Ligjet e shkurorëzimit 2

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Islami nuk lejon t’i bëhet dëm askujt, pa marrë parasysh a është musliman apo jo musliman, pa marrë parasysh a është fqinj apo jo, pa marrë parasysh a është i afërt apo i largët, pa marrë parasysh a është burrë apo grua. Kjo, ngase dëmi nga sulmi ndaj tjetrit është krim dhe padrejtësi.

Padrejtësia është çështje e shëmtuar. Sulmi dhe armiqësia e vazhdueshme është e keqe zinxhirore nuk prodhon mirësi por është shkak i përfundimt të keq të vet të padrejtit.

Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar që raportet bashkëshortore të jenë të atilla  ashtu që, ose të vazhdohet jeta me mirësi ose të bëhet ndarja mes tyre.

Mbajtja me mirësi: Është të dhënurit afat pas shkurorëzimit të parë, ose të dytit, për jetë të mirë dhe për raporte të mira, për të ju përmbajtë të drejtave bashkëshortore, për t’i eliminuar shkaqet e padëshiruara, ose për t’i menjanuar ngatërresat.

Lëshimi (shkurorëzimi) me mirësi: Për t’i dhënë mundësinë gruas për të plotësuar pritjen (idetin) pas shkurorëzimit të dytë, ashtu që të jetë më e aftë për veten e saj, atëherë kur nuk kthehet më te bashkëshorti i saj, të mos mbetet e varur dhe e dëmtuar, të mos mbetet as e martuar dhe as e pamartuar.

Prej shkurorëzimit me mirësi: Shkurorëzimi i tretë i gruas, me atë rast burri lirohet në tërësi prej saj.

Kur’ani i ka konfirmuar këto dispozita ligjore. Allahu Famëlartë thotë:

Ajeti 231:

E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send. (231)

Kjo është ndalesë për burrin që të mos e keqpërdor iddetin e gruas për ta dëmtuar ashtu që e vonon deri në fund të iddetit pastaj e shkurorëzon. Ky është dëmtim i qartë dhe është i pavlefshëm për gruan me iddet sepse e lëndon dhe krijon mërzi, sepse ajo mbetet as e martuar dhe as e shkurorëzuar.

Nuk lejohet për burrin që ta mbanë dhe ta kthen gruan për ta dëmtuar.

Po ashtu kjo vlen edhe nga e gruas. Nuk lejohet që kujdestari i saj ta pengon kthimin e saj te burri i saj i mëparshëm pasi të përfundon Iddeti (afati i pritjes) ose ta pengon që të martohet me burrë tjetër nëse pajtohen dhe harmonizohen. Allahu i Madhërishëm thotë:

“E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.” (El-Bekare, 231)

Shkaku i zbritjes së ajetit:

Ajeti ka zbrit për Muakal bin Jesarin dhe motrën e tij, -ose është e mundur se ka zbrit për Xhabir bin Abdullahun – kjo ngase burri i saj e kishte shkurorëzuar motrën e tij, ose vajzën e axhës së tij dhe e ka lënë varur deri sa i ka përfunduar Iddeti, e pastaj ka dashur që ta rikthej.

Xhabiri i thotë: E ke lënë varur edhe pse e ke nën kurorë. Nuk e lejoj të martohet me ty kurrë. Atëherë ka zbrit ky ajet.

Muakali ka thënë: “E kam martuar motrën time me një njeri. Ai e ka shkurorëzuar. Pastaj, para se t’i përfundonte Iddeti ka ardhur për ta fejuar”.

Pastaj i kamë thënë: “E kam martuar me ty, e kam dorëzuar te ti dhe të kam nderuar. Pastaj ti e shkurorëzove. Pastaj po vjen prapë dhe po e kërkon dorën e saj? Jo, për Zotin jo. Nuk e kthej te ti kurrë.”

Muakali  ka thënë për mikun  vet: Ka qenë njeri i mirë, ndërsa gruaja dëshironte të kthehej tek ai. Atëherë Allahu e ka zbrit ajetin:

“E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.” (El-Bekare, 231)

Atëherë i kam thënë vetes: “O Muakal tani do të veproj siç thua ti o i dërguar i Allahut dhe e kam lejuar të martohet me të”.

Nëse ekziston mundësia e furnizimit dhe harmonizohen burri e gruaja dhe gjendet mundësia e mehrit të ngjashëm, atëherë kujdestari e ka të ndaluar që ta pengon atë martesë.

Ndonjëherë i varfëri fisnik është më i mirë se sa i pasuri i keq i cili ka shumë pasuri.

Lini një koment