Si ta falim namazin e xhenazes?

Dr. Musli Vërbani

(Version i shkurtuar)

Pasi të kemi marrë abdes dhe jemi rreshtuar pas imamit, e bëjmë nijetin si në vijim:

“Vendosa ta fali namazin e xhenazes së këtij/kësaj të vdekuri”

dhe themi:

Allahu ekber.

I lidhim duart në mes të trupit (në kërthizë) dhe themi:

Subhanellah, Subhanellah, Subhanellah.

Pastaj: Pas imamit e themi tekbirin e dytë:

Allahu ekber

dhe e këndojmë salavatin:

ALLAHUME SAL-LI ALA MUHAMEDIN VE ALA ALI MUHAMED.

Pastaj:

Pas imamit e themi tekbirin e tretë ALLAHU EKBER dhe lutemi për të vdekurin:

ALLAHUMEGFIR LEH, ALLAHUMEGFIR LEH, ALLAHUMEGFIR LEH (Zoti im fale).

Pastaj: Pas imamit e themi tekbirin e katërt:

ALLAHU EKBER

dhe themi:

ES-SELAMU ALEJKUM VE RAHMETULLAH (duke e kthyer kokën në të djathtë),

ES-SELAMU ALEJKUM VE RAHMETULLAH (duke e kthyer kokën në të majtë).

Pas dhënies së selamit për të vdekurin e këndojmë fatihan:

Bismil-laahirr-rrahmaanirr-rrahiim.

El hamdulil-lahi rabbil-aalemiin.

Err-rrahmaanirr-rrahiim.

Maaliki jevmiddiin.

Ijjaake neëbudu ve ijjaake nesteiin.

Ihdinaas-siraatal mustekiim.

Siraatal-ledhiine enamte alejhim gajril-magduubi alejhim ve leddaaaal-liin.

Lini një koment