Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.
Përkthyes: Dr. Musli Vërbani
–
Nga mëkatet e barkut:
Ushqimi nga kamata.
Ushqimi nga uzurpimi.
Ushqimi nga vjedhja.
Ushqimi nga çdo veprimtari të cilën e ka ndaluar sheriati.
Pirja e alkoolit – Dënimi për këtë parashihet të jetë dyzetë shkopinj për të lirin, ndërsa njëzet shkopinj për të robëruarin.
Qeveritari mund të parasheh edhe më shumë, nëse veç duhet të jetë si masë parandaluese efektive për alkoolistin.
Përdorimi i çdo lloj lënde dehëse.
Ndalohet çdo lloj pije apo ushqimi i fëlliqur.
Shfrytëzimi (keqpërdorimi) i pasurisë së jetimit.
Shfrytëzimi (keqpërdorimi) i vakëfit në mënyrë të kundërt për të cilën e ka parapa trashëgimtari (vakëflënësi).
Të pronësuarit e ndonjë prone publike me qëllim të keq, jo për ta ngjallë atë pronë por për ta bllokuar, e për të mos e shfrytëzuar.