Allahu ka kërkuar nga të gjithë njerëzit që të besojnë në ligjet e Kur’anit dhe në atë çka ka zbritur (është shpallur). Prej tyre bëjnë pjesë bijtë e Israilit, të cilët Zoti i ka begatuar me begati të shumta.
Allahu ua ka përmendur bijve të Israilit – të kohës së Muhamedit a.s. – dhjetë begatitë, ashtu që kjo të jetë pikënisje për të besuar Allahun, librat e Tij dhe në Muhamedin a.s., i cili i ka informuar për të gjitha këto nëpërmjet shpalljes së Allahut në Kur’an.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
Ajetet 40-43:
O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua. (40) Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur’anin), e që vërteton atë që e keni ju, e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur’anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni drojën. (41) E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshihni realitetin. (42) Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe përuluni (në ruku’) me ata që përulen. (43)
Pas kësaj, Allahu i Lartmadhëruar i ka numëruar dhjetë begatitë, për të ndikuar që të jenë të drejtë, të logjikojnë dhe të besojnë në atë çka ka zbritur prej Allahut në librin e Tij, i cili vërteton çka u ka zbritur atyre në Tevratë.
Këto dhjetë begati Allahu i ka numëruar në suretul Bekare prej ajetit 41-60 e ato ajete janë:
Ajetet 41-60:
Dhe besojeni atë, që e shpalla (Kur’anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur’anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni drojën. (41) E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshihni realitetin. (42) Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe përuluni (në ruku’) me ata që përulen. (43) ۞ A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni? (44) Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin). (45) Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij. (46) O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe). (47) Dhe ruajuni një dite kur askush askujt nuk do të mund t’i kryej asgjë, kur nuk pranohet për të (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për të kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët). (48) Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të Faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të hidhët, duke ua therur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj. (49) Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e Faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj). (50) E kur i premtuam Musait (t’ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj). (51) Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni. (52) Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë. (53) Dhe kur Musai popullit të vet i tha: “O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është mëshirues, ndaj pranoi shumë pendimin. (54) Dhe kur i thatë: “O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim Allahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit. (55) Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm. (56) Dhe Ne bëmë që retë t’u bëjnë juve hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël – Manna) dhe me shkurtëza (Salwa). (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata dëmtuan vetveten. (57) E kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thoni: “Hittatun” – ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin. (58) E ata që ishin mizorë, atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli Rizjan (lloj dënimi) kundër atyre që ishin mizorë. (59) ۞ Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd”, atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e Allahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë. (60)
Ato begati janë:
- Shpëtimi i tyre nga Firauni dhe populli i tij. Kalimi i detit duke shpëtuar nga kërcënimi i Firaunit dhe ushtrisë së tij. Pranimi i kërkimfaljes prej tyre dhe falja e gabimeve të tyre.
- Dhurimi i librit (Tevratit) te Musa, i cili libër ishte bazë e ndarjes së të vërtetës nga e pavërteta.
- Dallimit të hallallit dhe haramit për t’u udhëzuar me të.
- Urdhërimi i Musaut që ata të heqin dorë nga adhurimi i viçit të cilin e kishin ndërtuar deri sa ai (Musau) kishte agjëruar dhe nuk kishte qenë në prezencën e tyre për dyzetë ditë (duke pritur urdhrat e Zotit të tij).
- Ringjallja e tyre pasi që kishin vdekur, për të plotësuar afatin e jetës së tyre. Kjo, pasi që kishin kërkuar nga Musau që të shohin Zotin haptazi, atëherë Allahu i ka bërë që të vdesin një ditë dhe një natë dhe pastaj i ka ringjallur pas vdekjes së tyre.
- Mbulimi i tyre me hije të reve (mjegullës) për t’i freskuar që të mos përjetonin nxehtësinë e diellit përcëllues, ku kishin qëndruar për 40 ditë në vendin Tijetu, e cila gjendet në mes të Sirisë dhe Egjiptit.
- Zbritja (furnizimi) me ushqimin e llojit “Menne” dhe “Selva” për ta, i cili ushqim përbëhej nga ëmbëlsira dhe shpendët e pastër, me të cilët ushqime shuanin urinë dhe etjen e tyre.
- Urdhri për të hyrë në vendin e caktuar për të banuar në atë vend dhe për t’u furnizuar me ushqim dhe pije.
- Urdhri për të hyrë nga porta kryesore me brohoritje se vetëm Allahu është Zot dhe me lutjet që t’u falen mëkatet. Ndërsa ata (jehudët) e kundërshtuan këtë urdhër dhe në vend se të hynin të përulur e me përshëndetje dhe të thoshin “Hittatun”, ata e ndërruan këtë me fjalë tjetër. Kjo është një lloj kapele e vogël mbi kokë, pra kapelë në qendër të kokës mbi kokë. Ata nuk hynë me përshëndetje, por hynë në turmë duke u ngushtuar me njëri-tjetrin dhe duke mos iu përulur Allahut. Për këtë arsye Allahu i dënoi me dënim të dhembshëm nga qielli për shkak të arrogancës dhe për shkak të mosdëgjimit të urdhëresave. Kështu që janë shkatërruar 70 mijë prej tyre.
- Begatia e dhjetë, shpërthimi i gurit dhe shkëmbit në dymbëdhjetë burime. Kur Musai a.s. i bie gurit me shkopin e tij, ashtu që secili grup prej tyre për ta shfrytëzuar dhe për ta përdorur për pije.
Dijetarët e bijve të Israilit e kanë shpërfillë dhe nuk e kanë dëgjuar urdhrin e Allahut, me fjalë tjera nuk e kanë besuar Kur’anin, por ata, në njërën anë urdhëronin të tjerët që të vërtetojnë dhe të jenë të qëndrueshëm në islam dhe në fenë e Muhamedit sepse është e vërtetë, ndërsa në anën tjetër e harronin veten e tyre, për këtë Allahu i qorton, ua tërheq vërejtjen dhe i mëson që vet ata të jenë të përmbajtur dhe të mos bëjnë veprime të këqija dhe të mos pasojnë shejtanët e tyre, por që këtë ta arrijnë me durim dhe falje të namazit, nga shkaku se namazi është freskia e zemrave dhe e shpirtrave.
I ka udhëzuar që të kujdesen nga rreziku që i pret në ditën e gjykimit, ku nuk do të bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesit dhe as sakrifikimi i ndonjërit prej tyre dhe se atë ditë nuk do të ketë ndihmë për ta.
Ajetet 44-48:
A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni? (44) Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin). (45) Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij. (46) O bijtë e Israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe). (47) Dhe ruajuni një dite kur askush askujt nuk do të mund t’i kryej asgjë, kur nuk pranohet për të (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për të kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët). (48)