Kundërshtimet dhe veprimet e këqija të jehudëve

Kur’ani fisnik ka regjistruar kundërshtime serioze dhe veprime të këqija të rrezikshme të jehudëve edhe pse ata pretendojnë se besiojnë në Tevratë.

Prej kundërshtimeve të para të tyre: Mosrespektimi i marrëveshjeve dhe moszbatimi i premtimeve të cilat i kanë pasur ndaj Allahut, e në atë marrëveshje parashihej:

– Adhurimin e Allahut një të Vetmin,

– respektimi dhe mirësjellja ndaj prindërve,

– respektimi dhe mirësjellja të afërmve,

– respektimi dhe mirësjellja jetimëve,

– respektimi dhe mirësjellja të varfërve,

– të folurit me fjalë të mira me njerëzit.

– të falurit e namazit, dhënia e zekatit.

Pastaj ata i kanë kundërshtuar këto urdhra dhe këto porosi. I kanë kundërshtuar porositë të cilat sigurojnë lumturinë e shoqërisë dhe të cilat garantojnë jetë të qetë dhe të sigurt. Allahu i Lartmadhëruar thotë:

Ajeti 83:

(përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit: mos adhuroni tjetërkënd, përveç Allahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj meskinëve (të varfërve) dhe njerëzve u thoni fjalë të mira; faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit. (83)

Prej çështjeve të moszbatimit të marrëveshjeve janë si në vijim:

– Shkaktonin gjakderdhje në mes vete.

– Një pjesë të Tevratit e besonin, ndërsa një pjesë tjetër të Tevratit e mohonin.

– E dëbonin njëri-tjetrin nga shtëpitë e tyre edhe pse ata ishin vëllezër në fe, të të njëjtës gjuhë dhe të njëjtës prejardhje.

– Bashkëpunonin me të tjerët për të bërë mëkate, për të shkaktuar armiqësi, për të kundërshtuar të dërguarin, për dëbime masive të njerëzve dhe shkaktonin gjakderdhje, e cila ka qenë e ndaluar për ta në Tevratë.

 Si është e mundur t’i vepronin këto veprime!.

Për këto kundërshtime të urdhrave dhe për këto veprime të këqija, ata kanë përfituar nënçmimin dhe poshtërimin në këtë botë dhe dënim të dhimbshëm të përgjithmonshëm në botën tjetër.

Ky dënim është i paraparë për çdo shoqëri e cila:

– I zbaton disa ligje si f.v.: namazin, agjërimin dhe haxhin ndërsa,

– nuk i zbaton disa ligje tjera si f.v.: parandalimin e prostitucionit, kamatën, korrupsionin, hajninë, tradhtinë e shoqërisë, nuk bashkëpunojnë për të mirë, nuk e japin zekatin për të varfrin dhe tregohen koprrac. Allahu i Lartmadhëruar thotë:

Ajetet 84-86:

Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni vetën tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmojeni. (84) Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat dhe e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t’i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni? Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju. (85) Të tillë janë ata, që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do tu lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata. (86)

Prej kundërshtimeve dhe veprimeve të këqija të jehudëve janë edhe:

– Përgënjeshtrimi i pejgamberëve,

– vrasja e disa prej pejgamberëve dhe

– mohimi i shpalljes së vulës së pejgamberëve edhe pse ata luteshin: Zoti ynë, na ndihmo me pejgamberin i cili do të dërgohet në kohë të fundit i cili është i paralajmëruar në Tevratë.

Ata saktësisht e kanë ditur se Muhamedi a.s. është pejgamberi i paralajmëruar në Tevratë. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Atyre të cilëve u është dhënë libri e njohin atë ashtu siç i njohin fëmijët e tyre.”(El-Bekare: 146) mirëpo ata nuk e kanë besuar për shkak të xhelozisë dhe kryeneçësisë.

Fatin e tyre të vërtetë – i cili ka qenë besimi në Allahun dhe në të dërguarin e Tij – e kanë këmbyer me mohimin e asaj çka ka zbritur prej Allahut. Shkaktar i kësaj ka qenë lakmia e tyre për pushtet dhe për pasuri.

Prej kundërshtimeve të tyre janë edhe:

– Mohimi i librave tjerë përpos Tevratit,

– adhurimi i viçit, duke e llogaritur Zot.

– lakmia e tepërt për këtë botë, e cila ka qenë lakmi më e madhe se sa lakmia e idhujtarëve. Ndonjëri prej tyre ka dashur që të jetojë edhe 1000 vite vetëm e vetëm që të mbledhë arin e gjithë botës.

– Prej natyrshmërisë së tyre është dashuria që të jenë më të lartit në këtë botë, nxitja e trazirave dhe ngatërresave në mes njerëzve.

– Prej qëndrimeve të këqija të tyre është armiqësimi me Xhibrilin, Mikailin dhe melekët fisnik të cilat qëndrime do t’i sqarojmë. Allahu i Lartmadhëruar thotë:

Ajetet 97, 98:

Thuaj: Kush është armik i Xhibrilit (është armik i Allahut), e ai me urdhrin e Allahut e zbriti Kur’anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët. (97) Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), Allahu është padyshim armik i mosbesimtarëve. (98)

Lini një koment