Dr. Musli Vërbani
–
“52 hutbe të xhumasë për 52 javët e vitit”
–
Esselamu alejkum ve berekatuhu (Paqja, shpëtimi dhe bekimi në të dy botët qoftë për ju).
Në shumë vende të botës 1 maji përkujtohet si dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës në 8 orë.
Puna është dy llojesh: Puna për këtë botë dhe puna për botën tjetër.
– Puna për botën tjetër: është namazi, zekati, haxhi, agjërimi, e kështu me radhë.
– Puna për këtë botë: Allahu e ka krijuar njeriun për ta ngjallë tokën. Salihu a.s. i ka thënë popullit të tij:
“Ai është i Cili ju ka krijuar nga toka dhe ju ka mundësuar ta ngjallni”.(Hudë: 61).
Zoti na ka krijuar nga dheu, na ka dhënë shpirt dhe ka kërkuar që ta ngjallim tokën. Pra kërkesë obligative.
Njeriu zhvillohet. Në fillim i ka konsumuar ushqimet ashtu siç kanë qenë të lira në natyrë. Pastaj ka vazhduar me gatim. E ka mësuar llojllojshmërinë e perimeve. Siç thotë Allahu: “Ia ka mësuar njeriut atë që nuk e ka ditur.”(Alek: 5). Njeriu duhet të jetë agronom dhe industrialist. Kjo sepse ka nevojë edhe për agronomi edhe për industri.
Shtjellimi
“Dhe kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni prej mirësive të Allahut.”, poashtu Allahu thotë:
“Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm tek Ai është kthimi.”
Ademi a.s. është njeriu i parë dhe është paraardhës i gjithë njerëzimit. Prej djemve të Ademit a.s., njëri ishte bujk, ndërsa tjetri blegtor.
Njerëzimi kishte filluar të shtohej. Ushqeheshin me ushqim të pastër. Nevojitej veshmbathje për ta. Idrisi a.s. është marrë edhe me profesionin e rrobaqepësisë.
Nuhu a.s. është zdrukthëtari i parë dhe ndërtuesi i parë i anijes dhe shtëpisë së shpëtimit, Nuhu a.s. me ndërtimin e anijes i ka shpëtuar besimtarët dhe gjallesat nga vërshimi ndërkombëtar.
Allahu na ka treguar për Nuhin a.s. se ishte zdrukthëtar, kështu që e ndërtoi me duart e tija anijen, e cila pas Allahut, ishte shkak për shpëtimin e tyre prej vërshimit të madh, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“Dhe ai e ndërtoi anijen. Ndërsa paria e popullit të tij, sa herë që kalonin pranë tij, e tallnin. (Besimtarët ua kthenin me fjalët) “Nëse ju talleni me ne edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç talleni ju.”
Kemi rastin tjetër e ai është i Davudit a.s., i cili ishte farkëtar dhe Allahu ia kishte zbutur hekurin, kështu që bënte parzmore dhe gjëra tjera të dobishme. Allahu thotë:
“Madje ia bëmë të butë edhe hekurin. Bën parzmore të gjëra dhe thuri me fisnikëri! Dhe bëni vepra të mira (o familja e Davudit).”
Ky ishte zanati i Davudit a.s., i cili është nismëtar i industrisë së rëndë, si vazhdimësi e prodhimtarisë së ushqimit, veshmbathjes dhe vendstrehimit (ndërtimtarisë).
“Unë e shoh atë që ju punoni.”
Përkundër faktit se pejgamberët kishin pozitë të lartë dhe mesazhi që e bartnin ishte gjë e rëndë, ata prapëseprapë punonin me duart e tyre dhe kërkonin rizkun e Allahut nëpërmjet këtyre punëve.
Sulejmani a.s. e ka pasur ushtrinë speciale. Në ushtrinë e Sulejmanit a.s., përpos ushtarët e llojit njeri, kanë qenë të rreshtuar edhe ushtarët e kafshëve, shpezëve, xhinëve e kështu me radhë.
Musai a.s. ka punuar te Shuajbi për 10 vite.
Dhulkarnejni e ka bërë ndërtimin e pendës për të mbrojtur popullin pambrojtur nga jeëxhuxhët dhe meëxhuxhët.
Ibrahimi a.s. i ka ngritur themelet e Qabes me birin e tij Ismailin a.s.
Pejgamberi a.s. dhe motivimi i tij për punë
Ajo dorë e cila punon dhe fiton është ajo dorë e cila jep dhe është ajo dorë e cila punon që mos të jetë e nënçmuar dhe e varur prej tjerëve.
Muhamedi a.s. ishte bari dhe kujdesej për dhentë e banorëve të Mekes, punonte edhe në tregti, udhëtonte dhe e siguronte jetën.
Prej haditheve është thënia e Pejgamberit:
“Nuk do të hajë askush prej juve ushqim më të mirë sesa ushqimin e fituar prej punës se duarve të tij e edhe i Dërguari i Allahut Davudi, hante prej fitimit që e fitonte me duart e tija.”
Përfundim
Prej mirësive të Allahut ndaj neve është se, na ka hapur dyer të ndryshme të punës dhe ka profesione të ndryshme të cilat rinia muslimane kanë mundësinë që t’i mësojnë, praktikojnë dhe të përfitojnë prej këtyre profesioneve. Në këtë mënyrë ne bëhemi të dobishëm për veten tonë, për familjet tona dhe për shoqërinë në të cilën ne jetojmë.
– Nuhu ka punuar në ndërtimin e anijeve.
– Ibrahimi a.s. dhe Ismaili kanë mësuar ndërtimin e shtëpive.
Pejgamberët kanë punuar punë të ndryshme. Janë ushqyer me duart dhe djersët e tyre: “…Davudi ushqehej nga duart e tij.”
Edhe nëse posedon miliona, obligim e keni të punoni.
Kush është ai i cili e ka mësuar diellin që të sjellë nxehtësinë dhe dritën që të ushqehen bimët.
Puna është dy llojesh:
– Puna për këtë botë.
– Puna për botën tjetër.
Ne flasim për punën për këtë botë:
Allahu e ka krijuar njeriun që ta zhvillojë tokën, siç ka thënë Salihu a.s.:
“Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve).”(Hudë: 61).
“Ne ju vendosëm në tokë dhe ua mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.”(Earaf: 10).
Në fillim njeriu është ushqyer me ushqime të gatshme, pastaj Allahu e ka inspiruar për të përgatitur ushqimin në kuzhinë. Pastaj ia ka mësuar industrinë. Kur’ani na i ka mësuar bazat e industrisë.
“Ve enzelnel Hadidë fijhi beësun Shedidë” ka për qëllim armatimin.
“ve menafiu lin-nasë” ka për qëllim: industrinë për çështje civile.
Mund të kesh të deponuara në bankë miliona dhe miliona, mirëpo Islami prapë të obligon që të punosh dhe është e ndaluar që ta përdorësh me fajde dhe me kamatë.