Ajetet 1-7:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! (1)
Lavdërimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve, (2)
Mëshirbërësit, Mëshiruesit, (3)
Sundimtarit (Gjykatësit Suprem) të Ditës së Gjykimit. (4)
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. (5)
Udhëzona (na përforco) në rrugë të drejtë! (6)
Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi, e jo në të atyre që kanë tërhequr zemërimin Tënd, as në të atyre që kanë të devijuar dhe janë të humbur! (7)
“El-Fatihah” është sure me emër të përveçëm e cila ka zbritur para hixhretit.
“El-Fatihah” është prej sureve të para e zbritur në Kur’anit fisnik.
Ibn Abasi ka thënë: Prej çështjeve të para që i ka zbritur Xhibrili Muhamedit a.s. ka qenë: O Muhamed, kërko mbrojtje (nga shejtani i mallkuar), pastaj thuaj:
“(Filloj) Me emër të Allahut,Mëshirëbërësit, Mëshiruesit.
“Istiadhe” (lutja që Allahu të na ruaj nga shejtani i mallkuar) është çështje e pëlqyer që të lexohet në fillim të leximit të Kur’anit dhe në fillim të namazit.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe kur të lexosh Kur’anin, kërko siguri nga shejtani i mallkuar.” (En-Nahl: 98)
Pejgamberi a.s. kur falej në namazin e natës, namazin e tij e fillonte duke thënë “Allahu ekber” dhe pastaj thoshte:
Zoti im, Ti je i Përsosuri,
Ty të takon Lavdfalënderimi.
Emri Yt është i Bekuar
Madhështia dhe Lartësia Jote është e pafund
s’ka zot tjetër përveç Teje.
– Pastaj thoshte tri herë “Nuk ka zot tjetër pos Allahut”,
– pastaj thoshte “Kërkoj nga Allahu, i Cili dëgjon dhe është i Ditur, strehim dhe mbrojtje prej shejtanit të mallkuar, nga cytjet e tij dhe nga devijimi i tij.”
– Pastaj, njeriu e lexon “Bismil-lahin”, i cili është ajet në vete. Bën ndarjen e sureve të Kur’anit dhe ka zbritur me secilën sure, ashtu siç transmetohet nga Ibn Umeri r.a., i cili për këtë ajet thotë se, nuk është vendosur vetëm në fillim të sures “Tevbe” (Beratun), e kjo është bërë me urdhër të shpalljes, nga shkaku se kjo sure ka zbritur për luftën, xhihadin dhe denoncimin e idhujtarëve pas betejës së “Tebukut”.
– Pastaj, falësi i namazit e lexon “Fatihanë”.
Transmetohet nga Mejserete, e ai nga Ali ibn Ebi Talibi se i dërguari i Allahut a.s. kur dëgjonte ndonjë zë duke e thirrur: “O Muhamed”, ai largohej edhe pasi e dëgjonte thirrjen , ndërsa Vereka ibn Nufel i thotë: Kur të dëgjosh thirrjen, qëndro dhe dëgjo çka thuhet.” Pastaj kur ka dëgjuar një zë “O Muhamed”. Ai u përgjigj: “Urdhëro” dhe (Vereka ibn Nufel) i thotë “Thuaj: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut.”
Sureja Fatihah ka zbritur në Meke.
Sureja Fatihah ka zbritur nga thesari i Arshit.
Është themeluar Ixhmai se është sure mekase.
Për shkak të vlerës, lartësisë dhe madhështisë së saj kundrejt të gjitha sureve të Kur’anit, i dërguari i Allahut a.s. i ka thënë Ebi bin Keabit r.a. (pasi që e ka lexuar ajkën e Kur’anit):
“Pasha Atë, te i Cili qëndron shpirti im, Zoti i Lartmadhëruar nuk ka zbritur të ngjashme as në Tevratë, as në Inxhilë, as në Zeburë dhe as në Kur’an, e ajo është shtatëshi përsëritës dhe Kur’ani madhështor i cili më është dhënë mua.”
I dërguari i Allahut a.s. në namaz gjithmonë e lexonte “Suretul Fatihah”.
Quhet “Fatihah” sepse është çështje e parë me të cilën fillon dhe hapet libri i Kur’anit fisnik në Mus’haf. Me të fillon edhe leximi në të gjitha namazet.
I ka katërmbëdhjetë emërtime, prej tyre:
– Ajka e librit;
– Themeli i Kur’anit;
– Sureja Lavdfalënderuese;
– Shtatëshi përsëritës, që nënkupton se përsëritet dhe numërohet për çdo rekat.
Në hadithë sahihë është regjistruar se është transmetuar nga Ebi Hurejre r.a. se e ka dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë:
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Namazin mes Meje dhe robit tim e kam ndarë në dy pjesë dhe robit tim i jepet çka dëshiron:
– Kur të thotë robi: “El hamdu lil-lahi rabbil alemin”
Lavdërimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve,
Zoti i Madhërishëm thotë: Robi im më lavdfalënderoi.
– Kur të thotë: “Err-rrahmanirr-rrahim”
Mëshirbërësit, Mëshiruesit,
Zoti i Lartmadhëruar thotë: Më lartësoi robi im.
– Kur të thotë: “Maliki jevmi-din”
Sundimtarit (Gjykatësit suprem) të Ditës së Gjykimit.
Zoti i Lartmadhëruar thotë: Më lavdëroi, ose robi im çështjet e tij i vendosi në kompetencën Time.
– Kur të thotë: “Ijjake neabudu ve ijjake neste’in”
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë
Allahu thotë: Kjo tani është në mes Meje dhe robit Tim dhe robi meriton çka dëshiron dhe kërkon.
– Kur të thotë: “Ihdines-siratal mustekim, siratal ledhine enamte alejhim, gajril magdubi alejhim ve led-dalin”
Udhëzona (na përforco) në rrugë të drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë tërhequr zemërimin Tënd, as në të atyre që kanë të devijuar dhe janë të humbur!
Allahu thotë: Kjo është për robin tim dhe robi im meriton çka dëshiron dhe kërkon.
Është e pëlqyer që ai i cili e lexon “Fatihanë” në fund të thotë “Aamin” që ka kuptimin: Zot, pranoje dhe përgjigju pozitivisht në lutjen tonë.
Për vlerën e Fatihasë i dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Nëse një njeri shtrihet në shtrat për të fjetur dhe e lexon “Fatihanë” e librit (Kur’anit), pastaj “Kul huvallahun” ai është siguruar nga çdo gjë, përpos prej vdekjes.”