MËKATET E TRUPIT

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Prej mëkateve të trupit:

– Keqtrajtimi ndaj prindërve.

– Ikja nga fronti: Atëherë kur ndodhë ballafaqimi me armikun në betejën në rrugë të Allahut dhe bëhet largimi nga vija e frontit.

– Ndërprerja e lidhjeve farefisnore.

– Ofendimi i fqinjit, qoftë edhe pabesimtar. Kjo ngase ai ka siguri.

– Përngjasimi i burrave me gra dhe anasjelltas. Pra në çështje të cilat janë specifikë e ndonjërës gjini, si në veshje të rrobave, ashtu edhe në çështje tjera.

– Lëshimi i rrobave të gjata në formë kryelartësie, pra lëshimi më poshtë se zogu i këmbëve për të treguar kryelartësi.

– Ndërprerja e farzit pa ndonjë arsyetim.

– Ndërprerja e punëve vullnetare pas ligjësimit të tyre.

– Ironizimi dhe tallja me besimtarin.

– Përvjedhja për t’i zbuluar pjesët intime të njerëzve.

– Nënçmimi dhe përqeshja e besimtarit.

– Tatuazhimi i trupit.

– Ndërprerja e raporteve me muslimanin në më shumë se tri ditë, përpos me të drejtë sheriatike dhe me arsyetim sheriatik.

– Shoqërimi me atë i cili bën bid’at, ose me mëkatarin, në mënyrë të pajtimit me mëkatin e tij.

– Përdorimi (veshja) me ari, me argjend dhe me rroba të mëndafshit. Për të moshërriturin lejohet vetëm unaza e argjendit.

– Të vetmuarit me të huajën, ashtu që nuk i sheh i treti, qoftë femër apo mashkull.

– Udhëtimi i gruas e pa shoqëruar me kujdestarë (me të cilin është e ndaluar të martohet).

– Ngjyrimi i trupit me ngjyrë të zezë.

– Sulmi ndaj udhëheqësit.

– Mbështetja e mëkateve.

-Përdorimi i enëve të arit dhe të argjendit.

– Mosveprimi i farzeve, ose të vepruarit e farzit duke mos e vepruar një kusht apo ndonjë parakusht të farzit, ose të vepruarit e farzit, por duke ia bashkangjitur një vepër e cila e zhvleftëson atë farz.

– Mosfalja e namazit të xhumasë dhe moskryerja e vaxhibeve të saj, edhe nëse personi në fjalë e falë drekën.

– Vonimin e farzit nga koha e vet pa ndonjë arsyetim.

– Gjuetia me elemente të forta, dhe të rënda, si f.v.: me gurë të rëndë dhe të mëdhenj (jo të mprehtë).

– Të marrurit e kafshëve (qenve, etj.) si hobi.

– Nëse nuk i sigurohet vendbanimi gruas së shkurorëzuar gjatë afatit të pritjes “IDETIT” pa ndonjë arsyetim.

– Gruaja e cila është në afatin e pritjes dhe gruaja së cilës i vdes burri, nëse nuk i përmbahet rregullit të mbajtjes zi (afatit të pritjes).

– Përdhosja e xhamisë, qoftë edhe me elemente të pastërtisë, ose vendosja në to elemente të fëlliqura.

– Neglizhimi për të shkuar në Haxh deri në vdekje, kur ka mundësi ta kryen Haxhin.

– Ai i cili merr borxh dhe e di se nuk mund ta lajë atë borxh, ndërsa borxhdhënësi nuk e di qëllimin e borxhmarrësit.

– Mosdhënia e një afati tjetër njeriut në gjendje të vështirë.

– Shpenzimi i pasurisë në mëkate.

– Shtyrja e mexhës, pra ndryshimi i kufirit të pronës tënde në dëm të tjetrit.

– Keqpërdorimi i pronës publike.

– Keqpërdorimi i sendit të huazuar, ose vonimi i afatit të sendit të huazuar.

– Moslejimin e të lejuarës si f.v.: vendet për kullotje.

– Moslejimin e shfrytëzimit të sendeve të lira në natyrë si f.v.: kripën, xehet, e elementet tjera të ngjashme.

– Moslejimin e shfrytëzimit të ujit të lirë në natyrë.

– Shfrytëzimi i sendit të humbur, para se t’i mëson kushtet.

– Ulja në vende të caktuara për të shikuar çështje të urryera, vetëm nëse ka arsyetim lejohet.

– Shkuarja në aheng i pandërgjegjshëm. Pra hyrja pa leje. Në aheng duhet të shkohet në mënyrë të drejtë, me kujdes dhe me ndërgjegje.

– Mosshpenzimi i drejtë në mes grave dhe mosndarja e drejtë e qëndrimit me to. Përderisa prioriteti ndaj ndonjërës me ndjenja të zemrës dhe të shpirtit dhe animi ndaj ndonjërës prej tyre nuk është mëkat.

– Dalja e gruas para burrave për ta ekspozuar veten e saj.

– Magjia.

– Dalja nga dëgjueshmëria ndaj Imamit (Udhëheqësit Islam) siç ka qenë rasti me ata të cilët kanë dalë nga radhët e Aliut, e pastaj edhe e kanë mbytur.

Bejhekiu ka thënë: “Të gjithë pjesëmarrësit në vrasjen e Aliut janë kriminelë”. I këtij mendimi ka qenë edhe Shafiiju para tij.

– Marrja përsipër e përgjegjësisë ndaj jetimit pa qenë i përgatitur për ta mbajtur atë përgjegjësi.

– Marrja përsipër e përgjegjësisë për xhaminë pa pasur njohuri paraprake dhe pa qenë i përgatitur për ta mbajtur atë përgjegjësi.

– Marrja përsipër çështjen e gjykimit, ose diçka të ngjashme pa pasur njohuri paraprake, ose pa qenë i përgatitur për ta mbajtur atë përgjegjësi.

– Strehimin dhe sigurimin e kriminelit dhe moslejimin që tjetri të hakmerret ndaj kriminelit.

– Qëndrimi në rrugë për t’i plaçkitur udhëtarët:

Dënohet, varësisht prej llojit të krimit:

– Ose duke i tërheq vërejtje dhe me dënim të kundërvajtjes.

– Ose duke i prerë dorën dhe këmbën nëse nuk ka shkaktuar vrasje.

– Ose duke e ekzekutuar dhe duke e lidhur në vend publik nëse vret.

– Mosplotësimin e betimit.

– Agjërim 48 orësh. Pra duke agjëruar dy ditë e më shumë pa ngrënë dhe pa pirë.

– Zërja e vendit të tjetrit.

– Lëndimi i tjetrit në turmë duke e shtyrë.

– Zhvendosjen e tjetrit nga vendi i vet.

Lini një koment