Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.
Përkthyes: Dr. Musli Vërbani
–
Prej mëkateve të këmbëve:
– Shkuarja për të bërë mëkat, si f.v.: për të penguar muslimanin nga diçka, që do të thotë: Ecja për ta dëmtuar, pra shkon te qeveritari për ta lajmëruar për diçka e cila do ta dëmtonte muslimanin, e kështu me radhë.
– Ecja, për ta vrarë, që do të thotë, të ecurit për ta vrarë muslimanin me pa të drejtë.
– Ecja për ta dëmtuar muslimanin me pa të drejtë.
– Keqtrajtimi ndaj robit.
– Keqtrajtimi ndaj gruas.
– Keqtrajtimi ndaj atyre të cilëve ka të drejtë si f.v.: Kur e ka të drejtën e kërkimit të drejtës së hakmarrjes.
– Neglizhimi në dhënien e borxhit.
– Keqmenaxhimi në shpenzimin ndaj të tjerëve.
– Vonimi në dhënien e DIJËS.
– Veprimi jo i drejtë në edukimin e fëmijëve.
– Ecja me kryelartësi dhe arrogancë.
– Shkelja në qafë.
– Ecja para falësit, atëherë kur falësi i namazit i ka plotësuar kushtet e SUTRES (pengesës).
– Zgjatja e këmbëve paralel me Mus’hafin, pos nëse Mus’hafi është në ndonjë lartësi.
– Çdo ecje udhëtimi për të vepruar ndonjë haram.
– Çdo ecje udhëtimi për t’u larguar nga kryerja e ndonjë obligimi.