MËKATET E DUARVE

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Prej mëkateve të duarve:

Mashtrimi në matje dhe peshojë.

Vjedhja: Për vjedhje dënohet ai i cili vjedh diçka mbi vlerën e çerekut (1/4) të dinarit. Dënimi i paraparë është prerja e dorës së djathtë, nëse i njëjti vjedhë përsëri i pritet këmba e majtë, nëse i njëjti vjedhë përsëri i pritet dora e majtë, nëse i njëjti i vjedhë përsëri i pritet këmba e djathtë.

Uzurpimi i pronave.

Grabitja e sendeve.

Ndryshimi dhe keqpërdorimi i pronave.

Mashtrimi dhe keqpërdorimi i pasurisë shtetërore.

Keqpërdorimi dhe keqtrajtimi i pasurisë së tjerëve.

Vrasja. Për vrasje bëhet kompensimi (KEFARETI).

Me i ra tjetrit me pa të drejtë.

Marrja dhe dhënia e mitos (ryshfetit).

Loja me lloje të ndryshme të kumarit, saqë edhe loja e fëmijëve me gazoza e sende të ngjashme është mëkat.

Lojërat me mjete muzikore të ndaluara si fjala ven: Taburi, Rubabi, mizmari dhe evtarë.

Të prekurit me qëllim të ndonjë gruaje në pjesën e pambuluar, ose me epsh, qoftë edhe në mes gjinisë së njëjtë.

 Të prekurit me qëllim ndonjë femër me të cilën ndalohet martesa me të.

Fotografimi i frymorëve (krijesa me frymë).

Pengimi i zekatit, ose të një pjese të zekatit, pas obligueshmërisë dhe pas definimit të dhënies se çka nuk lejohet, ose dhënia atij i cili nuk e meriton.

Mosdhënia e pagës së punëtorit.

Mosdhënia e ndihmës dhe mosshpëtimi i të fundosurit në ujë.

Të shkruarit e asaj çka është e ndaluar të thuhet.

Tradhtia: e kundërta e këshillës. Këtu bëjnë pjesë fjalët, veprat dhe mënyra e tradhtisë.

Lini një koment