Martesa me idhujtare dhe ligjet e menstruacionit

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Islami i ka luftuar të gjitha rregullat e idhujtarisë dhe idhujve. I ka ndërprerë lidhjet në mes të muslimanëve dhe idhujtarëve, të cilët nuk besojnë në Zotin dhe as në Ditën e Gjykimit, si dhe adhurojnë idhuj dhe puta (ose që besojnë në fe jo qiellore), të cilët idhuj i ndërtojnë njerëzit në forma të caktuara.

Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm e ka ndaluar martesën me idhujtare, e cila nuk beson në fe qiellore, e cila nuk beson libër qiellor dhe nuk ka libër qiellor për ta. Kjo ndalesë vlen deri sa të beson në Allahun dhe në të dërguarin e Tij. Një besimtare robëreshë është më e mirë se sa një idhujtare e cila të pëlqen, të mahnitë me bukurinë e saj, me pasurinë e saj dhe me pozitën e saj. Por edhe nëse nuk të pëlqen dhe nuk të mahnit, prapëseprapë nuk lejohet.

Në anën tjetër, nuk lejohet që besimtarja të martohet me idhujtar, derisa idhujtari të beson në Zotin dhe të largohet nga idhujtaria. Një rob besimtar është më i mirë se një idhujtar, qoftë me pamje të bukur, i pasur dhe me pozitë të lartë, pa marrë parasysh të pëlqen apo nuk të pëlqen, të mahnitë apo nuk të mahnitë.

Sekreti i kësaj ndalese

Ndalohet nga shkaku se, idhujtarët ftojnë në pabesim dhe në çdo gjë që shpie në zjarr. Për ta nuk ka fe që u pëlqen juve dhe as libër i cili i udhëzon. Kanë dallim natyrshmëritë në mes të idhujtarëve dhe besimtarëve. Në zemrën e besimtarit ekziston drita, ndërsa në zemrën e idhujtarit ka vetëm errësirë dhe humbje.

Allahu fton që besimtarët të përdorin mënyrën e cila i shpie në xhenet dhe në begatitë e saj dhe t’i falë me lejen e Tij dhe me dëshirën e Tij.

Allahu i Madhërishëm i sqaron ajetet e Tij të Kur’anit dhe ligjet e tij të cilat janë të dobishme për këtë botë dhe për botën tjetër, ashtu që ata t’i mendojnë, t’i analizojnë dhe të marrin këshillë që të përfitojnë të mirën dhe të largohen nga e keqja, të zbatojnë urdhrat e Allahut dhe të largohen nga cytjet e shejtanit.

Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 221:

Mos u martoni me idhujtare derisa ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtar deri sa ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e Allahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhenet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë. (221)

Shkaku i zbritjes së ajetit

Duke transmetuar nga Ibni Abasi, Sidiji thotë: Ky ajet ka zbritur për besimtarët, me fjalë tjera për shkak të Abdullah bin Revahas. Ai e kishte një robëreshë të zezë. Një ditë ai duke qenë i hidhëruar në të, i jep një shuplakë (flakaresh), mirëpo pastaj pikëllohet dhe shkon te pejgamberi a.s. dhe i tregon ngjarjen.

Pejgamberi a.s. e pyet: Si është ajo o Abdullah?

Ai i përgjigjet: O i dërguar i Allahut, ajo agjëron dhe falet, gjithmonë është me abdes, ajo dëshmon se vetëm Allahu është Zot dhe se ti je i dërguari i Tij.

Muhamedi a.s. i thotë: O Abdullah, ajo është besimtare.

Abdullahu i përgjigjet: Për Zotin i Cili të ka dërguar pejgamber, do ta liroj nga robëria dhe do ta martoj për vete. Pastaj, ashtu edhe ka vepruar.

Njerëzit besimtarë e kritikonin dhe thoshin: Është martuar me robëreshë. Ata dëshironin që të martohej me idhujtare, të martohej me vajzë në bazë të pozitës feudale të tyre. Për këtë shkak ka zbritur ajeti “…robëresha besimtare është më e mirë se idhujtarja…”

Sa i përket të martuarit me idhujtar, po ashtu Ibn Abasi ka thënë: Pejgamberi a.s. e ka dërguar Murthed bin Ebi Murthedin el-Ganevijin për një detyrë në Meke, që t’i çlirojë muslimanët robër që ishin atje. Kur arrin atje, për të dëgjon një grua e cila quhej “Anak” dhe e cila kishte qenë shoqe me të në kohën e injorancës.

