” dhe ka zbritur ajeti: “Pa dyshim se Allahu do t’i shpërblejë durimtarët pa llogari.”

Prej rregullave edukative të shpenzimit është që shpenzimi (ndihmat vullnetare) të bëhet fshehtazi, vetëm për Allah dhe jo të bëhet për sy e faqe, për famë dhe reputacion.

Prej rregullave edukative të shpenzimit është që, atij të cilit i shumëfishohen shpërblimet, të mos e përmend, të mos e përfol dhe të mos e pasoj me lavdërim. Ja si e tregon Allahu rastin e atij i cili shpenzon për Allah dhe shpreson shpërblimin:

Ajeti 262:

Ata që për hir të Allahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë, ata as që do të brengosen. (262)

Termi “men” ka kuptimin epërmendjes së bamirësisë dhe sinjalizimi i shpeshtë për ndihmë dhe krekosja me të.

Termi “edha” është ofendim dhe nënçmim. Kjo është më gjithëpërfshirëse se termi “men”, nga shkaku se termi “men” është pjesë e termit “edha”.

Nëse njeriu nuk dëshiron të jep ndihmë vullnetare, atë veprim ta bëjë në heshtje dhe me mirësi.

Përdorimi i fjalës “fjalë e mirë dhe sjellje të mirë” ka për qëllim fjalë që nuk shkakton të keqe. Fjala e mirë e qetëson shpirtin e lypësit. Kjo kategori e njerëzve është më e mirë se kategoria e lypsarëve dhe ndihmëtarëve vullnetarë të cilët ndihmat e tyre i shprehin me lëvdata dhe i nënçmojnë të tjerët, të cilat veprime shkaktojnë dëm sepse lëmosha është ligjësuar për t’i afruar njerëzit me njëri-tjetrin dhe për ta minimizuar zilinë dhe urrejtjen e një kategorie të njerëzve. Lavdërimi dhe krekosja zhvendos gjendjen e mirë në jo të mirë. Allahu i Madhërishëm ka thënë:

Ajeti 263:

Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e mirë se një lëmoshë që përcillet me të keqe. Allahu nuk ka nevojë për askënd, është i Butë. (263)

Pastaj, Allahu ju drejtohet besimtarëve me cilësinë e besimtarit me qëllim që ta pranojnë dhe ta zbatojnë me përkushtim, ndërsa haptazi e ndalon formën e lavdërimit dhe ofendimit ku thotë:

Ajeti 264:

O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk beson Allahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar mbi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. Allahu nuk udhëzon popullin pabesimtar. (264)

Dijetarët kanë thënë: Allahu na e bën me dije se ndihmën vullnetare dhe lëmoshën të cilën e jep njeriu me lavdërim dhe ofendim, Allahu nuk e pranon nga shkaku se, ai i cili lavdërohet dhe ofendon është i njëjtë me atë i cili jep lëmoshë për famë dhe syfaqësi.

Ai i ngjanë një rrase guri ku mbi të ka pak dhe, dhe kur zbret shi i madh, rrëshqet dheu dhe zhduket, ndërsa guri mbetet i zbrazët. Kështu është situata me atë i cili jep për famë dhe me syfaqësi, nga shkaku se ai është i veshur me rrobë të të tjerëve dhe jo me rrobën e tij, pastaj ka dëshirë që të mos zbulohet çështja e tij. Dhe atë rrobë të veshur e ka si dheu mbi një rrasë guri, të cilin dhe e bartë shiu rrebesh dhe nuk mbetet asgjë prej tij.

Lini një koment