Kundërthëniet dhe gënjeshtrat e jehudëve

Nuk ka dobi, nuk ka shpresë prej popullit pjesëtarët e të cilit bien në kundërthënie me veten e tyre, shpifin për Allahun, trillojnë gënjeshtra, e deformojnë fjalën e Allahut, e ndryshojnë fjalën e Allahut dhe e fabrikojnë në bazë të epsheve dhe dëshirave të tyre. Për këtë arsye, Allahu e ka larguar të mirën dhe besimin e jehudëve me dërgesën e Muhamedit a.s.

 Hipokritët e tyre kur takoheshin me besimtarët thoshin: Ne besojmë në Allahun dhe në pejgamberinë e Muhamedit sepse ai sjell përgëzime për ne dhe ne jemi me ju, ndërsa kur takoheshin me njëri-tjetrin thoshin si në vijim:

– Si është e mundur që ju të flisni me pasuesit e Muhamedit për atë çka ka zbritur për ju në Tevratë?

– Si është e mundur të veproni në atë mënyrë që është kundërargument për ju.

– Në ditën e kijametit do të jeni të armiqësuar para Zotit tuaj!?

– Ju i shpërndani sekretet tuaja, kur dihet se ky veprim është i dëmshëm dhe i gabuar.

Allahu u kundërpërgjigjet atyre duke ju thënë:

– A po mendoni se këtë sekret nuk do ta zbuloj askush? Ose:

– A nuk e dini se Allahu i Lartmadhëruar e di të fshehtën dhe çështjet publike dhe di për bisedat dhe fjalimet pa marrë parasysh se a i fshehin të vërtetat apo i publikojnë ato dhe do të “shpërblen” për të gjitha ato veprime?.

Ky është qëndrim i dijetarëve jehud dhe i rabinëve të tyre, përderisa njerëzit e rëndomtë për fenë e tyre nuk dinin asgjë tjetër përpos gënjeshtrave të cilat i kishin dëgjuar dhe nuk i logjikonin si p.sh.:

– Pretendimet se ata janë popull i përzgjedhur i Allahut,

– mendimi se pejgamberët prej mesit të tyre do të ndërmjetësojnë për ta dhe

– zjarri i xhehenemit do t’i djegë vetëm për pak ditë.

Shkaku i zbritjes së ajetit

Muxhahidi ka thënë: Një ditë pejgamberi a.s. ka shkuar në tendën e fisit Kurejdha dhe u ka thënë: O ju vëllezër të majmunëve dhe vëllezër të derrave, o ju adhurues të djallit.

Ata e pyesin njëri-tjetrin: Kush e lajmëroi Muhamedin për këtë. Kjo nuk ka mundur të shpaloset përpos prej ndonjërit prej mesit tonë. A mos po tregoni për atë që Allahu e ka shpalosur atë që është dëshmi kundër jush. Për këtë arsye kanë zbritur ajetet:

Ajetet 75-78:

A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e Allahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato. (75) E kur takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thoshin: “Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thoshin: “A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që Allahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhamedit a.s.) që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar. (76) A thua nuk e dinë ata (jehudët) se Allahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë? (77) E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt. (78)

Është transmetuar se virtytet dhe tiparet e pejgamberit kanë qenë të shkruara në Tevratë, ndërsa ata i kanë ndryshuar dhe kanë përshkruar tipare tjera.

 Kur njerëzit e rëndomtë kanë pyetur për tiparet e Muhamedit a.s., pra kur kanë pyetur se si kanë qenë tiparet e Muhamedit, ata i kanë treguar ato tipare të cilat i kanë përshkruar (prej vetes së tyre), kështu u tregonin gënjeshtra njerëzve të rëndomtë për pejgamberin a.s.

Ata kanë shkuar përtej kësaj, kanë shpifur për Allahun, duke thënë për Allahun atë që Allahu nuk e ka thënë, që nëpërmjet gënjeshtrave të përfitojnë përfitime të kësaj bote, përfitim nënçmues, si pasuri materiale, për t’u ngritur në pozitë apo për të ngritur autoritetin personal. Mjerë për atë se çka kanë përfituar.

Prej shpifjeve të tyre është se ata kanë pretenduar se zjarri i xhehenemit nuk i djegë më shumë se dyzetë ditë, pra ditë të caktuara duke i marrë për bazë ditët në të cilat ditë e kanë adhuruar viçin (pra dyzet ditë kanë adhuruar viçin).

 Allahu u është kundërpërgjigjur se ata nuk kanë kurrfarë baze për pretendimin e tyre dhe ata nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje me Allahun, por në të vërtetë për shkak të mëkatit të madh të tyre do të jenë në zjarr të xhehenemit përgjithmonë.

 Prej mëkateve të mëdha të tyre është vrasja e pejgamberëve padrejtësisht, kundërshtimi i urdhrave të Allahut dhe përgënjeshtrimi i pejgamberisë së Muhamedit.

Përderisa, sa i përket atyre që besojnë dhe veprojnë punë të mira, për ta është përgatitur xheneti ku do të jenë përgjithmonë. Për rabinët jehud Allahu i Lartmadhëruar thotë:

Ajetet 79-82: Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga Allahu!, e për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. (79) Ata edhe thanë: “Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm se për disa ditë të numëruara!” Thuaj: “A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për Allahun atë që nuk e dini? (80) Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë. (81) E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të Xhenetit, aty janë përgjithmonë. (82)

Lini një koment