Murthed bin Ebi Murthedi pasi e kishte pranuar islamin ishte larguar prej saj.

Ajo shkon te ai dhe i thotë: Mjerë për ty Murthed, a nuk jemi bashkë?

Ai i thotë asaj: Islami më ka ndaluar të jem me ty, por nëse dëshiron të martohemi do të kërkoj leje prej të dërguarit të Allahut a.s. Për çështjen e ndalimit të saj ka zbritur ajeti:

“Dhe mos i martoni idhujtaret deri sa të besojnë.”

Allahu i Madhërishëm i ka treguar ligjet e menstruacionit dhe është kundërpërgjigjur ndaj veprimeve seksuale neveritëse të kohës ës injorancës, ku thotë:

Ajetet 222 dhe 223:

Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu. Allahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme. (222) Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për vetën tuaj, dhe kijeni frikë Allahun, e ta dini se fundi juaj është te Ai, e besimtarëve jepu myzhde. (223)

O i dërguar i Allahut, të pyesin për ligjin e menstruacionit dhe marrëdhënien me gruan kur ajo është në kohën e menstruacionit. Thuaju atyre: Kontakti seksual në kohën e menstruacionit është neveritës, që do të thotë se është i dëmshëm. Largohuni prej tyre përderisa janë me menstruacion.

Qëllimi është për të moskontaktuar seksualisht, ndërsa nuk është për qëllim largimi për të mos qëndruar me ta dhe dëfryer me ta, por jo deri në masën e afrimit të organit gjenital, kjo te Hanbelijtë. Ndërsa deri në gjunjë dhe kërthizë, te pjesa dërmuese e dijetarëve.

Mos u afroni për kontaktim seksual deri sa të pastrohen nga menstruacioni, pra deri kur t’i ndërpritet gjakderdhja.

Kur të pastrohen me ujë, atëherë shkoni te vendi i formimit të embrionit, pra te organi seksual.

Allahu është i kënaqur me pendimtarët dhe i shpërblen ata: Është i kënaqur me të pastrit dhe me ata që pastrohen prej menstruacionit, si dhe rasteve tjera.

Duke u bazuar nga transmetimet e regjistruara prej Muslimit dhe Tirmidhiut, Enes bin Maliku ka thënë: Përderisa te jehudët, gruaja e tyre ishte me menstruacion, nuk e konsumonin ushqimin e përgatitur prej tyre dhe nuk jetonin së bashku me ta në shtëpitë e tyre. Për këtë, sehabet e kanë pyetur të dërguarin e Allahut a.s. Për këtë shkak ka zbritur ajeti i lartpërmendur, ndërsa Muhamedi a.s. ka thënë: “Veproni me to çdo gjë, përpos kontaktit seksual.”

Gratë tuaja janë vende ku hidhet fara për formimin e embrionit të fëmijës. Praktikoni cilin do pozicion të dëshironi, në këmbë, ose shtrirë, ulur apo fjetur, apo në shtrat, nëse bëhet në vendin e formimit të pasardhësit. Dhe, veproni vepra të mira, do të jetë për veten tuaj te Allahu.

Frikësojuni Allahut dhe mos bini pre e ndalesave pa bazë.

Veproni duke e pasur parasysh se do të takoheni me Allahun në Ditën e Gjykimit dhe do të merrni shpërblimin për veprat tuaja.

Përgëzoji besimtarët me xhenetin.

Në bazë të asaj e cila është regjistruar prej dy shejhave (Buhariu dhe Muslimi), Ebu Davudit dhe Tirmidhiut, Xhabiri ka thënë: Jehudët thoshin: Nëse njeriu kontakton me gruan në pozicionin nga mbrapa, por në organin gjenital femëror, atëherë fëmija do të lind me të meta. Për këtë arsye ka zbritur ajeti:

“Gratë tuaja janë arat tuaja dhe në arat tuaja shkoni nga cila anë të dëshironi…”

Lini një koment