“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Dijetarët qëndrojnë besnik në atë që e thonë, me besnikëri e transmetojnë atë që e thonë. Ata lajmërojnë atë që e ka ligjësuar Allahu dhe për fenë e Tij.
Nëse dijetari nuk e përmbush emanetin, tradhton, ndryshon, shpif, falsifikon, e humb besimin te të gjithë njerëzit, ai e meriton zjarrin e xhehenemit.
Allahu i Madhërishëm i ka kërcënuar disa dijetarë pasues të librit dhe rabinë dhe ua ka tërhequr vërejtjen disa idhujtarëve të cilët i kanë lejuar disa ndalesa dhe kanë shpikur në fe. Allahu i Madhërishëm thotë:
Ajetet 174-176:
Ata që fshehin nga libri atë që shpalli Allahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre Allahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm. (174) Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit? (175) Atë (dënim) për shkak se Allahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta. (176)
Shkaku i zbritjes së ajetit
Ibn Abasi ka thënë: Këto ajete kanë zbritur për parinë e jehudëve dhe dijetarët e tyre. Ata merrnin dhurata nga pasuesit e tyre, shpresonin se i dërguari i Allahut do të dërgohej prej mesit të tyre. Kur u dërgua nga të tjerët, janë frikësuar se do ta humbnin pozitën dhe furnizimin e tyre. Atëherë ia kanë mësy asaj mënyre që të përshkruajnë cilësitë dhe tiparet e Muhamedit a.s. dhe i kanë ndryshuar ata dhe ua paraqisnin të tjerëve. Ata kanë thënë: Këto tipare të paralajmëruara do t’i ketë pejgamberi i kohës së fundit dhe këto cilësi dhe tipare të paralajmëruar nuk i posedon ky pejgamberi i Mekes.
Pasuesit e tyre kur i kanë analizuar cilësitë dhe tiparet e ndryshuara dhe kur ato cilësi dhe tipare nuk i kanë parë te Muhamedi a.s., nuk e kanë pasuar.
Siç tregon Ibn Abasi, shkaku i zbritjes së këtyre ajeteve është që të sqaron qëllimin e ajeteve dhe të përkufizon qëllimin e tyre. Kuptimi i tyre është:
– Ata të cilët fshehin atë që ka zbritur prej Allahut në librat e zbritura të Allahut, e prej atyre fshehjeve i fshehin tiparet dhe cilësitë e pejgamberit dhe e fshehin sqarimin se kur do të dërgohet, etj., kjo dëshmon për vërtetësinë e pejgamberisë dhe plotësimin e shpalljes, ngase është vula (kurora) e pejgamberëve.
– Ata janë popull i cili nuk e adhuron të vërtetën, por është zhytur në humbje.
– Ata veprojnë ashtu për të ruajtur pozitat e tyre false, për të realizuar të mira materiale dhe për të përfituar dhurata, veprime të cilat janë të shëmtuara.
– Ata kanë këmbyer (e kanë shitur) të mirën dhe udhëzimin, për të holla të pakta të cilat nuk sjellin dobi.
– Me falsifikimin e tyre, ata ushqehen me ushqim i cili i shpie në zjarr të xhehenemit.
– Me veprimet e tyre të shëmtuara, ata e meritojnë hidhërimin e Allahut dhe dëbimin nga mëshira e Tij. Në ditën e gjykimit, Allahu nuk do t’u flasë me fjalë mëshire, nuk do t’i nderojë me të mira ashtu siç nderohen banorët e xhenetit.
Për pabesimtarët është përgatitur dënim i madh dhe i dhimbshëm në këtë botë dhe në botën tjetër.
Allahu e ka vërtetuar të keqen e veprimeve të tyre. Për shkak se e kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, ata e meritojnë ndëshkimin në vend të faljes së gabimeve. Çka i ka shtyrë që të shkojnë në rrugën e gabuar, ata nuk do të mund të përballojnë zjarrin e xhehenemit. Ata nuk kanë të drejtë të ankohen, nga shkaku se kanë bërë mëkate të cilat i detyrojnë që të hyjnë në zjarr të xhehenemit.
Allahu ka dëshiruar që duke i zbritur librat qiellor të vërtetojë të vërtetën, ta zhduk të pavërtetën dhe t’i udhëzoj njerëzit. Kush e pengon këtë nga njerëzit, ai i ka shpallë luftë Allahut. Ata të cilët sjellin konfuzion në librin e Allahut duke thënë: Një pjesë e librit është e vërtetë, pastaj duke thënë: Një pjesë tjetër e librit është e pavërtetë. Ata kanë krijuar konfuzione dhe kundërshtime në mes të pjesëve të librit, kështu ata janë larguar nga e vërteta.
Këto ajete të cilat ndalojnë rreptësisht fshehjen e ligjeve të Zotit, në të njëjtën kohë përfshijnë edhe dijetarët musliman, kur e fshehin të vërtetën, kur bëjnë selektim në ajetet e Allahut, për shkak të interesit të kësaj bote apo për shkak të realizimit të ndonjë fitimi të kësaj bote.