Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.
Përkthyes: Dr. Musli Vërbani
–
Nga mëkatet e gjuhës:
Përgojimi: Të përmendurit për vëllanë atë që ai e urren, sidomos në çështje të fizionomisë së tij.
Shpifja: bartja e fjalëve për të shkatërruar dhe për të dëmtuar tjetrin.
Ngacmimi me fjalë ofenduese.
Gënjeshtra: të folurit e së kundërtës me atë që është reale.
Betimi rrejshëm.
Akuzimet e pabazuara: Këtu bëjnë pjesë shumë çështje dhe shumë fjali të cilat njeriu i përdorë e të cilat fjalë kanë nënkuptimin e prostitucionit. Pra janë fjalë të cilat e paraqesin haptazi (me fjalë konkrete) akuzimin për prostitucion, ose
janë fjalë në mënyrë alegorike të cilat kanë për qëllim akuzimin e tjetrit për prostitucion.
Ndëshkimi për akuzim për prostitucion është i paraparë si në vijim:
– për të lirin (i cili nuk është rob) parashihet dënimi prej 80 shkopinjve.
– për robin (i cili nuk është i lirë) parashihet dënimi prej 40 shkopinjve.
Ofendimi (sharja) i sehabeve.
Dëshmia rrejshëm.
Vonimi i afatit të borxhit për të pasurin.
Sharja dhe mallkimi.
Tallja me muslimanin, dhe çdo fjalë e cila e lëndon muslimanin.
Gënjeshtra për Allahun dhe për të dërguarin e Tij.
Akuzimi i pabazuar.
Shkurorëzimi bid’at: Kur thuhet fjala e shkurorëzimit gjatë kohës kur gruaja është me menstruacion, ose kur ajo nuk është në ciklin e menstruacionit me të cilën ka kontaktuar.
Fjala e “Dhiharit”: Atëherë kur njeriu i thotë bashkëshortes se ajo është sikurse nëna e tij pra, duke aluduar në atë se nuk do të kontakton intimisht me të.
Gabimi në lexim të Kur’anit, i cili lexim i jep kuptim tjetër fjalisë.
Leximi gabim, i cili gabim është gabim gramatikor edhe nëse nuk është gabim i kuptimit të fjalës.
Betimi për të dhënë diçka me qëllim që të privojë trashëgimtarin nga trashëgimia.
Lënien e borxhit testament.
Lënien e diçkaje (ndonjë sendi) testament pa e ditur askush.
Kur njeriu deklaron se nuk është djali i babës së tij, apo se është i liruar nga zotëria i tij, si f.v.: thotë: Unë e kam liruar filanin, në fakt nuk e ka liruar atë rob.
Fejesa me të fejuarën e vëllait (për nga feja).
Dhënia e fetvasë pa dituri.
Të mësuarit e mësimit të dëmshëm, pa ndonjë arsye të sheriatit.
Gjykimi jo me ligj të Allahut.
Vajtimi.
Çdo fjalë e cila nxit haramin.
Çdo fjalë e cila largon nga vaxhibi.
Çdo fjalë e cila e akuzon fenë.
Çdo fjalë e cila akuzon ndonjë pejgamber ose dijetar.
Çdo fjalë e cila akuzon Kur’anin, ose ndonjë ligj Islam.
Fabrikimi i gënjeshtrave.
Heshtja: mosurdhërimi në punë të mira dhe mosndalimi nga punët e këqija pa ndonjë arsyetim paraprak.
Të fshehurit e diturisë obligative atëherë kur ajo dituri kërkohet.
Të qeshurit me zë për të nxjerrë erë të keqe.
Të qeshurit me zë për ta poshtëruar muslimanin.
Fshehja e dëshmisë.
Moskthimi i përshëndetjes së selamit vaxhib.
Ndalohet puthja me epsh e Haxhiut (gjatë Haxhit).
Ndalohet puthja me epsh e atij i cili është në Umre.
Ndalohet puthja e agjëruesit (të agjërimit farz), nëse frikësohet se ejakulon. Ka mendime se është mekruh.
Po ashtu ndalohet puthja e asaj e cila është e ndaluar.