KONCEPTI: DËSHMOJ SE MUHAMEDI ËSHTË I DËRGUARI ALLAHUT

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Fjala: Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut: ka kuptimin si në vijim:

E di, besoj dhe e pranoj se Muhamedi a.s., i biri i Abdullahut, i biri i Abdul Mutalibit, i biri i Hashimit, i biri i Abdul Menafit Kurejshit, është rob i Allahut dhe i dërguar i Allahut për gjithë njerëzimin.

Krahas kësaj, besoj se:

– Është lindur në Meke, pejgamberia e tij ka filluar në Meke.

– Pastaj ka migruar në Medine dhe është varrosur në Medine.

Kjo nënkupton se, ai është i sinqertë në çdo gjë që ka informuar dhe çka ka kumtuar nga Allahu, e prej atyre informatave janë:

  • Dënimi dhe begatia në varr.
  • Parashtrimi i pyetjeve të melaqeve, të Munkerit dhe Nekirit.
  • Ringjallja.
  • Tubimi.
  • Kataklizma.
  • Llogaridhënia.
  • Shpërblimi.
  • Dënimi.
  • Kandari (peshorja).
  • Xhehenemi.
  • Ura e siratit.
  • Ujëvara (Havdi).
  • Shefaati.
  • Xheneti.

Të pamurit e Allahut në botën tjetër, me sy, por pa e ditur mënyrën, vendin, kahjen dhe jo siç shihet e krijuara.

Për jetën e përgjithmonshme në botën tjetër.

Besimi në melaqet e Zotit.

Besimi në librat e Tij.

Besimi në kaderin e Zotit, në të mirën dhe në të keqen.

Besimi se pejgamberi a.s. është vula e pejgamberëve.

Pejgamberi a.s është vula e pejgamberëve dhe zotëria i gjithë bijve të Ademit.

Duhet besuar se, secili pejgamber prej pejgamberëve të Allahut duhet të cilësohet me cilësinë e:

– Sinqeritetit.

– Dëgjueshmërisë.

– Bartës i amanetit në mënyrë të përsosur, dhe

– Me mendje të mprehtë.

Është absurde që ata të jenë gënjeshtarë, tradhtarë, mashtrues, mendjelehtë, frikacakë.

Pejgamberët duhet të kenë vetëm cilësitë pozitive dhe nuk duhet të kenë asnjë cilësi negative e cila do të ndikonte në mospranimin e fjalëve të tyre.

Duhet besuar se ata janë të siguruar nga pabesimi, nga mëkatet e mëdha, nga mëkatet e vogla, si para pejgamberisë së tyre, ashtu edhe pas pejgamberisë së tyre. Lejohet që të ndodhë ndonjë lëshim prej tyre, mirëpo menjëherë pason vërejtja për ta, dhe ata pendohen, ashtu që nuk meritojnë ndëshkim për ato lëshime.

Muëxhizet janë: Mrekullitë mbinatyrore të pejgamberëve, janë të vërteta. Muëxhizet janë të mbinatyrshme.

Çështja e Kerametit dhe çështja e Evlijasë është e vërtetë, ndërsa kjo në të njëjtën kohë është mrekulli mbinatyrore, ku pejgamberi e paraqet “kerametin” e tij para ndonjërit prej umetit të tij.

-Pejgamberët janë më të vlefshëm se melaqet e dalluara.

– Melaqet e dalluara janë më të vlefshme se evlijatë dhe njerëzit në përgjithësi.

– Një pejgamber është më i vlefshëm se të gjithë evlijatë.

– Sehabiu më i vlefshëm është Ebu Bekri.

– Pastaj Omerul Faruki.

– Pastaj Othmani, me nofkën pronari i dy dritave.

– Pastaj Aliju Zoti qoftë i kënaqur me të.

– Pastaj dhjetë sehabet e përgëzuar me xhenet e ata janë:

– Talha.

– Zubejri.

– Seadi.

– Seidi.

– Abdurr-Rrahman bin Aufi dhe

– Ebu Abidete bin el Xherahi.

– Pastaj pjesëmarrësit e betejës në Bedër.

– Pastaj pjesëmarrësit e betejës në Uhud.

– Pastaj, besatuesit e besës “Ridvanë” në Hudejbije.

Lini një koment