ÇËSHTJA E TRETË: LARGIMI NGA FEJA ME FJALË

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Çështja e tretë, çështja me fjalë, në kuadrin e saj ngërthen fjalë të shumta dhe të panumërta, e prej tyre:

– Kur muslimani thotë: O pabesimtar, o jehudi, o i krishterë, o i pafe, duke dashur të aludon në tjetrin se është pabesimtar, ose i krishterë, ose jehudi, ose është i pa fe, jo në mënyrën e përngjasimit.

– Të tallurit me një emër prej emrave të Allahut të Madhërishëm.

– Të tallurit me premtimet e Allahut.

– Të tallurit me kërcënimet e Allahut dhe me çështjet tjera të cilat i takojnë Allahut, të cilat janë të panjohura për ne.

– Nëse thuhet: “Po të më urdhëronte Zoti për “këtë” nuk do ta veproja”.

– Nëse thuhet: “Po të ishte kibla në këtë drejtim nuk do të falesha në atë drejtim”.

– Nëse thuhet: “Po të bëhej kibla në këtë drejtim nuk do të falesha në atë drejtim”.

– Nëse thuhet: “Po të më dhuronte Zoti xhenetin nuk do të hyja në të”. Kjo duke treguar kokëfortësi, apo duke shprehur arrogancë (krekosje).

– Nëse thuhet: Po të më dënonte Zoti për shkak të lënies së ndonjë namazi pa falë për shkak të sëmundjes, do të më bënte padrejtësi.

– Nëse thuhet: “Veprimet e kësaj ngjarjeje nuk janë të paracaktuara prej Allahut”.

– Nëse thuhet: “Nëse dëshmojnë për mua pejgamberët, nuk do ta pranoja dëshminë e tyre”.

– Nëse thuhet: “Nëse dëshmojnë për mua melaqet, nuk do ta pranoja dëshminë e tyre”.

– Nëse thuhet: “Nëse dëshmojnë për mua të gjithë muslimanët, nuk do ta pranoja dëshminë e tyre”.

– Nëse thuhet: “Nuk e veproj këtë veprim kështu, edhe në qoftë ai veprim sunet”, duke pasur për qëllim talljen.

– Nëse thuhet: “Nëse filani është pejgamber nuk e besoj atë se është pejgamber”.

 – Nëse dijetari jep fetva dhe thotë: “Çka është ky ligj”, duke dashur ta poshtëron dispozitën sheriatike”.

– Nëse thotë: “Allahu mallkoftë çdo dijetarë”, duke dashur të përbaltë të gjithë dijetarët.

Ai i cili thotë: Allahu e mallkoftë çdo dijetarë, duke e përshkruar arsyen, e cila arsye tregon se nuk ka për qëllim gjeneralizimin (të gjithë dijetarët) si f.v.: ia përmend emrin atij ose ndonjë dijetari shkatërrimtar dhe thotë: “Allahu mallkoftë çdo dijetarë”, atëherë fjala nënkupton dijetarë të atij përshkrimi – atëherë nuk del nga feja.

Mirëpo nëse e thotë këtë fjalë: “Allahu e mallkoftë çdo dijetarë”, pa bashkangjitur arsyen, atëherë del prej feje. Vetëm qëllimi pa arsyetim nuk mund ta mbron atë që të del nga feja. Mirëpo, nëse nuk ka pasur për qëllim që t’i përfshinë të gjithë dijetarët, por ka pasur për qëllim mallkimin e dijetarëve të kohës së tij dhe ka pasur argumentim të arsyetuar i cili dëshmon atë që ka thënë për shkak të degjenerimit të tyre, atëherë ai nuk del prej feje, edhe pse nuk mund të shpëton nga mëkati.

Lini një koment