“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Jehudët janë popull mashtrues, i keqpërdorin terminologjitë, shpërndajnë neveri në mes njerëzve ashtu siç e shpërndan insekti helmues helmin e tij, i nënçmojnë të tjerët, posaçërisht arabët.
Ata kanë menduar se pejgamberi i kohës së fundit do të jetë prej llojit të tyre, mirëpo kur pejgamberi i kohës së fundit është dërguar tek arabët, e kanë urryer dhe e kanë nënçmuar.
Kur’ani fisnik ua ka tërhequr vërejtjen që të jenë të kujdesshëm me terminologjitë e tyre dhe pasimin e metodologjisë së tyre. Këtë e sqarojnë ajetet në vijim:
Ajetet 104 dhe 105:
O ju që keni besuar, mos thoni: Raina – po thoni: Undhurna dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhimbshëm. (104) As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, Allahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, Allahu është Zot i mirësisë së madhe. (105)
Sipas transmetimit të Ataut, Ibn Abasi ka thënë: “Kjo nga shkaku se arabët i kanë përdorur këto terma. Kur jehudët e kanë dëgjuar përdorimin e këtyre termave, i drejtoheshin Muhamedit a.s. me to.”
Në gjuhën e jehudëve fjala “RAINA” ka pasur kuptim të keq, kuptim të ofendimit dhe sharjes.
Ata (Jehudët) thoshin: Në të kaluarën e kemi ofenduar Muhamedin a.s. fshehtazi, ndërsa tash e ofendojmë haptazi (pa e ditur ai) sepse është në të folurit (në gjuhën) e tij.
Ata shkonin te Muhamedi a.s. dhe i thoshin: O Muhamed RAINA dhe buzëqeshnin me ironi.
Këtë e vëren njëri prej ensarëve, e ai ishte Sead bin Muadh. Ky e kuptonte gjuhën e jehudëve dhe u thotë: O ju armiq të Allahut, mallkimi i Allahut qoftë mbi ju. Pasha Atë që shpirti i Muhamedit është në dorën e Tij, nëse e dëgjoj se e përdor ndonjëri nga ju këtë term do t’i bie në qafë (do ta mbys).
Ata i thonë: Po a nuk po e përdorni edhe ju këtë term?!
Atëherë Allahu e ka zbritur këtë ajet: “O ju të cilët keni besuar mos thoni RAINA…”
Jehudët e përdornin fjalën RAINA me qëllim të sharjes dhe i drejtoheshin për qëllim të të konsideruarit i çmendur dhe injorant dhe e thoshin kur Muhamedi a.s. u tregonte ndonjë çështje të panjohur: Të dëgjojmë ty RAINA, që nënkupton: Dëgjo nga ne nëse dëshirojmë të të pyesim për diçka dhe ne e kthejmë prapë fjalën për të të kuptuar më mirë, mirëpo ata kishin për qëllim sharje dhe ofendim.
Esenca e kësaj fjale në gjuhën aberie “RAINEV” do të thotë i keq. Atëherë Allahu i ka ndaluar besimtarët që të përdorin këtë term dhe i urdhëron që në vend të saj të përdorin ndonjë term të ngjashëm që flitet ndryshe, por që ka të njëjtin kuptim e ai term është “UNDHURNA” e cila ka kuptimin: pranoje nga ne dhe na jep një mundësi.
O ju besimtarë dëgjojeni Kur’anin, pranojeni në mendjen tuaj dhe analizojeni, ndërsa sa i përket pabesimtarëve – e prej tyre janë jehudët – për ta është përgatitur dënim i fortë dhe i dhimbshëm.
Ky është argument se edukata e keqe e cila buron prej tyre në lidhje me sjelljen e komunikimit me Muhamedin a.s. është pabesim sepse ai i cili e cilëson Muhamedin a.s. me cilësi të keqe ai e ka mohuar pejgamberinë e tij. Kjo edukatë e keqe ka depërtuar te besimtarët nëpërmjet jehudëve.
O ju besimtarë, keni kujdes nga të këqijat e jehudëve, keni kujdes nga llojet e dinakërive dhe lajkatimeve të tyre. Pasuesit e librit dhe idhujtarët arab nuk kanë dëshirë që të ju zbret juve diçka e mirë prej Zotit tuaj si f.v.: Kur’ani, shpallja e pejgamberëve. Libri fisnik është e mira madhështore, është udhëzimi madhështor dhe kryesor.
Me Kur’anin, Zoti ka bashkuar forcat tuaja, ka unifikuar rreshtimet tuaja, ka pastruar mendjet tuaja nga pluhuri i idhujtarisë dhe u ka vendosur në fushën e ligjeve të natyrshmërisë. Ata dëshirojnë që të zbres e keqja mbi ju ashtu që çështja juaj të merr fund dhe feja juaj të zhduket.
Zilia e ziliqarit nuk mund të ndalë begatinë e Allahut. Allahu është i Ditur, i Fuqishëm, i Urtë, e specifikon cilindo me pejgamberi, me mëshirë dhe të mirë. Këtë e tregon ajeti tjetër “Allahu e di se si dhe ku të zbres shpalljen.”(El-En’am : 124). Allahu e di se cili e kryen detyrën si është më së miri. Nuk duhet askush të ketë zili për askënd të cilit i dhurohet ndonjë e mirë dhe ndonjë vlerë të cilën e posedon si dhuratë nga Zoti i tij. Allahu e di Vet se cilit duhet t’i dhurohen të mira të mëdha.
Në lidhje me sqarimin e shkakut të zbritjes së këtyre ajeteve komentuesit thonë: Kur muslimanët u thoshin jehudëve: Besoni në Muhamedin. Ata thoshin: Ky është ai për të cilin na thoni t’i besojmë. Ai nuk është më i mirë se ne, ne kemi dashur të jetë më i mirë, por nuk është ashtu. Atëherë Allahu e zbret ajetin për t’i përgënjeshtruar thëniet e tyre.
Ky term “RAINA”, është përdorur për shkak të zilisë të cilën e kanë pasur për shkak se pejgamberia u është dhënë arabëve dhe njëherazi dëshmon se jehudët i kanë ndjenjat e urrejtjes dhe të hidhërimit ndaj të tjerëve që nga koha e vjetër, andaj duhet pasur kujdes ndaj qëllimeve armiqësore të tyre dhe veprimeve të tyre, sepse nuk pritet gjë e mirë prej tyre, as në Palestinë dhe as në vendet tjera në botë. Ata e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe triumfit ndaj tyre me forma të ndryshme.