Ndalimi i bixhozit dhe dëmet prej tij

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Ashtu siç Allahu e ka ndaluar alkoolin, ashtu e ka ndaluar edhe bixhozin. Në ajetet e ndalesës e ka krahasuar ndalimin e bixhozit me ndalimin e alkoolit, pasiqë në secilën prej tyre humbet materialisht. Allahu i Madhërishëm ka thënë:

Ajeti 219:

Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën!” Kështu ua sqaron Allahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq). (219)

Allahu i Madhërishëm thotë:

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (El-Maide: 90)

Në kohën e injorancës arabët luanin lojën e fatit si në vijim:

I merrnin dhjetë shigjeta. Në shtatë prej tyre shkruhej për fat dhe secila prej tyre e kishte të shkruar hisen (pjesën) e merituar, ndërsa në tri prej dhjetë shigjetave shkruhej se nuk ka hise (pjesë) në fat. Secila prej shigjetave e kishte emrin. Shumica prej tyre ishin “me fat”, pakica prej tyre ishin “pa fat”.

Në sezonin dimëror, kur bëhej ftohtë për të varfrit, bashkonin mjetet financiare të të pasurve dhe të të varfërve dhe i blinin devetë, pastaj preheshin devetë, pastaj i vendosnin dhjetë shigjeta në një kuti, pastaj njëri prej bixhozçinjve i lëvizte dy-tri herë, pastaj i nxirrte shigjetat. Cilit i paraqiteshin shigjetat pozitive (me fat) merrte hise, ndërsa cilit i paraqiteshin shigjetat negative (pa fat) nuk merrte asgjë dhe të hollat për deve i humbnin dhe të hollat e hiseve të fituara ua paguanin të varfërve dhe nuk mund të ushqeheshin me mish dhe për këtë krenoheshin. Kush nuk u bashkëngjitej atyre, e ofendonin dhe e nënçmonin.

 Ky lloj bixhozi praktikohej te arabët i cili i ngjanë llojit të bixhozit i cili quhet “Çfarë dobie sjellë dita e sodit.”

Allahu kategorikisht e ka ndaluar bixhozin, ashtu siç e ka ndaluar alkoolin, nga shkaku se bixhozi është e keqe e madhe. Shpie te pasuria pa lodhje dhe pa mundim dhe shkakton dëm te humbësi, e ajo është humbje e madhe e cila shkakton armiqësi pa kurrfarë arsye. Mbjell zili dhe urrejtje të pakufishme. E humb kohën. E mënjanon logjikën për të menduar për çështje të dobishme, paralel me këtë krijon përtaci dhe pasivitet. Gjuajtjen e pasurisë dhe kapitalit pa lodhje dhe mundim. Në të nuk ka dobi dhe as begati. E keqja është më e madhe se dobia. Llogaritet ngrënie e pasurisë së tjetrit me pa të drejtë. Kështu që edhe bixhozi dhe lojërat e fatit, që të dy format janë haram.

Bixhozi është një lloj prej llojeve të fallit, të cilin e ka ndaluar Allahu i Madhërishëm ku thotë:

“Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therni (para se të ngordhë), ajo që është therur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj Allahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësohuni atyre, por mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin, Allahu falë shumë dhe është mëshirues.” (El-Maide: 3)

Në kohën e injorancës falli ishte tre llojesh:

Lloji i parë i bixhozit, ku ishin dhjetë shigjeta, prej tyre shtatë shigjeta sjellin fat, ndërsa tri të tjera nuk sjellin fat (siç sqaruam).

Lloji i dytë i bixhozit ku personi i hidhte tri shigjeta:

– Në njërën shkruhej: Vepro ose “më urdhëron Zoti”;

– Në të dytën: Mos vepro ose “më ka ndaluar Zoti”;

– Në të tretën: neutrale.

I hidhte në kuti, pastaj e tërhiqte njërën. Pastaj vepronte sipas shigjetës ku shkruhej vepro ose mos vepro. Kjo i ngjanë fallit.

Lloji i tretë i bixhozit: Tri shigjeta të cilat ishin te më i madhi i idhujve “Hubeli” në brendi të Qabes ku shkruheshin çka dëshironin njerëzit për ndonjë ngjarje apo udhëtim. Nëse ndonjëri dëshironte të kryente ndonjë punë shkonte në Qabe dhe konsultohej me putat (idhujt) të cilat ishin në të dhe më i madhi i idhujve ishte idhulli Hubel. Injorantët merrnin vendim në bazë të këtyre:

– Nëse përgjigjja ishte pozitive, e vepronin,

– Nëse përgjigjja ishte negative, nuk e vepronin.

Sot praktikohet loja e fatit me të lexuar në letra të fatit, në filxhan (gotë) të kafesë, në tesbih, në libra të horoskopit e kështu me radhë…

Të gjitha këto lojëra të fatit ligjërisht janë të urryera. Nuk i njeh as ligji islam, as Kur’ani, nuk i pranon as logjika edhe pse në Islam kanë zënë vend lojërat e fatit.

Lini një koment