Ligjet rreth statusit të gruas së cilës i vdes burri

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pas shkëputjes së lidhjeve martesore edhe më tutje mbesin gjurmë të kurorëzimit, si garanci për gruan, sigurimin e nderit dhe krenarisë së saj dhe përkujtim të begative të kurorëzimit. Për të siguruar të drejtat bashkëshortore, se ndoshta mund të ketë ndonjë fëmijë i cili lind prej tij, përkohësisht pengohet fejesa me ndonjë burrë tjetër, e cila periudhë kohore quhet “iddet”, andaj deri sa t’i skadojë iddeti nuk miratohet ndonjë akti i ri i kurorëzimit me një burrë tjetër.

Islami e ka ligjësuar iddetin për të ditur se mos rastësisht ekziston shtatzënia. Mbajtja e ditëzive për gruan, ka kuptimin vetëm të idetit, që do të thotë: i mohohet stolisja e saj me rroba të mira, parfumimi, e të ngjashme, të cilat janë të njohura në kozmetikë.

Qëndrimi në shtëpinë në të cilën ka jetuar gruaja në momentin e vdekjes së burrit të saj, e ai vendbanim është vendbanimi i burrit, pos nëse ka arsye të transferohet në vendbanim tjetër, si f.v. te familja e saj.

Afatizimi i iddetit të gruas së cilës i vdes burri është katër muaj e dhjetë ditë. Pasi të skadojë iddeti, nuk i ndalohet gruas që të stoliset, që të del nga shtëpia, të fejohet ligjërisht me burrë tjetër, pra që nuk është e ndaluar ligjërisht.

Allahu është i Ditur, i informuar se çka veprojnë burrat dhe gratë. Çdonjëri do të ndëshkohet për çfarëdo devijimi, deformimi apo anashkalimi të ndonjë ligji të etikës apo moralit. Duke sqaruar këtë ligj Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 234:

E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme më veten e tyre. Allahu hollësisht e di çka veproni. (234)

Ligji fisnik e lejon që ndonjë burrë të paraqet indirekt dëshirën për t’u fejuar me një grua së cilës i vdes burri apo është shkurorëzuar përgjithmonë, në format si p.sh. burri e lavdëron veten e tij, i tregon vlerat e tij për ndonjë martesë, ose dhuron dhuratë, ose e cilëson me cilësi të cilat janë të përshtatshme për martesë me të apo për krijimin e familjes së re, mirëpo duke mos premtuar fshehurazi ose duke bërë marrëveshje sekrete. Kjo mënyrë e veprimit dëmton. Nuk është edukative dhe as e përshtatshme në asnjë çast, por vetëm se me fjalë të cilat nuk janë të urryera ligjërisht si f.v.: Ajo çka premtohet prej njerëzve të edukuar, me fjalë të mira dhe me simbolika të lehta, ashtu siç ka vepruar pejgamberi a.s. me Umi Selmete kur i ka vdekur burri asaj, i ka përmendur asaj pozitën te Allahu i Madhërishëm.

Në asnjë mënyrë nuk lejohet akti i kurorëzimit para skadimit të iddetit, por lejohet akti i kurorëzimit pas iddetit.

Njerëzit duhet pasur parasysh se monitorohen nga Allahu dhe duhet frikësuar nga ndëshkimi prej Tij.

Allahu e di se çka fshihet në zemra.

Allahu është Falës, i Mëshirshëm, nëse mëkatet ndodhin pa qëllim.

Allahu është i Butë, nuk përshpejton në ndëshkim. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 235:

Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. Allahu e di se ju do t’ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t’u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se Allahu e di çka fshihni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se Allahu shumë falë është i butë. (235)

Përfundim

– Ndalohet fejesa gjatë iddetit, nëse fejesa bëhet deklarativisht.

– Ndalohet kategorikisht akti i kurorëzimit para skadimit të afatit të idetit.

– Duhet përmbajtur të drejtave bashkëshortore.

– Duhet të definohet qartë pastërtia e mitrës së gruas në mënyrë që të pengohet ngatërrimi i pasardhësve.

Lini një koment