Adhurimi i viçit nga jehudët. Dashuria e tyre për këtë botë dhe armiqësia e tyre ndaj melekëve dhe pejgamberëve.

Në zemrat e jehudëve janë: Pabesimi, padrejtësia, materializimi, dashuria ndaj kësaj bote, armiqësia ndaj Xhibrilit, armiqësia ndaj melekëve dhe armiqësia ndaj pejgamberëve.

Në përgjithësi ata janë armiq të fesë së Allahut dhe armiq të të gjithë pejgamberëve.

Në përgjithësi janë lakmitarët më të mëdhenj të jetës së kësaj bote.

Nëse i analizon, sheh se atyre nuk u intereson asgjë tjetër përpos dëshirave të tyre. Ata janë fanatikë në pretendimin e tyre se janë të përzgjedhurit e Allahut dhe të dashurit e Tij, se janë të shpëtuar në botën tjetër nga shkaku se sipas tyre ata janë populli i përzgjedhur i Allahut.

Allahu i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e tyre, bile ata kanë rënë në idhujtari dhe paganizëm duke adhuruar viçin. Këto janë vërtetuar në ajetet në vijim:

Ajetet 92-98:

Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju e adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë. (92) (Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) këtë që u dhamë merreni seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: “Dëgjuam (me vesh) e kundërshtuam”. E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq”. (93) Thuaj: “Nëse bota tjetër (Xheneti) te Allahu është vetëm për ju, edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë). (94) E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurrë nuk e dëshirojnë atë. Allahu di për zullumqarët. (95) Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar ti ke për t’i gjetur ata (jehudët), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtoj atë prej dënimit. Allahu sheh çka veprojnë ata. (96) Thuaj: Kush është armik i Xhibrilit (është armik i Allahut), e ai me urdhrin e Allahut e zbriti Kur’anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët. (97) Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtarë), Allahu është pa dyshim armik i mosbesimtarëve. (98)

Për Zotin, o ju bijtë e Israilit, tek ju ka ardhur Musai a.s. me argumente të qarta të cilat tregojnë pejgamberinë e tij dhe shpalljen e tij, siç janë:

– mrekullia e shkopit dhe

– mrekullia e ndriçimit i dorës si dhe

Shtatë argumentet tjera me të cilat rrumbullakohen nëntë argumente, e ato janë:

– furtuna,

– karkalecat,

– morrat,

– gjaku,

– bretkosat,

– ndarja e detit,

– mungesa e ushqimit (thatësia).

Këto argumente nuk kanë ndikuar pozitivisht, përkundrazi jeni zhytur edhe më thellë në idhujtari dhe paganizëm dhe nuk jeni treguar falënderues ndaj begative të Allahut. Ju nuk i keni pranuar ato argumente, por e keni adhuruar viçin në vend se të adhurohet Allahu.

Viçi i adhuruar është viçi të cilin e ka ndërtuar Samiriju dhe atë e ka ndërtuar nga ari dhe floriri, të cilin ari dhe flori e kanë marrë me vete nga Egjipti dhe pastaj e kanë bërë zot për t’u adhuruar.

Ata janë mizorë pabesimtarë për shkak se e kanë vendosur një send jo në vendin e tij. A ka padrejtësi më të madhe dhe mizori më të madhe se sa t’i bëhet ortakëri Allahut të Lartmadhëruar?

– O i dërguar, kujtoju jehudëve kur paraardhësit e tyre kanë premtuar se do të veprojnë sipas Tevratit dhe se do ta marrin me seriozitet dhe vendosmëri, mirëpo ata e thyen marrëveshjen dhe nuk e zbatuan, derisa Allahu i ka frikësuar duke e ngritur kodrën “Turë” mbi ta sikurse të ishte një ombrellë, e nga frika e kanë pranuar, por pastaj nuk e kanë zbatuar.

Ata kanë thënë: Dëgjuam dhe kundërshtuam (mëkatuam) – pastaj janë zhytur në mëkate saqë kanë rënë në humnerën e idhujtarisë, duke e konsideruar viçin për zot dhe është ngatërruar dashuria e zemrave të tyre.

– O i dërguar, thuaju: Nuk ka besim më të keq se besimi i cili ju shpie te ato vepra të cilat po i veproni siç janë:

– Adhurimi ndaj viçit,

– Vrasja e pejgamberëve,

– Thyerja e premtimeve.

