Allahu e ka filluar Kur’anin me suren El-Bekare. Kjo sure ka zbritur në Medine (pas hixhretit edhe nëse ndonjë ajet ka zbritur në Meke) për të sqaruar qëndrimin e njerëzve ndaj Kur’anit fisnik.
I përmend se njerëzit ndahen në tri kategori:
– Kategoria e parë janë ata të cilët besojnë dhe veprojnë vepra të mira. Të tillët janë të suksesshëm dhe të shpëtuar.
– Kategoria e dytë janë ata të cilët tregohen kryelartë, e mohojnë të vërtetën me fjalë dhe me vepra. Këta janë banorët e xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
– Kategoria e tretë janë ata të cilët besojnë në Zotin dhe në ditën e gjykimit vetëm shprehimisht, ndërsa zemrat e tyre mbeten të mbushura me pabesim dhe humbje. Për ta parashihet dënim i dhembshëm për shkak të gënjeshtrave të tyre, e ata janë hipokritët.
Muxhahidi ka thënë:
“Katër ajetet e para kanë zbritur për besimtarët;
dy ajete kanë zbritur për pabesimtarët, dhe
trembëdhjetë ajete kanë zbritur për hipokritët”.
Sa i përket besimtarëve të bindur, ata klasifikohen në katër grupe:
– Besimi i sinqertë në të padukshmen, për të cilën ka lajmëruar Allahu për të dhe janë paraqitur dëshmi për to, i cili nuk përkufizohen në çështje të prekshme dhe materiale, pra besim përtej materiales.
– E falin namazin duke e llogaritur si bazë të fesë, e japin zekatin për të varfrit dhe të gjorët. Zekati është shtyllë e ndërtimit të shoqërisë, ashtu sikurse namazi është bazë e ndërtimit të personalitetit.
– Besojnë në të gjithë atë çka ka zbritur Allahu te të dërguarit e Tij, pra besojnë në librat qiellor.
– Besojnë me besim të plotë në botën tjetër dhe për çështjet të cilat ndërlidhen me botën tjetër. Për këtë nuk kanë mëdyshje.
Allahu i Lartmadhëruar ka sqaruar se Kur’ani është libër i plotë dhe se e ka zbritur në gjuhën e tyre (arabe) dhe po ashtu ata i ka cilësuar si besimtarë.
Ajeti 1-5:
Elif, Lam, Mim. (1) Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga Allahu). (2) Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin. (3) Dhe ata të cilët e besojnë atë që t’u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur. (4) Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit. (5)
Pas kësaj i ka treguar cilësitë e pabesimtarëve si f.v. për Ebu Xhehlin, Ebi Lehebin dhe të ngjashmit me to të cilët propagandonin që të përgënjeshtrohet Kur’ani.
Është e njëjtë, u tërhiqet vërejtja ato apo nuk u tërhiqet vërejtja sepse ata nuk përfitojnë asgjë si ju tërhoq si nuk ju tërhoq vërejtja atyre.
Zemrat i kanë të mbyllura, në zemrat e tyre nuk depërton drita e Zotit e cila shpërndahet me ajetet e Kur’anit.
Kur janë në pyetje ajetet e Kur’anit, ata i mbulojnë (i mbyllin) dëgjimet e tyre dhe shikimet e tyre dhe sillen si të verbër.
Posaçërisht për ta është paraparë dënim i dhembshëm.
E meta nuk është te Kur’ani, por e meta është në brendinë e tyre – dhe në brendinë e pasuesve të tyre – për këtë arsye Allahu i ka vulosur dhe ka mbyllë çka ka në zemrat e tyre, veshët të tyre dhe në sytë e tyre, kjo si rezultat i pabesimit dhe urrejtjes së tyre.
Duke i sqaruar cilësitë e atyre pabesimtarëve Zoti i Madhërishëm thotë:
Ajeti 6 dhe 7:
E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. (6) Allahu vendosi vulë në zemrat e tyre dhe veshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh. (7)
Inteligjent dhe i mençur është ai i cili e analizon të mirën e cila ndikon në të ardhmen e tij dhe largohet nga e keqja dhe humbja dhe i cili vendos të rreshtohet me besimtarët të cilët ndërtohen nëpërmjet besimit në të padukshmen, në faljen e namazit, në dhënien e zekatit dhe në besimin në botën tjetër.
Nuk është mençuri të pasohen cilësitë e pabesimtarëve të cilët shkaktojnë trazira dhe shkatërrime, të cilët devijojnë nga udhëzimi i drejtë i Allahut të cilët do të hidhen në zjarr të xhehenemit.
– Besimtari është atdhetar, i mirë dhe besnik.
– Pabesimtari është armik i vetes, tradhtar i vetes, i umetit dhe i shoqërisë së vet.