DETYRAT E ZEMRËS

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Prej detyrave të zemrës:

Besimi në Zotin dhe çka ka ardhur prej Zotit.

Besimi në pejgamberët e Zotit dhe në atë çka ka ardhur nga pejgamberët e Zotit.

Sinqeriteti – Sinqeritet quhet vepra e cila bëhet vetëm për Allah.

Pendimi nga mëkatet.

Mbështetja në Allahun.

Bindja se Allahu sheh çdo gjë dhe monitoron çdo gjë.

Të kënaqurit me Zotin, që nënkupton të dorëzuarit në Zotin dhe moskundërshtimi në caktimin e Zotit.

Nderimi dhe respektimi i ligjeve të Allahut.

Falënderimi për të mirat e Allahut, që nënkupton mosshfrytëzimi i të mirave në mëkate.

Durimi në kryerjen e urdhrave të Zotit.

Durimi në mos kryerjen e çështjeve të cilat i ka ndaluar Zoti.

Durimi në sprova dhe në fatkeqësi.

Të urryerit e Shejtanit.

Refuzimin e mëkateve.

Dashuria ndaj Allahut.

Dashuria ndaj fjalës së Tij.

Dashuria ndaj të dërguarit.

Dashuria ndaj sehabeve.

Dashuria ndaj familjes së pejgamberit dhe ndaj njerëzve të mirë.

Lini një koment