 Nëse pretendoni për besimin e vërtetë, dijeni se besimi i vërtetë është shpallja e Tevratit te Musai a.s.

– O i dërguar thuaju jehudëve: Nëse jeni të sinqertë në atë që pretendoni, se xheneti në botën tjetër është posaçërisht për ju dhe nuk është për njerëzit tjerë dhe se zjarri do të ju djegë vetëm për disa ditë të caktuara dhe se ju jeni populli i përzgjedhur, atëherë kërkojeni (dëshirojeni) vdekjen e cila ju shpie te ato begati të mira dhe të përgjithmonshme, ku për të nuk debaton askush me ju sepse njeriu nuk mund të dëshirojë lumturi, ndërsa në anën tjetër bën mëkate.

Ibn Abasi thotë: “Po të dëshironin vdekjen, ndonjëri prej tyre do të donte t’i vinte vdekja me shpejtësi të vetëtimës.”

E ka regjistruar Taberiu nga Ebil Alijete se ka thënë: Jehuditë kanë thënë: “Në xhenet do të hynë vetëm jehudët”, atëherë Allahu ka zbritur ajetin: “Thuaj, poqese është bota tjetër posaçërisht për ju te Allahu…”(El-Bekare: 94)

Asnjëri prej juve nuk e dëshiron vdekjen asnjëherë, për shkak se keni bërë mëkate dhe keni rënë në humnerën e pabesimit, si f.v., shtrembërimin e Tevratit, vrasjen e pejgamberëve të pafajshëm. Edhe pse në librat tuaja ka qenë paralajmëruar prapëseprapë e keni mohuar shpalljen e Muhamedit a.s.

Allahu e di se ata janë të padrejtë në gjykimin se bota tjetër është posaçërisht për ta.

Për Zotin, do t’i shohësh se jehudët janë njerëzit që më së shumti lakmojnë të jetojnë jetë të gjatë, bile më lakmitarë se i gjithë njerëzimi, edhe më lakmitarë se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë 1000 vite (arabët e përdorin numrin 1000 si hiperbolizim për shumë të madhe). Kjo nga shkaku se i pret dënimi i Allahut në botën tjetër dhe mendojnë se kjo botë është më e mirë se bota tjetër, ndërsa në këtë botë nuk ka përjetësi, por edhe nëse jeton gjatë, prapëseprapë nuk mund t’i iket dënimit të dhimbshëm.

 Allahu e di se çka rezulton prej veprimeve të tyre dhe për shkak të veprimeve të tyre do të ndëshkohen.

– O i dërguar, thuaju: Kush është armik i Xhibrilit, ai është armik i shpalljes së Allahut e cila përfshinë Tevratin dhe shpalljet tjera sepse Allahu nëpërmjet shpalljes e ka zbritur në zemrën tënde Kur’anin.

– O i dërguar, kjo është bërë me urdhrin dhe lejen e Tij, për të mbështetur dhe për t’i përforcuar librat të cilët kanë zbritur më herë si f.v. Tevrati, Inxhili dhe librat tjerë të cilat bëjnë ftesë për të besuar Allahun, të Vetmin Zot, për të ngritur bazat e moralit, adhurimet, udhëzimin nga devijimi. Përgëzimin e besimtarëve me xhenet. Si mund të jetë rruga e së mirës shkaktar i urrejtjes dhe hidhërimit.

E ka regjistruar Tirmidhiu se:

Jehudët i kanë thënë Muhamedit a.s.: “Nuk ka asnjë pejgamber prej pejgamberëve të Allahut e që paralelisht me shpalljen prej Zotit të tij të mos jetë ndonjë melek, atëherë cili është shoku yt që të të pasojmë?

Muhamedi a.s. u thotë: Xhibrili.

Ata i thonë: Ai i cili zbret për luftë dhe vrasje. Ai është armiku ynë. Po të kishe thënë Mikaili, i cili zbret shiun dhe mëshirën, do të të kishim pasuar.” Për këtë arsye ka zbritur ajeti deri në pjesën: “…për pabesimtarët…”

Kush është armik i Allahut në formën e kundërshtimit dhe mosdëgjimit të urdhrave të tij, në formën e urrejtjes së detyrës së melekëve të cilët e zbresin shpalljen, duke pretenduar se Xhibrili vjen me kërcënime, atëherë Allahu është armik i secilit pabesimtar dhe do ta ndëshkojë.

Lini një koment