Qëndrimi i jehudëve ndaj pejgamberëve, librave të Zotit dhe të dërguarve

Prej krimeve të mëdha të jehudëve janë:

– Përgënjeshtrimi i librave të Zotit, të cilat u kanë zbritur pejgamberëve.

– Vrasja e pejgamberëve padrejtësisht.

– Mohimi në gjithçka që u ka zbritur pejgamberëve tjerë përpos pejgamberëve të tyre, edhe pse ata – para se të dërgohej Muhamedi a.s. – bënin ftesë dhe paralajmëronin se do të dërgohet pejgamberi në kohë të fundit, mirëpo kur u dërgua pejgamberi me tiparet të cilat i kishin të njohura, e mohuan dhe e refuzuan.

Këto dëshmohen në ajetet në vijim:

Ajeti 87:

Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtë. E saherë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët? (87)

Ajetet janë rikujtim për bijtë e Israilit, se si Musait i është dhënë libri (Tevrati) dhe se Allahu e ka pasuar me pejgamberë pas tij e ata ishin: Joshua, Davudi, Sulejmani, Uzejri, Iljasi, Eljesai, Junusi, Zekerijai, Jahjai dhe Isai a.s. Që të gjithë kanë gjykuar me sheriatin e Musait a.s.

Përpos që Allahu i ka zbritur Inxhilin Isait a.s. – i cili libër ka disa ndryshime dhe ka disa ligje tjera në krahasim me Tevratin – e ka mbështetur me disa mrekulli të jashtëzakonshme si f.v.:

– Me ngjalljen e të vdekurve.

– Me lejen e Allahut shëronte të verbrit.

– Me lejen e Allahut shëronte të zgjebosurit.

– E ka mbështetur me shpirtin e shenjtë, pra me Xhibrilin a.s.

Dhe, çdoherë kur bijve të Israilit u vinte ndonjë pejgamber i cili nuk u shkonte për shtati – nuk shkonte sipas dëshirave të tyre dhe nuk u sillte gjithmonë dobi – menjëherë e mohonin dhe silleshin me kryelartësi dhe me arrogancë:

– Disa prej tyre i kanë përgënjeshtruar si f.v. Isain dhe Muhamedin a.s.

– Disa prej tyre i kanë vrarë, si f.v. Zekerijain dhe Jahjain a.s.

Andaj, nuk është për t’u habitur se pse nuk besojnë në ftesën e Muhamedit a.s.

Prej veprimeve të neveritshme është thënia e tyre drejtuar Muhamedit a.s.: zemrat tona i kemi të mbyllura dhe të mbuluara dhe nuk interesohemi për atë që thua, nuk dëshirojmë të dëgjojmë dhe të kuptojmë fjalët tua.

Atëherë Allahu u është përgjigjur: Nuk është kështu, zemrat tuaja janë të krijuara për të qenë të gatshme të kuptojnë dhe të vërtetojnë të vërtetën dhe të natyrshmen, mirëpo Allahu i ka larguar nga mëshira e Tij për shkak të mohimit ndaj pejgamberëve dhe mosveprimit me Tevratë dhe për shkak të qasjes shumë të vogël në drejtim të besimit ose në esencë nuk kanë besuar fare.

 Dhe, në momentin kur ju ka ardhur libri prej Allahut – e ai libër është Kur’ani i cili i ka zbritur Muhamedit a.s. i cili edhe e identifikon dhe e vërteton së bashku me ta Tevratin dhe më herët kanë paralajmëruar se do të triumfojnë me dërgimin e pejgamberit të fundit, ndërsa kur u ka ardhur, e kanë mohuar atë dhe shpalljen e tij, nga zilia për shkak se është prej arabëve, e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre të cilin e kanë thënë më parë dhe e kanë injoruar paralajmërimin i cili ka qenë në Tevratë. Ky ka qenë shkaku se pse është dëbuar, larguar, me fjalë tjera është mallkuar prej Allahut gjithsecili pabesimtar jehudë dhe të ngjashëm me ta, pra për shkak se kanë refuzuar ftesën e Kur’anit.

Ibn Abasi ka treguar se:

Jehudët e fisit Hajber kanë luftuar me jehudët e fisit Gatafanë.

Çdo herë kur janë ndeshur në mes vete kanë humbur jehudët e Hajberit.

Atëherë jehudët e Hajberit e kanë bërë këtë lutje: “Zoti ynë, të lutemi për hir të Muhamedit i cili do të jetë pejgamber analfabet, të cilin na e ke premtuar se do ta sjellësh për ne në kohën e fundit që të triumfojnë ndaj tyre.”

 Kur ndeshen në luftën e radhës, e bëjnë këtë lutje dhe triumfojnë mbi fisin Gatafanë, mirëpo kur është dërguar pejgamberi a.s., e kanë mohuar (pejgamberinë e Muhamedit a.s.). Për këtë arsye, Allahu ka zbritur ajetin: “Përderisa më herët kërkonin fitore ndaj atyre të cilët nuk kanë besuar.”, pra me ty o Muhamed, deri në fund të ajetit: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi pabesimtarët.”

Mjerë për atë se çka kanë këmbyer, duke e përzgjedhur pabesimin ndaj besimit, duke u angazhuar dhe duke u përpjekur për të mohuar shpalljen e Muhamedit a.s. nga zilia se është prej arabëve, duke e urryer atë që e ka zbritur Allahu prej vlerave të Tij në atë që e ka zgjedhur nga robërit e Tij dhe përsëri janë kthyer të veshur me cilësinë e mallkimit të Allahut, pasiqë më herët e kanë mohuar Muhamedin a.s. dhe mohimin e pejgamberëve tjerë.

 Për të gjithë pabesimtarët është paraparë ndëshkim, nënçmim dhe poshtërim në këtë botë dhe në botën tjetër.

Kur pejgamberi a.s. u thoshte jehudëve të Medinës: “Besoni në Kur’anin të cilin e ka zbritur Allahu?”

Ata përgjigjeshin: “Ne besojmë në Tevratin i cili na ka zbritur neve dhe të tjerat i mohojmë”, pra e kanë mohuar Kur’anin, i cili e vërteton Tevratin, i cili padyshim se është i vërtetë.

 Kur’ani u përgjigjet atyre: “Kur’ani është ai i cili vërteton Tevratin, që të dy janë libra prej Allahut dhe si është e mundur që të mohoni një pjesë të librit dhe besoni një pjesë tjetër të librit. Ju nuk keni besuar në Tevratin ku në të e keni ndalesën e vrasjes, ndërsa ju keni vrarë pejgamberë padrejtësisht. Nëse veç besoni në Tevratin atëherë pse i keni vrarë ata pejgamberë?!”

Lini një koment