Përkujdesja (menaxhimi) ndaj pasurisë së jetimit

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Sheriati islam përkujdeset për gjendjen dhe kushtet e jetimit, për dobësinë e tyre. Kjo për shkak të papërvojës së tyre dhe moshës së re të tyre për të menaxhuar, administruar me pasuri dhe sigurimin dhe garantimin e pasurisë së tyre. Për këtë arsye, ka ligjësuar ligje posaçërisht për ta. Prej atyre ligjeve është që kujdestarë për jetimët dhe pasurinë e tyre të jenë të afërmit e mëdhenj të tyre si f.v., prindi (i të vdekurit), gjyshi, etj., dhe ka paraparë masë lehtësuese për kujdestarët e jetimit, përderisa pasuria e tyre gjendet paralel me pasurinë e tyre.

Arabët e përzienin pasurinë e jetimit me pasurinë e tyre. Seid bin Xhabiri ka thënë: Kur ka zbritur ajeti:

“Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehenemit.” (En-Nisa: 10)

Pas zbritjes së këtij ajeti, kujdestarët e jetimëve tërhiqnin pasurinë e tyre, me fjalë tjera janë frikësuar që të përziejnë pasurinë e tyre me pasurinë e jetimëve dhe kanë themeluar vetëm fondin e tyre, kështu që në disa raste shkaktonte dëm në pasurinë e jetimëve. Për këtë arsye ka zbritur ajeti:

Ajeti 220:

(të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: “Po t’i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. Allahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte Allahu do t’ju rëndojë. Allahu është më i fuqishëm, më i urti. (220)

Kur sehabet e kanë pyetur pejgamberin a.s. se a të përziejnë pasurinë e tyre me pasurinë e jetimëve apo t’i shmangen dhe të mos e përziejnë? Pejgamberi a.s. u thotë:

– Nëse shmangia është për dobinë e pasurisë së jetimit, kjo është më e mirë, ndërsa

– nëse përzierja është në dobi të pasurisë së jetimëve, kjo është më e mirë, sepse ata janë vëllezër për nga feja dhe gjaku. Ju duhet që pasurinë e tyre ta menaxhoni për të mirën e tyre.

Allahu i Madhërishëm e di të mirin dhe të keqin dhe secilin do ta shpërblejë në bazë të punës. Po të dëshironte Allahu, do ta vështirësonte çështjen për ju ashtu që të ju obligonte të shmangni pasurinë tuaj prej pasurisë së tyre, ose do t’ju obligonte që pasurinë tuaj ta përzieni me pasurinë e tyre, mirëpo Allahu e parasheh se çka është në dobi të jetimit dhe nuk ju vështirëson juve. Allahu i Madhërishëm është i Fuqishëm, nuk humb, është i Urtë me ligjet dhe parashikimet e Tij. Ligjëson vetëm atë që është e dobishme dhe ligje që kanë urtësi. I vendos çështjet në vendet meritore.

Ky ligj ka qenë masë lehtësues për kujdestarët e jetimëve. E përzienin ushqimin e tyre me ushqimin e jetimëve. E rëndësishme është që të veprohet me drejtësi duke e ditur se monitorohet prej Allahut.

Përzierja e pasurisë së jetimëve me pasurinë e kujdestarëve të tyre duhet të jetë e përkohshme, pra vetëm deri sa ata janë të vegjël. Kur të rriten jetimët është e obligueshme që t’u jepet pasuria atyre.

Kur’ani ka tërhequr vërejtjen që të mos të shpërdorohet pasuria e jetimit, në atë mënyrë që të merret pasuria e tij me pasurinë e kujdestarit, e pastaj e mira të mbetet te kujdestari i jetimit, ndërsa e keqja t’i kthehet jetimit. Po ashtu, nuk lejohet që pafundësisht të bëhet përzierja e pasurisë së kujdestarit me pasurinë e jetimit. Kush vepron kështu, ai bën mëkat të madh. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Bonjakëve (jetimëve) kur të rriten jepuani pasurinë e tyre, dhe mos e ndërroni të pastrin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) dhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, sepse ky është mëkat i madh.” (En-Nisa: 2)

që nënkupton mëkat të madh.

Po ashtu, para se t’i dorëzohet jetimit pasuria e tij, duhet të mësohet që të menaxhojë mirë pasurinë e tij, duhet të ushtrohet para se të arrijë moshën madhore në fenë e tij dhe në menaxhimin e pasurisë së tij. Kur të arrijë pjekurinë dhe i mbush 15 vite dhe kujdestari e sheh pjekurinë e tij, që do të thotë e sheh se është në gjendje të menaxhojë pasurinë e tij dhe të zbatojë fenë e tij, i dorëzohet pasuria. Para viteve të pubertetit të fëmijës jetim, kujdestari i tij nuk duhet të shpenzojë nga pasuria e jetimit.

Kujdestarit të varfër të fëmijës jetim, i lejohet që të ushqehet në bazë të punës të cilën e bën nga pasuria e jetimit, përderisa,

kujdestari i pasur i fëmijës jetim duhet të përmbahet dhe të mos ushqehet nga pasuria e jetimit.

Kur t’i dorëzohet jetimit pasuria, mirë është të prezantojnë dëshmitarë, ashtu që të mos ketë konflikte në të ardhmen. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonja atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur, le të i ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t’jua dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që Allahu është llogaritës.” (En-Nisa: 6)

Nënkuptohet se, mjafton Allahu që të jetë sigurues dhe garantues i pasurisë së krijesave të Tij dhe i Cili kërkon llogaridhënie prej tyre.

Lini një koment