“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Jehudët kanë filluar që të sillen armiqësisht në shenjtërinë e xhamive, nuk kanë lejuar qetësinë së namazfalësve dhe kanë tentuar shkatërrimin e tyre.
Pse kanë tentuar djegien e Mesxhidi Aksasë më 21 prill të vitit 1969?
Pse kanë filluar gërmimet rreth e përqark saj që nga viti 1948?
Ata kanë tentuar ta shkatërrojnë çdo simbol islam, çdo kështjellë, çdo ndërtesë, në mënyrë që t’i vendosin jehudët në vendet islame.
Kanë marrë veprime për pengimin e namazit nëpër xhami, ashtu siç kanë vepruar arabët në fillim të islamit kur e kanë ndaluar pejgamberin a.s. dhe shokët e tij që të hyjnë në Meke dhe ta përmendin Allahun e Madhëruar në Qabe (Mesxhidi Haram).
Palestinën e kanë sulmuar Buhantesirët, pastaj edhe Romakët të cilët e kanë dëmtuar Mesxhidi Aksanë.
Mesxhidi Aksanë e kanë sulmuar edhe të krishterët (gjatë luftës së kryqëzatave) dhe i kanë penguar vendet tjera islame (arabët – muslimanët) që të vizitojnë Mesxhidi Aksanë, përveç kësaj kanë shkatërruar një numër të konsiderueshëm të xhamive.
Jehudët kanë vazhduar në dëmtimin e xhamive në Palestinë pas okupimit të saj, edhe pse nuk ka padrejtësi më të madhe se sa shkatërrimi i xhamive dhe pengimi i faljes së namazit në to. Nuk ka padrejtësi më të madhe se sa pengimi në përmendjen e Zotit në xhami pa marrë parasysh se në çfarë forme bëhet ai pengim, është angazhim për të paralizuar jetën fetare në to. Ata do të jenë të nënçmuar në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të kenë dënim të dhimbshëm.
Allahu i Madhëruar thotë:
Ajetet 114-115:
E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e Allahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm se duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh. (114) Të Allahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e Allahut. Vërtetë, Allahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm. (115)
Nëse njerëzit pengojnë faljen e namazit në xhami, atëherë lejohet falja e namazit në çdo vend dhe realizohet falja duke iu drejtuar Allahut. Allahu është me robërit e tij, nuk mund të bëhet pengesë asnjë mbyllje e kufirit.
Prej edukatës joetike të jehudëve është mënyra e komunikimit me pejgamberin a.s. siç e treguam më parë, me termin “RAINA”, të cilën fjalë jehudët e përdornin për ofendim dhe sharje. Ata thoshin: Në të kaluarën e ofendonim Muhamedin fshehtazi kurse tani e ofendojmë publikisht. Shkonin te Muhamedi a.s. dhe i thoshin: O Muhamed RAINA – dhe buzëqeshnin me ironi. Njëri prej ensarëve i vëren, e ai ishte Sead bin Muadhi i cili e kuptonte gjuhën e jehudëve dhe u thotë: O armiq të Allahut, mallkimi i Allahut qoftë mbi ju. Pasha Atë që shpirti i Muhamedit është në dorën e Tij, nëse edhe njëherë e dëgjoj ndonjërin nga ju duke e përdorur atë fjalë, do t’i bie në qafë. Ata i thonë: Po a nuk po e përdorni edhe ju këtë fjalë (RAINA). Për këtë arsye ka zbritur ajeti:
Ajeti 105:
As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, Allahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, Allahu është Zot i mirësisë së madhe. (105)
Kur muslimanët u thoshin udhëheqësve jehudë: Besoni në Muhamedin. Ata thoshin: “Ai për të cilin na ftoni të besojmë nuk është më i mirë se ne”, atëherë për t’i përgënjeshtruar ata ka zbritur ky ajet.