Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.
Përkthyes: Dr. Musli Vërbani
–
Prej mëkateve të zemrës:
– Syfaqësia dhe proklamimi i veprave të mira. Ajo vepër është vepër për njerëzit, pra, vepron që të jetë i lavdëruar prej njerëzve, ndërsa nuk e di se e humb shpërblimin e asaj vepre.
Vetpëlqimi në kryerjen e urdhrave ndaj Allahut, pra, duke treguar adhurimin të cilin njeriu e kryen në vetmi, pastaj lavdërohet para tjerëve.
Dyshimi në Allahun.
Mendjemadhësia para njerëzve, duke mos ia pranuar fjalën e drejtë tjetrit dhe nënçmimin e njerëzve.
Urrejtja, duke e fshehur armiqësinë.
Zilia, urrejtja ndaj të mirës që ka muslimani.
Xhelozia: Kur e urren begatinë te muslimani, i vjen keq dhe vepron kundër tij.
Proklamimi i sadakasë, e zhvleftëson shpërblimin si f.v.: Atij të cilit i ke dhënë sadaka (lëmoshë) t’i thuash: “A nuk të kam dhënë kaq (para) në këtë ditë?”.
Insistimi në mëkate.
Mendimi negativ për Allahun dhe për robërit e Allahut.
Dëfrimi me mëkatin e vet.
Dëfrimi me mëkatin e tjetrit.
Tradhtia, qoftë edhe ndaj pabesimtarit si f.v.: i siguron garancë (i jep besë), pastaj e vret.
Lajkatimi.
Urrejtja ndaj sehabeve, familjeve të tyre dhe të mirëve.
Koprracia ndaj obligimeve ndaj Allahut.
Koprracia ndaj simboleve të Allahut dhe mosvlerësimi i devotshmërisë, indiferenca ndaj mëkateve, ndaj Kur’anit, ndaj diturisë, ndaj xhenetit, ndaj xhehenemit.