Dr. Musli Vërbani
–
Çështja e parë e mesatares në Islam është çështja e mesatares në besim.
Kemi dy ekstremitete:
- Ekstremitetin e pabesimit në Zot
- Ekstremitetin e besimit në shumë Zota.
Islami është mesatar: Besimi në një Zot.
Shëngjergji është rit fetar edhe i idhujtarisë edhe i krishterimit. Baza e kësaj dite është në idhujtari e cila është bërë ditë e krishterimit.
Në Afrikë (Libi) banorët sulmoheshin nga një bishë, e cila dilte nga një moçal (liqen).
Banorët e prenin:
- Një dele
- Një dele dhe një vajzë – e cila zgjidhej me short.
Një vit shorti i bie bijës së mbretit, duke e dërguar te vendi i sakrificës, takohen me Georgin (Gjergjin) i cili e mbytë bishën – Kështu e kanë quajtur Gjergji i shenjtë.
Të krishterët e quajnë Gjergjin si i shenjtë, për shkak se e ka mbytur të keqin.
Idhujtarët e quajnë ndërrimi i stinës së ftoftë në stinën e nxehtë. Stinën e pranverës e kanë quajtur dita e verës.
Nëpër tyrbe (teqe) kanë therë dele e qingje.
Nëpër tyrbe (teqe) kanë pre kurbane për fat, për lumturi, etj., etj.
Besëtytnia e idhujtarisë ka kaluar në krishterim, fillimisht në Greqi dhe në pjesën më të madhe të vendeve Sllavo-Ortodokse.
Më pastaj, duke u bazuar në tolerancë fetare, ka kaluar edhe në disa rajone të muslimanëve, të cilët edhe në ditët e sodit besojnë në besëtytni, sa që në ditën e Shëngjergjit mbledhin lule dhe i spërkasin Themelet e shtëpive për ta larguar të keqen nga shtëpitë e tyre. Po ashtu edhe i spërkasin fëmijët për ta pasuar fatin e martesës, e shumë e shumë besëtytni tjera.
Përfundim:
Shëngjergji është festë idhujtaro-krishtere.