MËKATET E ORGANEVE INTIME

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Prej mëkateve intime:

Prostitucioni:

– I martuari, qoftë mashkull apo femër dënohet me gurëzim (të gurëve mesatar) deri në vdekje.

– I pamartuari, nëse është i lirë dënohet me njëqind shkopinj, nëse është rob me pesëdhjetë shkopinj.

– Homoseksualizmi.

– Kontakti intim me kafshë.

– Ejakulimi nga dora e cila nuk është dorë e gruas, ose nga dora e robëreshës me të cilën lejohet të kontakton.

– Kontakti intim gjatë kohës së menstruacionit.

– Kontakti intim pas skadimit të menstruacionit deri te pastrimi nga menstruacioni.

– Kontakti intim gjatë kohës së lehonisë.

– Kontakti intim pas skadimit të afatit të lehonisë deri te pastrimi nga lehonia.

– Zbulimi i trupit para atij i cili nuk lejohet ta shikon trupin e zbuluar.

– Zbulimi i trupit në vetmi pa ndonjë arsye.

– Kryerja e nevojës së vogël para Qabës pa pasur ndonjë perde (pengesë, mur, etj.) në mes tij dhe Qabës

– Kryerja e nevojës së madhe para Qabës pa pasur ndonjë perde (pengesë, mur, etj.) në mes tij dhe Qabës.

Perdja (pengesa) duhet të jetë e ngritur tre kuti e më shumë ose nëse nuk ka perde (pengesë) duhet të jetë larg tre kuti e më shumë.

– Nëse ka vend të caktuar për kryerje të nevojës, (WC) lejohet kryerja e nevojës së vogël në drejtim të Qabës.

– Nëse ka vend të caktuar për kryerje të nevojës (WC) lejohet kryerja e nevojës së madhe duke e kthyer shpinën në drejtim të Qabës.

– Kryerja e nevojës së vogël ose nevojës së madhe mbi varr.

– Urinimi në Mesxhid (Xhami) qoftë edhe nëse urinohet në ndonjë enë, si dhe urinimi në ndonjë vend të shenjtë.

Lini një koment