“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Për individin i cili ka mundësi, haxhi është farz , për të është shtylla e pestë prej pesë shtyllave të Islamit. Haxhi është bërë obligativ në vitin e pestë të hixhretit.
Te disa drejtime (medhhebe) njësoj sikurse haxhi edhe umreja është farz, duke u bazuar në thënien e Allahut të Madhërishëm:
Ajeti 196:
E kryejeni haxhin dhe umren për hir të Allahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbaneve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kijeni drojë Allahun dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i rreptë. (196)
Haxhi është adhurim personal, i cili adhurim të ofron te Allahu i Madhërishëm. I fshin gabimet dhe mëkatet, e rifreskon marrëveshjen me Zotin e Tij në dëgjueshmëri dhe qëndrueshmëri.
Po ashtu, Haxhi është pasqyrim shoqëror dhe kongres Islam vjetor. Në haxh, muslimanët njihen me njëri-tjetrin. Mësojnë për çështjet e tyre, shoqërinë e tyre, jetën e tyre dhe për ahiretin e tyre.
Haxhi fillon me ihramin, e cila është specifike në veshje, në kohën e veshjes, vendin e veshjes, të cilat janë të njohura.
Haxhi mund të realizohet në një formë prej tri formave të saj:
– Haxhi ifrad, ku vishet ihrami vetëm për haxh, pastaj
– ihrami për umre pas përfundimit të haxhit dhe haxhi duke e kryer umren para haxhit dhe
– haxhi kiran, ku veshja e ihramit bëhet edhe për haxh edhe për umre.
Kohët e haxhit janë: Muaji sheval, dhul kade dhe dhjetë ditët e majit dhil hixhe.
Nijeti për haxh është i vlefshëm vetëm brenda këtij afati kohor. Veprimet e haxhit përfundojnë në kohën e bajramit të Kurbanit, ditët e së cilës janë ditët e tekbireve.
Për sa i përket umres, koha e saj është gjatë gjithë vitit në tërësi.
Kush e vesh ihramin për haxh apo umre, pastaj ndodh diçka e cila e pengon ta plotësoj (haxhin apo umren) siç është sëmundja apo pengesë administrative apo frikë nga armiku, ai e ka për detyrë të çlirohet nga ihrami dhe të therë një kurban.
Po ashtu çlirohet nga ihrami në haxhin temetuë apo në haxhin kiran, si falënderim ndaj Allahut për lehtësimin dhe për begatitë e tij.
Kush nuk ka mundësi të therë kurban i agjëron tri ditë gjatë haxhit, pra i agjëron tri ditë para ditës së tetë të dhul hixhes dhe shtatë ditë në vendlindjen e tij. Kjo, nëse nuk është prej banorëve të Mekës.
Haxhiu duhet t’i përmbahet rregullave të caktuara gjatë haxhit, prej tyre:
– Lidhja e veçantë (të mos ketë marrëdhënie intime) me bashkëshorten,
-Të mos flet fjalë të ndyta,
-Të mos konfrontohet me fjalë dhe
Po ashtu duhet të mënjanohet nga disa çështje të lejuara, të cilat veprime gjatë ihramit janë të ndaluara siç janë:
– Gjuetia,
– Zbukurimi me rroba të cilat zbukurohen me qepje, qoftë të rrobave qoftë të këpucëve,
– Ofendimet me emra nënçmues,
– Konfliktet me fjalë dhe hasmëritë.
Kjo nga shkaku se haxhi është adhurim, ndërsa adhurimi nuk përkon me këto çështje, ku Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajeti 197:
Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Allahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni drojën Time. (197)
Lejohet tregtia për haxhiun dhe umreliun pasi që t’i përfundojë veprimet e haxhit. Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajeti 198:
Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (largoheni) prej Arafatit, përmendeni Allahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur. (198)
Haxhiu dhe Umreliu i shpeshtojnë tekbiret, tehlilet dhe lutjet në vendin Muzdelife, e cila është prej vendeve të shenjta. Po ashtu, e përmend Zotin me fjalë të mira, duke pranuar begatitë e Allahut, i Cili e ka udhëzuar në udhëzim të drejtë, e ka mësuar si duhet të përmendet Zoti, i cili më herët ka qenë i humbur dhe injorant dhe nuk ka ditur ta përmend Allahun. Pastaj gjatë haxhit vazhdon duke e përmend Allahun me lutje dhe me kërkim falje për veten e tij, për vendin e tij dhe për shoqërinë (umetin) e tij.
Kush e lut Zotin vetëm për çështje të kësaj bote, ai nuk do të ketë hise në botën tjetër. Lutja më e mirë është lutja për shëndet dhe pasuri për këtë botë dhe për shpërblim me xhenet në botën tjetër dhe lutja për t’u larguar nga çështjet të cilat shpijnë në zjarr të xhehenemit. Allahun e përmend në tri ditët e para të bajramit të kurbanit, pastaj shpeshton “tehlilin” dhe “tekbirin” pas namazeve dhe gjatë gjuajtjes së guralecëve gjatë qëndrimit ditor apo tre ditor në Mine. Kjo është masë lehtësuese prej Allahut. Haxhiu dhe Umreliu duhet të jetë i devotshëm ndaj Allahut dhe të përgatitet për botën tjetër:
Ajetet 198-203:
Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (largoheni) prej Arafatit, përmendeni Allahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur. (198) Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni Allahut falje, se Allahu fal e është mëshirues. (199) E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni Allahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër. (200) E, ka prej tyre aso që thonë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” (201) Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. Allahu është i shpejtë në llogari. (202) ۞ Allahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtynë (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që do të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes Allahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni. (203)