Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.
Përkthyes: Dr. Musli Vërbani
–
Ai i cili largohet nga feja duhet menjëherë të kthehet në Islam duke shqiptuar dhe duke deklaruar shehadetin:
– Duhet të heq dorë nga largimi i fesë;
– Duhet të pendohet nga veprimi i tij, dhe
– Duhet të vendos që kurrë nuk do të kthehet në veprim të ngjashëm.
Posa të kalon në pabesim, i zhvleftësohet agjërimi i tij, tejemumi i tij.
Posa të kalon në pabesim i zhvleftësohet kurorëzimi (automatikisht ndodhë shkurorëzimi) i tij para se të kontakton me të.
Po ashtu, pas largimit nga feja, nëse gruaja e tij është në IDET nuk lejohet të martohet me atë muslimane deri sa të kthehet në fe.
Ai i cili largohet nga feja, ndalohet kurbani prej tij (dhe mishi i kafshës së therur prej tij).
Nuk trashëgon.
Nuk trashëgohet.
Nuk i falet namazi.
Nuk i pastrohet kufoma.
Nuk mbulohet me kefin.
Nuk varroset në varrezat e muslimanëve.
Pasuria e tij dorëzohet në arkën qendrore (el-Fie).