KUPTIMI I DËSHMISË “NUK KA ZOT TJETËR PËRVEÇ ALLAHUT”

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Fjalia: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut” nënkupton si në vijim:

Besojeni dhe dijeni se:

– Nuk ka të adhuruar dhe nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, Një të Vetëm,

– I Përhershmi i pa fillim,

– Krijuesi,

– Furnizuesi,

– I Dituri,

– I Plotfuqishmi, i Cili vepron çka të Dëshiron.

– Çka Dëshiron Allahut bëhet, çka nuk Dëshiron nuk bëhet.

– Asgjë nuk mund të lëvizë dhe askush nuk mund të lëvizë dhe të ndryshon diç pos Allahut.

Allahu cilësohet me cilësitë e përsosura të cilat i takojnë vetëm Atij. I Cili është i pa të meta, është i përhershëm, i pa fillim, çdo gjë pos Tij është e krijuar dhe Ai është Krijues i atyre të krijuarave.

Çdo gjë bën pjesë në të krijuarat e Tij, si ato konkrete, ashtu edhe ato abstrakte, po ashtu edhe veprat janë të krijuara prej Tij, duke filluar që nga grimca e atomit e deri te Arshi i madh.

Pastaj, janë të krijuara edhe lëvizjet e njerëzve.

Pastaj, janë të krijuara edhe moslëvizjet e tyre.

Pastaj, janë të krijuara edhe qëllimet e tyre.

Pastaj, janë të krijuara edhe mendimet e tyre.

Të gjitha këto janë krijesa të Allahut. Nuk i ka krijuar askush tjetër pos Allahut. Të gjitha këto nuk kanë ardhur në ekzistencë vetvetiu dhe pa kurrfarë arsye.

Dituria e Zotit është e përhershme pa fillim.

Allahu me vullnetin e Tij ka krijuar gjithçka nga asgjëja. Argument për këtë është thënia e Allahut të Madhërishëm: “(Allahu) ka krijuar çdo gjë”.

Allahu i Madhërishëm thotë: “A ka krijues tjetër pos Allahut?”

Nesefiu ka thënë: Njeriu, kur i bie qelqit (xhamit) me gurë, dhe qelqi (xhami) thyhet atëherë:

– Goditja,

– Thyerja dhe

– E thyera,

që të gjitha janë të krijuara prej Allahut, ndërsa njeriu e përfiton atë që e vepron, ndërsa e krijuara është vetëm prej Allahut dhe e askujt tjetër. Allahu i Madhërishëm thotë: “Për atë vepër merr atë çka e meriton dhe për veprën që e vepron, ngarkohet me atë që e vepron”.

“Fjala” e Allahut, është e përhershme pa fillim sikurse të gjitha atributet tjera të Tij. Kjo ngase me cilësitë e Tij dallohen nga të gjitha krijesat.

Allahu i Madhërishëm dallohet me cilësitë e Tij, me atributet e Tij, dhe me veprimet e Tij.

Allahu është i Dëlirë nga ajo që të padrejtët me arrogancën e tyre i përshkruajnë si cilësi dhe atribute të cilat nuk i takojnë Atij.

Nga ajo që kemi përmendur mund të konkludojmë se janë katërmbëdhjetë (14) atribute të Zotit të përmendura dhe të përsëritura në Kur’an, ose tekstualisht ose në kuptim të tekstit, e ato janë:

EL VUXHUDËEkziston
EL-VAHDANIJEËshtëNjë
EL KIDEM (EL-EZELIJE)I Përhershëm pa fillim
EL-BEKAI Përhershëm pa mbarim
KIJAMETU BI NEFSIHIEkzistonngaVetvetja e Tij
EL-KUDRETUI Plotfuqishëm
EL-IRADETUI Vullnetshëm
EL-ILMUI Ditur
ES-SEMIËDëgjon
EL-BESIRESheh
EL-HAJATEI Gjallë
EL-KELAMFlet
EL MUHALEFETU LIL-HAVADATHINdryshonngaaksidencat (tëkrijuarat)
ET-TEKVINEI jepformënkrijesave

– Përderisa këto atribute janë të përmendura në shumë tekste të sheriatit, dijetarët për to kanë thënë se duhet ditur dhe duhet besuar.

– Përderisa Allahu është i Përhershëm pa fillim, atëherë edhe atributet e Tij janë të përhershme të pa fillim. Kjo, ngase atributi shkon paralelisht me ekzistencën e Allahut të përhershëm pa fillim.

Lini një koment