Kur’ani fisnik debaton me pabesimtarët. Debaton edhe me ata të cilët vazhdimisht e mohojnë Allahun dhe menaxhimin e gjithësinë prej Tij. Kjo, nga shkaku se qëndrimi i tyre dhe sjelljet e tyre shpijnë në çështje interesante dhe të habitshme.
Zoti i Madhërishëm dëshiron t’i udhëzon dhe t’i drejton në rrugën e qëndrueshme dhe stabile, dëshiron t’i orienton në rrugën e shpëtimit, dëshiron t’i orienton në rrugën bindëse të thjeshtë dhe të ndjeshme, dëshiron t’i orienton në rrugën praktike e cila është më e lehtë për t’u kuptuar, ashtu që njeriu të analizojë fazat e ndryshimit të gjendjes së tij dhe të kalimit të tij nga një botë në botën tjetër.
Nëse njeriu analizon veten e tij dhe e vëren natyrshmërinë e tij:
– E kupton se shkak i ekzistencës së tij në këtë botë është fuqia e Zotit.
– E kupton se Allahu na ka begatuar me begatinë e ekzistimit tonë.
– E kupton se na ka dhuruar mendjen dhe na ka fisnikëruar atë.
– E kupton se Allahu ka vendosur kufij të jetës sonë.
– E kupton se na ka lënë të lirë në këtë jetë që të veprojmë me kënaqësi dhe të përkujdesemi që të veprojmë me atë që e pëlqen Allahu dhe që rezulton të mirën për veten tonë dhe të shoqërisë (umetit) tonë.
– E kupton se në fund kthehemi tek Allahu, që të shpërblejë secilin nga ne për veprimet që i veprojmë. Kërkon llogari për begatitë të cilat na ka dhuruar.
Ibn Abasi dhe komentuesit tjerë thonë: “Kemi qenë të vdekur, pra nuk kemi ekzistuar para krijimit tonë, pastaj jemi krijuar dhe jemi vendosur në këtë botë dhe jetojmë, pastaj Zoti na bën që të vdesim në kohën e caktuar, pastaj Zoti do të na ringjallë në ditën e gjykimit.”
Këtu i kemi dy vdekje dhe dy jetë:
– Vdekja e parë, ka qenë para ekzistimit në këtë botë, pastaj vjen
– vdekja e dytë pas kësaj jete, ndërsa
– Jeta e parë, pas lindjes dhe
– Jeta e dytë, pas ringjalljes në ditën e gjykimit.”
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“të cilët e trashëgojnë Firdevsin, aty janë përgjithmonë.” (El-Muëminunë : 11)
Ajeti 28:
Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej te Ai do të ktheheni? (28)
Ky transferim në dy jetë dhe në dy vdekje është argument i fuqisë së Allahut, është argument i ekzistimit të asaj e cila quhet “Berzah” (qëndrimi pas vdekjes). Berzahi është kufiri i ndarjes (zonë neutrale) në mes kësaj bote dhe botës tjetër. Berzah quhet një jetë e veçantë në botën e varrezave.
Pastaj Kur’ani fisnik na e paraqet një skenë tjetër të fuqisë së Allahut të Lartmadhëruar. Na tregon se Ai ka krijuar gjithçka në tokë për t’i shërbyer njeriut (në disponim të tij), siç janë thesaret dhe ia ka mundësuar që t’i shfrytëzojë elementet e kësaj bote, si f.v., atomin, rrymën, etj. T’i realizojmë fluturimet me aeroplan, të prodhojmë anije kozmike, satelitë, të zbulojmë botën e yjeve, trupave qiellor, orbitat e tyre si dhe sistemin diellor, marsin, etj.
Prej argumenteve të fuqisë së Allahut dhe madhështisë së Tij është edhe krijimi i shtatë qiejve të cilat Allahu i ka ngritur me fuqinë e Tij. Ka vendosur precizitet në lëvizjet e tyre dhe sekrete dhe Allahu ua ka bërë me dije krijesave të Tij për ato sekrete. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
Ajeti 29:
Ai (Allahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e Vet ia drejtoi qiellit dhe i bëri ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë. (29)
Ky ajet tregon se toka dhe çka ka në të është krijuar para qiejve dhe kjo është e sakta. Është ndarë toka pas krijimit të qiellit, ndërsa sa i përket njerëzve, ata duhet të analizojnë se sa e madhe është gjithësia, ashtu që të arrijnë në nivelin që të besojnë në Zotin e qiejve, të tokës dhe gjithçka ka në mes tyre dhe se Allahu ka mundësi për çdo gjë.